Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me program interesant dhe momente të paharrueshme për publikun dhe interpretuesit përfundoi Plovdiv xhaz fest-2018

БНР Новини

Edicioni i katërt i Plovdiv Jazz Fest propozoi një program të pasur me koncerte dhe ekzekutime në klubet e natës, një klasë frymëzuese mjeshtërore, takime me artet e ndryshme... E gjithë kjo – në 5 ditët e festivalit me përjetime të shkëlqyera për publikun në çdo një prej tyre.

Për interpretuesit bullgarë të xhazit çdo një forum i ngjashëm është jo vetëm një “kurdisje e orës” (që të gjithë e bëjnë vazhdimisht dhe pa një shkak special), por dhe mundësi të takohen me kolegë dhe të ekzekutojnë së bashku. Për pjesëmarrësit e huaj, pavarësisht nga rangu i tyre, shpesh festat e tilla janë mundësi të kuptojnë se në vendin tonë të vogël xhazi e ka publikun e vet siç edhe tradita të pasura.

Akoma gjatë natës së parë Eliane Elias /një nga interpretueset më të mira të muzikës së Antonio Jobim/ i kënaqi pritjet më të larta. Këngëtare dhe pianiste, mbajtëse e dekoratës “Grami” disa herë gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar ,ajo është pjesë e grupit të jashtëzakonshëm “Steps Ahead”. Incizon dhe me bashkëshortin e saj të parë – trumpetisti Randy Brecker. Bashkëshorti i saj i dytë – basisti Marc Johnson është me të sot e kësaj dite edhe në jetë edhe në skenë. Së bashku ishin ata dhe në qytetin e Plovdivit. Ju jeni një publik i shkëlqyer, nuk prisja që mund të bëhet një koncert i tillë! Ju faleminderit! – u përgjigj braziliania e zjarrtë duartrokitjeve të shumta.

СнимкаDena Derose – po kështu këngëtare dhe pianiste, ekzekutoi me një trio prej muzikantëve bullgarë të cilët kanë përfunduar studimet në Prince Claus Conservatoire në Groningen të Holandës. Përveç 12 albumeve të saj, ajo ka dhe një stazh të pasur si pedagoge në universitete prestigjioze. Me ftesë të “Groove Atelier” ajo zhvilloi tek ne disa klasa mjeshtërore, një prej të cilëve në qytetin e Plovdivit.

Mora vesh se ky është një festival fare i ri, por e organizojnë  shumë mirë – tha Dena. Është gjë e shkëlqyer të jem një pjesë prej tij. Sapo dëgjova një bend prej muzikantëve bullgarë (duke pasur parasysh bandën “Beli, zeleni, çerveni”– “Të bardhët, të blertët, të kuqtë” – shën. red.) qenë të shkëlqyer, prekën thellë zemrën time. Njerëzit këtu e pëlqejnë xhazin, dhe kjo shikohet. Unë jam për herë të parë këtu, por kisha studentë nga Bullgaria. Isha pedagoge në Groningen në periudhën 2000 -2010 dhe në këtë periudhë aty erdhën për të mësuar Atanas Popov, Nikolla Gorjallov, Dimitër Ljolev, Boris Taslev Petrov e të tjerë. Akoma atëherë ata më bënë përshtypje si muzikantë. Ekzekutova me disa prej tyre në programin e festivalit dhe e shikoj se vazhdojnë të zhvillohen dhe e duan me shpirt këtë muzikë. Shpresoj se do të kemi dhe mundësi të tjera. Do të doja përsëri të vijë në Bullgari, këtu është me të vërtetë shumë bukur.”

СнимкаNë një nga klubet e natës dëgjuam Hristo Jocovin dhe “Jazz Cats” në një projekt që e vazhdon punën e lidhur me albumin e tyre të parë që doli para dy vitesh.

Aktualisht ky është projekti mbi të cilin punoj dhe atij ia përkushtoj tërë kohën time. – shpjegoi Hristo. Ideja lindi në mënyrë fare spontane, falë takimit tonë me saksofonistin Arnau Garrofé Farràs (spanjolli jeton prej disa vitesh në Bullgari). “Macet”(“Cats”) doli se është një bashkëpunim i suksesshëm edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve tona profesionale edhe nga pikëpamja e qëndrimit të përbashkët ndaj muzikës. Në skenë ndihemi mirë sepse shikojmë reagimet e publikut, njerëzit pëlqejnë pikëpamjen tonë ndaj xhazit. Vitin e kaluar prezantuam “Macet 1” në këtë festival dhe sivjet me prezantimin e kësaj që e kemi bërë me “Macet 2” përsëri para publikut të Plovdivit u binda se projekti ynë ka potencial për një album të ri. Më pëlqen shumë puna e drejtoreshës artistike të festivalit Mirosllava Kacarova, sepse bashkë me muzikantët e huaj ajo u jep mundësi edhe grupeve bullgare të prezantojnë artin e tyre. Kështu talentet e reja bullgare ndiejnë se janë partnerë të denjë të emrave të mëdhenj të muzikës xhaz.

Në programin e festivalit ishte përfshirë dhe duoja Vllatko Stefanovski dhe Teodosij Spasov, adhuruesit e të cilëve erdhën në qytet posaçërisht për shkak të koncertit të tyre.

Dave Holland dhe Chris Potter

Koncertet më të shumëpritura ishin ai i “Dave Holland Quartet” me mysafir Chris Potter, dhe ai i Jan Garbarek me mysafir Trilok Gurtu – emra të shkëlqyera, me të cilat mund të krenohet secili festival të muzikës xhaz.

Përgatiti në shqip: Nataniella Vasileva

Foto: plovdivjazzfest.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD