Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interpretues të rinj ekzekutojnë krijime nga Aleksandër Tanevi

“Ai ishte njeri i shpirtit vital”

БНР Новини

Me një koncert në Lidhjen e Kompozitorëve Bullgarë do të nderohet 90 vjetori i profesorit Aleksandër Tanev (1928 – 1996), pikërisht në ditën e lindjes së tij. Në program janë përfshirë vepra të tij të dhomës në interpretim të instrumentistëve të rinj, si dhe këngë nga kompozitori në interpretim të korit të filarmonisë së Fëmijëve me dirigjent Sllavill Dimitrov.  

Profesori Aleksandër Tanev la vepra në gjinitë e ndryshme – 3 oratori, 5 kantata, 2 koncerte për piano dhe orkestër, vepra dhome, muzikë teatrale, si dhe dhjetëra këngë, të cilët janë një pjesë e dashur nga repertori i formacioneve korale jo vetëm tek ne. Ai la dhe një mbresë të paharrueshme në jetën e studentëve të vet të shumtë, kolegëve dhe bashkëmendimtarëve.

Profesori Todor Tanev – politolog, sociolog dhe politikan thotë:

СнимкаPër babin tim me krenari mund të them se qe para së gjithësh bullgar. Jo në kuptimin e kombësisë. Ai ndihej si një njeri nga lindja, një njeri i shpirtit vital. Ai ka lindur në Budapest, por e quante veten  banues i qytetit Haskovo, sepse ishte rritur aty. Gjimnazin e ka përfunduar në qytetin Kërxhali. I pëlqente të rikujtonte se këto qytete janë në rrugën e madhe, e cila ka lidhur Londrën me Kalkutën, duke kaluar përmes Bullgarisë. Mbase prandaj në mënyrë fare të natyrshme lidhte vitalitetin e Lindjes me thelbin përparimtar dhe të arsyeshëm të Perëndimit.

Aleksandër Tanevi punonte aktivisht për forumet muzikore bullgare, ka marrë pjesë dhe në krijimin dhe konsolidimin e shumë prej tyre – Konkursi Ndërkombëtar Koral “Profesor G. Dimitrov” /Varna/, Ditët Muzikore “Nedjallka Simeonova” /Haskovo/, “Diana e Artë” /Jamboll/ “Trakia e Bukur këndon”, “Festival i Koreve të Danubit” e të tjera. Ai është mes iniciatorëve dhe organizatorëve të pasqyrës së përvitshme “Muzika e Re Bullgare” e Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë, në drejtorinë e së cilës merrte pjesë. Ai është dhe mbajtës i një sërë dekoratave krijuese dhe kombëtare. Është i njohur dhe roli i tij në krijimin dhe zhvillimin e veprimtarisë amatore korale tek ne.

Për të instrumenti më i madh qe kori – “ajo gjë e çuditshme”, e zbuluar akoma nga grekët e lashtë – vazhdon profesori Tanev-biri. Si muzikant qe një njeri i cili mendonte në mënyrë të ndërlikuar. Këngët e tij korale, me të cilat koret bullgare kanë fituar dekorata në gara të ndryshme nëpër të gjithë botën janë “simfoni të vogla”, të krijuara në bazë të parimeve të simfonizmit, por edhe të këndimit. Qenë kryesisht në bazë të teksteve, në të cilat flitet për Bullgarinë. Bëhet fjalë për një gjuhë, e cila e kap atë ritëm të egër të qëndisjeve tona, të shkorsave. Këtë e pëlqente ai dhe ia tregonte botës. Dhe kjo mbeti e mbajtur mend nga të gjithë të cilët dëgjojnë muzikë popullore bullgare. Qe kompozitor, por para së gjithësh një njeri social, i cili përdorte mjetet e muzikës, që t'i përmbushë njerëzit me entuziazëm. Pyesni cilin të doni – dhe në Bullgarinë Veriore dhe në Bullgarinë Jugore, kudo ku ai “mbolli” konkurse korale për të kënduar, festivale. E bënte që t'u tregojë njerëzve, se duhet të ndihen si në një familje të madhe. Thoshte se Bullgaria është tepër e vogël që të ndahet. Ai interesohej prej çdo gjëje – letërsi, politikë. Babi im është mbase veprimtari i vetëm bullgar i kulturës /shpresoj të ketë e të tjerë/ i cili ka vizituar varin e Konrad Adenauerit – njeriu, i cili e ngre Gjermaninë nga katastrofa më e madhe dhe pa veprimtarinë politike e të cilit Bashkimi Evropian do të qe i pamenduar. Në muzikë ai ndikohej nga disa kompozitorë – fare pa kushte nga Vagneri, por më i afërt me zemër i qe Prokofiev. Nuk kam dëgjuar të ketë simpati ose antipati ndaj romantikës gjermane, me një përjashtim të madh – muzika e Bramsit. Më tepër ndikohej nga miqtë e tij bullgarë – qe i afërt me Panço dhe Ljuben Vlladigjerovi, si dhe me krijues bullgar nga fushat e ndryshme të artit.”

Koncerti në Lidhjen e Kompozitorëve Bullgar është me hyrje të lirë. Kurse në hyrje përpara sallës deri më 29 tetor do të jetë ekspozita udhëtuese “Aleksandër Tanev – shpirt dhe fjalë”, e cila shoqëron festimet në lidhje me përvjetorin e kompozitorit, organizuar nga kolegët dhe adhuruesit e tij në qytetet e ndryshme të vendit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD