Partia maqedonase “E Majta” do të organizojë protesta
Partia politike “E majta” do të organizojë protesta në çdo fazë pasuese të ndryshimeve kushtetuese, të lidhura me ndryshimin e emrit shtetëror. Protestat do të jenë antiqeveritare, dhe do të organizohen para Kuvendit nën moton “Vetëmbrojtja e Popullit”, kurse qëllimi i tyre do të jetë kthimi i sovranitetit “të rrëmbyer” nga populli. Partia ka tri kërkesa – pezullimi i pakushtëzuar i iniciativës “jokushtetuese dhe të paligjshme” të qeverisë për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe anulimin e marrëveshjes së Prespës; shpërndarja urgjentete e Kuvendit dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me formimin e një qeverie teknike kalimtare, e cila do të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.
Turqia: Nuk do të lejojmë fshehjen e detajeve rreth vrasjes së gazetarit saudit Hashogi
Pasi Arabia Saudite pohoi se gazetari saudit Xhamall Hashogi, i njohur për kritikat e tij kundër trashëgjimtarit të fronit mbretëror Mohammed Bin Salman, është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, Turqia deklaroi se nuk do të lejojë “fshehjen” e detajeve të lidhura me këtë rast. Presidenti Rexhep Erdogan shpalli se do të bëjë deklaratë për këtë vrasje në takimin e tij me përfaqësuesit e Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit në Parlament të martën. Bashkimi Evropian gjithashtu insiston për hetim transparent dhe të përpiktë të rrethanave të lidhura me vdekjen e disidentit. Sipas Riadit Hashogi ka vdekur pas përplasjes fizike në konsullatë më 2 tetor.
Patrikët bëjnë thirrje: Patriarkana Ekumenike të rivendosë dialogun me Kishën Ruse
Patriku i Antiohisë dhe i tërë Lindjes Gjon X dhe Patriku serb Irinej i bënë thirrje Patrikut Bartolomeu që të rivendosë dialogun me Kishën Ortodokse të Rusisë. Kjo u bë gjatë vizitës së Gjon X në Serbi. Javën e kaluar Sinodi i Kishës Ortodokse të Rusisë vendosi ta ndërpresë “bashkimin eukaristik” me Patriarkanën e Kostandinopojës, sepse ajo e kishte përkrahur kërkesën ukrainase për kishë autoqefale. Kisha Ruse e cilësoi situatën si skizma më e madhe në historinë e krishterimit për 1000 vitet e fundit.
Qeveria në Malin e Zi do të gjobojë ata, cilët nuk ngrihen në këmbë kur tingëllon himni
Qeveria e Malit të Zi miratoi projektligjin për simbolet shtetërore dhe festat kombëtare. Ai parashikon gjobë mes 300 dhe 2 mijë euro për ata, të cilët nuk ngrihen në këmbë kur dëgjojnë himnin e shtetit. Në vitin 2006 kur Mali i Zi shpalli pavarësinë e vet për himnin e vendit është zgjedhur një këngë e njohur popullore. Por deri më sot jo të gjithë malazezët e pranojnë atë për himn shtetëror dhe deputetët serbë e bojkotojnë himnin duke qëndruar në vendet e tyre në parlament.
Patent gjeografik për vajin e trëndafilit turk të prodhur në Isparta
Vaji i trëndafilëve i prodhuar në Isparta (në Turqinë Jugore) ishte dalluar me patentë gjeografike nga Asociacioni i Patentave dhe Markave. Rritja e trëndafilave, prodhimi dhe eksporti i vajit prej tyre janë shtylla kryesore e ekonomisë së këtij rajoni të Turqisë. Në universitetin e qyteti Isparta (Ësparta) është themeluar një degë e posaçme, ku zhvillohen studime të lidhura me rritjen dhe përpunimin e trëndafilave, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare. “Marrja e patentës gjeografike është hapi i parë drejt aplikimit për përfshirje në listën e UNESKO-s të trashëgimisë jo materiale botërore”, komentojnë nga Universiteti “Sulejman Demirel”. Prodhuesit e trëndafilave shpresojnë se regjistrimi i patentës gjeografike do të garantojë mbrojtjen e sipërfaqeve me trëndafila në rajon dhe teknikat e prodhimit të vajit.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..