Vepra të Franc Listit, Zoltan Kodajit dhe Bela Bartokut do të tingëllojnë më 20 tetor nën shkopin e dirigjentit të famshëm hungarez Gabor Holerung. Koncerti i Filarmonisë së Sofjes i është kushtuar Ditës së Revolucionit dhe Luftës për liri të vitit 1956. Aktiviteti është në sallën koncertale të kryeqytetit “Bëllgaria”.
Le te rikujtojmë, se më 19 tetor shënojmë Ditën e miqësisë bullgare-hungareze. Më po këtë ditë Kisha ortodokse bullgare kremton ditën e Shenjtorit Ivan Rillski. Në jetëshkrimin e shenjtorit është shënuar, se lipsanet e tij janë transferuar nga Sofja në vitin 1183 nga mbreti hungarez Bela III. Ai ka qenë në krye të një marshimi ushtarak kundër Bizantit, nën sundimin e të cilit në atë periudhe ka qenë Bullgaria. Lipsanet e Sh. Ivan Rillski për një kohë të caktuar kanë mbetur në katedralen e Estergomit – kryeqyteti i atëhershëm i Hungarisë. Sipas legjendës, peshkopi i Estergomit nuk e ka konsideruar si shenjtor dhe kishte ndaluar kremtimin e tij. Pasi disa herë i ka përsëritur ndalimet dhe qortimet ndaj shenjtorit, ai e ka humbur zërin e vet. Pas kësaj duke u penduar me lot në sy është përulur para lipsaneve të shenjtorit, i ka kërkuar falje dhe zëri i tij nga një herë është kthyer. Duke u njohur me incidentin, mbreti Bela III ka urdhëruar të bëhet një arkivol prej ari dhe argjendi dhe në vitin 1187 lipsanet e shenjtorit bullgar janë kthyer në Sofje. Ky është një fakt real historik.
Dita e miqësisë bullgaro-hungareze është themeluar në vitin 2016, por lidhjet midis dy popujve datojnë shumë kohë para kësaj. Është e njohur, se në vitin 1849 një grup i madh emigrantësh hungarez janë vendosur në qytetin Shumen. Lideri i tyre ishte i famshmi Lajosh Koshut. Sot shtëpia, ku ka jetuar heroi kombëtar i Hungarisë është shndërruar në muze të ti dhe në muze të Lëvizjes kombëtare hungareze të vitit 1848.
Autorët, që janë përzgjedhur për programin më 20 tetor, janë ndër përfaqësuesit më të njohur të kulturës hungareze. Zoltan Kodaj dhe Bela Bartok përveç se kanë qenë kompozitorë kanë qenë dhe studiues të palodhshëm të folklorit të popujve të ndryshëm, mes të cilëve edhe populli bullgar. Ndërsa Franc List, i cili ka qenë bashkëkohës i luftërave për pavarësi kombëtare në mesin e shekullit të XIX, i kishte përqafuar idetë revolucionare. Soliste në veprën e tij “Fantazi hungareze për piano dhe orkestër” është bullgarja Dora Delijska. Ajo është e njohur me veprimtarinë e vet aktive koncertale në disa kontinente, gjatë viteve të fundit Dora Delijska është interpretuesi ekskluziv i pianos së madhe “Bösendorfer”. Bashkë me të, posaçërisht për koncertin, në Sofje është modeli më i ri i firmës së njohur të prodhimit të pianove.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..