Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Urdhëroni në Paradën e vjeshtës të kapelave në Sofje!

БНР Новини

СнимкаNjë përrallë e vërtetë prej ngjyrave dhe formave, një det plotë me buzëqeshje dhe një gjendje të mirë shpirtërore i presin banuesit dhe miqtë e kryeqytetit ditën e shtunë, 6 tetor, kur në zemër të qytetit do të zhvillohet Parada e 4 e kapelave. Organizatorë janë “Shtëpia e kapelave” e projektueses Irina Sardareva dhe Muzeu për histori të Sofjes. Procesioni shumëngjyrësh dhe elegant do të niset në orën 16.00 nga monumenti i Aleko Konstantinovit, do të kalojë nëpër zonën për kalimtarë në bulevardin Vitosha dhe do të përfundojë përpara Muzeut për histori të Sofjes.

Historia e kapelës është tragjike. Gjatë vitit 1946 ajo ka qenë e ndaluar në Bullgari. Kurse unë dua ta ringjall – sqaron Irina Sardareva. Sepse bullgarja është një grua shumë e bukur, me një energji të madhe të brendshme. Kapela e ndihmon të jetë e ndryshme, të transformohet, të luajë ndonjë farë roli, sepse ne, gratë, jemi artiste, pavarësisht nëse e pohojmë ose jo. Kështu që mundohem ta detyroj bullgaren të buzëqeshë më shumë në pasqyrë, të shikojë veten të ndryshme, të mos të frikësohet të jetë mbretëreshë.

Parada e kapelave e Sofjes lind gjatë vitit 2017 dhe që atëherë zhvillohet dy herë në vit-gjatë pranverës dhe vjeshtës. Ideja nuk është e re: parada të ngjashme zhvillohen në Londër, në Nju Jork, Barcelonë, dhe në qytete të tjera. Çfarë e shtyn Irina Sardarevën të ftojë njerëzit të vendosin kapelat zyrtare, sportive, të çmendura, turke, indiane dhe turli farë lloje të tjera dhe të dalin në rrugë?

СнимкаI thash vetes; përse të mos të ketë një paradë të tillë dhe në Sofje? Mos jemi vallë më të keq nga të tjerët ose nuk kemi kaq vetëdije? Parada është një përjetim i shkëlqyer, publiku na duartroket, fotografohet me ne, njerëzit na gëzohen shumë. Ne krijojmë një emocion dhe atmosferë, e cila kohët e fundit mungon në jetën tonë – thotë modistja e kapelave. Shpesh na pyesin se kundra çfarë gjëje protestojmë. Ne nuk protestojmë, ne shpërndajmë dashuri! Kështu që ftoj që të gjithë, të cilët kanë vetëdije  ose duan të pajisen me një të tillë, të vijnë dhe të tregojmë se jemi njerëz, të cilët e dinë se cilët janë. Sepse gruaja e cila e di se kush është, mban kapele, ajo nuk ka frikë ta tregojë përpara të tjerëve. Kurse meshkujt me ndihmën e kapelës, ri zbulojnë tiparet e xhentëlmenit në vetvete. Kështu që gjeni veten, vendosni kapelën tuaj  dhe bashkohuni me ne!

Pas të gjithë magjisë e cila i pret pjesëmarrësit dhe spektatorët e Paradës të kapelave, përpara Muzeut për histori të Sofjes, nxënësit e pedagoges muzikore Iskra Millkova do të zhvillojnë një koncert të vogël, kurse procesioni do të shoqërojë një muzikant të ri rrugor – Kristof, i cili do të krijojë një atmosferë festive.

Снимка

Çdo herë po përgatis ndonjë gjë të re ose të ndryshme – sqaron këtë befasi Irina Serdareva. Dua që çdo gjë të jetë e lirë pa prova paraprake, të burojë nga vet njerëzit. Të jetë sa më shumë të jetë e mundur më e natyrshme. Ai që do të këndojë-të këndojë diçka, ai që do që të vallëzojë-të vallëzojë. Të mos të kemi frikë të paraqitemi si me kapele, ashtu dhe me këngë dhe valle.

Nuk do të mungojnë dhe dekorata. “Shtëpia e kapelave” do të japë dekoratë për kapelën më të bukur ose të punuar në mënyrë origjinale në dorë dhe të zbukuruar, kurse Muzeu për histori të Sofjes do të dekorojë zonjën më elegante.

Снимка

Dashuria është gjëja me e rëndësishme në këtë jetë – dashuria ndaj njerëzve të afërt, ndaj punës, ndaj natyrës. Kështu mendoj unë – tregon Irina Sardareva – dhe e bëj Paradën e kapelave sepse mendoj se shpërndarja e dashurisë, të energjisë pozitive është më e rëndësishmja në këtë jetë. Dhe në qoftë se i dhurojmë dashuri ndokujt, ajo na kthehet. Këtë nganjëherë njerëzit e harrojnë. Ne jetojmë me kujtimet e mira, kurse kujtimet e mira... ato janë një lumturi!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasilevа

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD