Bullgaria dhe ekonomia bullgare nuk janë të mëdha. Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto /PBB/ në PBB-në e përbashkët të Evropës së Bashkuar është më pak se 1 për qind. Mirëpo, kjo nuk është pengesë që në vend bashkë me më se 300 000 firma të vogla dhe të mesme të punojnë kompani të mëdha, që mund të krahasohen me gjigantët multikombëtarë. Këtë na tregon studimi i fundit vjetor i firmës së njohur konsultuese franceze COFACE, analizat dhe klasifikimet e së cilës përdoren me autoritet të madh në më shumë se 100 vende në botë.
Sidomos interesante janë klasifikimet botërore të COFACE të më të mëdhenjve në bazë të xhiros dhe të personelit në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ato japin një përfytyrim real për fuqinë ekonomike të vendeve të veçanta, për vendin e tyre në ekonominë botërore dhe për përmasat e biznesit, i cili duhet të jetë burimi kryesor i mirëqenies së qytetarëve në çdo një vend.
Në klasifikimin Top 500 të vitit 2017, i cili është i dhjeti me radhë, Bullgaria është e pranishme me 17 kompani, me një më pak në krahasim me edicionin e mëparshëm të klasifikimit, por edhe me një tjetër, që gjendet për herë të parë në listën e të mëdhenjve – “Energo-Pro Varna”. Xhiroja e përgjithshme e shoqërive bullgare gjatë vitit të kaluar është 18 552 mlrd euro, ndërsa fitimi i tyre neto kap shumën prej 724 mln eurosh. Sipas të dhënave për to punojnë 23 274 veta. Bullgaria është në vendin e shtatë ndër gjithsej 12 shtetet në listë, ndërsa vendi ynë është në klasifikimin me kompani nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Estonia dhe Letonia.
Cilët janë sektorët më të fuqishëm në ekonominë kombëtare?
Në krye të listës është Holdingu Energjetik Bullgar, një kompani, në të cilën bëjnë pjesë Kompania Elektrike Kombëtare, shoqëria e gazit Bullgargaz, centrali atomik në Kozlloduj dhe akoma disa firma energjetike. Ky nuk është befasim, sepse edhe në klasifikimet e para Holdingu Energjetik Bullgar konsiderohej si kompania më e madhe në botë. E reja është se firma mbrapset me 4 pozita deri në vendin 29. Për vitin e kaluar numri i saj ka qenë me 5.9 për qind më shumë, deri në 3,287 mlrd euro.
Në vend të dytë radhitet rafineria “Lukojl Neftohim Burgas” me pronarët rusë. Ndër 17 kompanitë bullgare është edhe “Kompania Elektrike Kombëtare” me të ardhura mbi 1 mlrd euro për vitin e kaluar, si dhe “Lukojl Bullgaria”. Ato janë përkatësisht shoqëria më e madhe shtetërore për prodhim dhe furnizim të energjisë elektrike dhe distributori më i madh privat i lëndëve djegëse, të cilat janë të pronësuar nga investitorët rusë. Rritje të konsiderueshme në këtë drejtim regjistroi edhe tregtia e specializuar me produktet e naftës “Saksa”. Vitin e kaluar xhiroja e kompanisë u rrit me mbi 28 për qind deri në 553 mln euro. Në vend të tretë në listën me kompanitë më të mëdha bullgare është firma gjermane Aurubis, e cila prodhon dhe eksporton mjaltë dhe flori. Për 12 muajit e fundit të ardhurat e saj janë rritur me 55.5 për qind deri në 2.566 mlrd euro.
Siç shihet nga studimi firmat më të mëdha në Bullgari janë kompani elektrike. Kjo flet nga njëra anë mirë për ekonominë bullgare, sepse energjetika është në thelbin e çdo një biznesi dhe pa rrymë elektrike ose lëndë djegëse nuk mund të ketë veprimtari ekonomike. Në të njëjtën kohë duhet shënuar se Bullgaria mbetet prapa në lëmin e teknologjive të larta, të cilat nuk zënë vend dominues në ekonominë bullgare. Kjo nga ana e vet flet se ka potencial për zhvillimin e ardhshëm të industrisë në Bullgari, e cila sipas mendimit të ekspertëve dhe vëzhguesve ka suksese të mëdha në këtë drejtim. Bëhet fjalë kryesisht përoutsourcing-un dhe informatikën, në të cilat Bullgaria lufton për një nga vendet e para në botë. Dhe kjo ripohohet nga prania në listë e 17 kompanive të mëdha të “Astra Bioplant”, e cila punon në sferën e bioteknologjive, dhe të firmës farmaceutike “Sopharma”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..