Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monumenti i Gjyshit Dobri – përmendorja e parë e së mirës në Bullgari

БНР Новини

Thirrjet për bashkimin e popullit bullgar, të cilët vazhdimisht angazhojnë vëmendjen e shoqërisë, shpeshherë shndërrohen në slogane të vendosura në ndonjë transparant të madh në protestën e radhës kundër korrupsionit dhe mosrespektimit të ligjit.  Mirëpo, fjala “bashkim” nuk është nga dje dhe nuk është diçka që harrohet në momentin e parë të përshtatshëm, por është hapi i parë drejt realitetit që na rrethon. Prandaj nuk është e rastit se ai është në thelbin e iniciativës së shoqatës “Azbukari” për ndërtimin e monumentit të Gjyshit Dobri në kryeqytetin bullgar Sofje. Qëllimi është që ai të bëhet monumenti i parë i së mirës te ne.

Pse simboli është pikërisht i “Shenjtorit nga Bajllovo” – për këtë na tregon Borisllav Radosllavov, një prej bashkëmendimtarëve, të cilët e kanë përkrahur kauzën në fjalë:

Mund të themi se Zoti e zgjodhi Gjyshin Dobri si ambasador të vet, si një njeri, i cili të na mësojë se çfarë është e mira, përulësia, durimi dhe pendimi. U njoha me të para 5 vitesh në oborrin e kishës në Bajllovo, ku folëm afro një orë për besimin, lutjen dhe mundësitë që të bëhemi më të mirë . Mesazhi i tij tjetër, që nuk do të harroj, ishte: bëj mirë, pa pritur mirë për vetveten. Herët ose vonë kjo do të kthehet te ti në një ose tjetër mënyrë.”

Për jetën e Gjyshit Dobri nuk dihet shumë. Ai donte të flitej për të si njeriu i mirë, i cili grumbullon para për rimëkëmbjen e tempujve dhe manastireve. Ai ka lindur në vitin 1914 në fshatin Bajllovo në Pyllin e Mesme të Ihtimanit. Njeriu me zemër të madhe u nda nga jeta në moshën 104 vjeçe më 13 shkurt të këtij viti. Deri në çastin e tij të fundit ai jetonte sipas rregullave të krishtera dhe mbeti në zemrat e njerëzve si simbol i vetëmohimit në emrin e besimit.

Снимка

Dëshira e iniciatorëve është që monumenti të ndërtohet nga nxënësit e shkollës së punimit të gurit në fshatin e Vracës Kunino, me ndihmën e pedagogut të tyre – skulptori Krasimir Mitov. Ai tashmë ka përgatitur një maket prej allçie, por pritet diskutimi i tij dhe ka të ngjarë që të ketë disa ndryshime. Mirëpo, me siguri monumenti do të jetë në gjatësi të plotë, rreth 1.70 metra. Po zhvillohen bisedime edhe me Bashkinë e Kryeqytetit se ku të vendoset. Ata shpresojnë që ai ta zërë vendin e vet në sheshin para tempullit “Aleksandër Nevski”. Mjetet e domosdoshme për ndërtimin e tij derdhen në një llogari të posaçme bankare. Deri tani janë grumbulluar mbi 3000 leva, ndërsa çdonjëri, i cili do që të dhurojë para për kauzën mund ta bëjë, duke blerë librin “Gjyshi Dobri – shenjtori nga Bajllovo”. Atje autori i librit Borisllav Radosllavov, ka mbledhur tregimet dhe kujtimet e plakut, të cilat deri në këtë moment kanë mbetur të fshehura për shoqërinë. Shkaku është zotimi i dhënë nga të afërmit e tij – të mos flasin asgjë në vazhdim të 20 viteve. Në saje të tyre libri u bë një kronikë, e cila ndjek jetën e një njeriu në tri shtete bullgare. Sipas disa njerëzve titulli mund të jetë i tepruar, por le të mendojmë se sa janë njerëzit, të cilët gjatë tërë jetës së tyre tokësore kanë ndihmuar për rimëkëmbjen e ndonjë prej tempujve të krishterë pa pritur asgjë për vetveten. Me ndihmën e një gruaje nga qyteti Elin Pelin autori ka mësuar numrin e saktë të tempujve, të cilëve Gjyshi Dobri u ka dhuruar mjete, si dhe përmasën e mjeteve të grumbulluara. Emri i saj është Conka Panteleeva. Njeriu i plakur ia ka dhënë gruas paratë e grumbulluara gjatë ditës. Pas kësaj ajo i ka derdhur në llogarinë e tij bankare. Pas grumbullit të shumës së domosdoshme gruaja e ka tërhequr dhe ia ka dhuruar tempullit të zgjedhur nga Gjyshi Dobri. Shumat më të mëdha Gjyshi Dobri iu ka dhënë tempujve, ku ruhen ikona çudibërëse, ose lipsanat e shenjtorëve. Një prej dhuratave, të shpallura si dhurata më e madhe personale e bërë për kishën – 35 700 leva, është për tempullin “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet. Mirëpo, e vërteta është se plaku ka dhuruar shumë më tepër. Shumë herë ai ka vendosur paratë e grumbulluara gjatë ditës direkt në thesarin e tempullit. Nga libri mësojmë gjithashtu për dhurata të mëdha, të bëra nga ai për një manastir afër Ruses dhe për Pyllin e Kryqit, si dhe për shumë dhurata të tjera më të vogla, të cilat kanë ndihmuar për rimëkëmbjen dhe mirëmbajtjen e tempujve në mbarë vendin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD