Extreme Fest SOFIA është festivali, i cili takon në një vend adhuruesit e sporteve më të përhapura ekstreme. Sivjet ai do të zhvillohet për të katërtën herë me radhë – më 22 dhe 23 shtator në Knjazheska Gradina (Kopshti Knjazheska) në kryeqytet në rrugën “Gurko”, në kuadrin e iniciativës “Sofja – Kryeqytet Evropian i Sportit 2018”.
“Si gjithmonë festivali do të tërheqë njerëz të moshave më të ndryshme – nga fëmijët më të vegjël bashkë me prindërit e tyre, deri tek njerëzit e moshës së pensionit, të cilët nuk heqin dorë nga mënyra aktive e jetesës” – thotë alpinisti Dojçin Bojanov, i cili bën pjesë në ekipin e organizatorëve. Dojçin është i njohur mirë me ngjitjet e tij në Everest (pa oksigjen), Nanga Parbat, ngjitjet e para në majat e Antarktidës gjatë ekspeditave antarktike bullgare dhe në një sërë majash të tjera. Ja se çfarë mësuam nga ai për theksat kryesorë të festivalit këtë vit:
“Qëllimi i festivalit është që t’u sigurojë mundësi vizituesve për të marrë pjesë në çdo një prej veprimtarive që prezantohen këto dy ditë. Ata do të kenë mundësi të përfshihen në kërcimet me bungee, në të ashtuquajturin “trolej i shpejt alpin”, në ushtrimet joga, në provimin e llojeve të ndryshme të biçikletave elektrike dhe të automobilave, basketboll, skateboard, longboard, rolerë – veprimtari, pas të cilave të rinjtë janë pasionuar gjatë disa viteve të fundit.”
Po! Të gjitha llojet e jogës - kjo një prej aktiviteteve, të cilat do të prezantohen në festival – hatha joga, vinjasa joga, ashtanga joga, vinjasa flou...! Mos çuditeni, sepse siç na shpjegoi Dojçin Bojanov:
“Joga e ka vendin e vet në çdo një sport. Kjo u përket kryesisht sporteve, ku ka nevojë për zhdërvjelltësi dhe përqendrim.”
Atraksioni tjetër i festivalit do të jenë demonstrimet hip-hop dhe break. Një pjesë prej vizituesve do të kenë mundësinë të bëjnë hapat e tyre të parë në drift. Dojçin Bojanov do të përgjigjet për kërcimet me bungee dhe për trolejin alpin, ose thënë me fjalë të tjera për lëvizjen me litar.
“Litari është i lidhur në të dyja anët pjerrtas. Nëpërmjet këtij litari, njerëzit lëvizin nga një pikë në tjetrën me shpejtësi të kontrolluar” – na shpjegon alpinisti. Ky përjetim ekstrem preferohet kryesisht nga fëmijët, por në qoftë se të rriturit dëshirojnë, do të plotësohen edhe dëshirat e tyre, na siguroi Dojçin Bojanov. Sa u përket kërcimeve me bungee, sipas fjalëve të tij:
“Ato praktikohen në Bullgari që nga viti 1991. Bullgaria është një prej vendeve, ku kjo veprimtari është shumë e zhvilluar. Madje mund të them se jemi në një prej vendeve të para në Evropë, madje në botë për nga ushtrimi i këtij sporti. Për këtë kontribuojnë edhe kushtet në vendin tonë. Ne do të zhvillojmë kërcime të tilla nga një platformë e posaçme në lartësi prej 50 metrash. Fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit, ose të kenë leje prej tyre” – saktësoi Dojçin Bojanov, duke shtuar se kërcimet me bungee do të mund të praktikohen si më vete, ashtu dhe në tandem.
Jemi në pritje të një weekendi të jashtëzakonshëm në Sofje, plot shumë adrenalinë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Extreme Fest SOFIA
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në..