Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon festivali Extreme Fest SOFIA 2018

БНР Новини

Extreme Fest SOFIA është festivali,  i cili takon në një vend adhuruesit e sporteve më të përhapura ekstreme. Sivjet ai do të zhvillohet për të katërtën herë me radhë – më 22 dhe 23 shtator në Knjazheska Gradina (Kopshti Knjazheska) në kryeqytet në rrugën “Gurko”, në kuadrin e iniciativës “Sofja – Kryeqytet Evropian i Sportit 2018”.

Снимка

СнимкаSi gjithmonë festivali do të tërheqë njerëz të moshave më të ndryshme – nga fëmijët më të vegjël bashkë me prindërit e tyre, deri tek njerëzit e moshës së pensionit, të cilët nuk heqin dorë nga mënyra aktive e jetesës” – thotë alpinisti Dojçin Bojanov, i cili bën pjesë në ekipin e organizatorëve. Dojçin është i njohur mirë me ngjitjet e tij në Everest (pa oksigjen), Nanga Parbat, ngjitjet e para në majat e Antarktidës gjatë ekspeditave antarktike bullgare dhe në një sërë majash të tjera. Ja se çfarë mësuam nga ai për theksat kryesorë të festivalit këtë vit:

Qëllimi i festivalit është që t’u sigurojë mundësi vizituesve për të marrë pjesë në çdo një prej veprimtarive që prezantohen këto dy ditë. Ata do të kenë mundësi të përfshihen në kërcimet me bungee, në të ashtuquajturin “trolej i shpejt alpin”, në ushtrimet joga, në provimin e llojeve të ndryshme të biçikletave elektrike dhe të automobilave, basketboll, skateboard, longboard, rolerë – veprimtari, pas të cilave të rinjtë janë pasionuar gjatë disa viteve të fundit.”

Снимка

Po! Të gjitha llojet e jogës - kjo një prej aktiviteteve, të cilat do të prezantohen në festival – hatha joga, vinjasa joga, ashtanga joga, vinjasa flou...! Mos çuditeni, sepse siç na shpjegoi Dojçin Bojanov:

Joga e ka vendin e vet në çdo një sport. Kjo u përket kryesisht sporteve, ku ka nevojë për zhdërvjelltësi dhe përqendrim.”

Снимка

Atraksioni tjetër i festivalit do të jenë demonstrimet hip-hop dhe break. Një pjesë prej vizituesve do të kenë mundësinë të bëjnë hapat e tyre të parë në drift. Dojçin Bojanov do të përgjigjet për kërcimet me bungee dhe për trolejin alpin, ose thënë me fjalë të tjera për lëvizjen me litar. 

Litari është i lidhur në të dyja anët pjerrtas. Nëpërmjet këtij litari, njerëzit lëvizin nga një pikë në tjetrën me shpejtësi të kontrolluar” – na shpjegon alpinisti. Ky përjetim ekstrem preferohet kryesisht nga fëmijët, por në qoftë se të rriturit dëshirojnë, do të plotësohen edhe dëshirat e tyre, na siguroi Dojçin Bojanov. Sa u përket kërcimeve me bungee, sipas fjalëve të tij:

Снимка

Ato praktikohen në Bullgari që nga viti 1991. Bullgaria është një prej vendeve, ku kjo veprimtari është shumë e zhvilluar. Madje mund të them se jemi në një prej vendeve të para në Evropë, madje në botë për nga ushtrimi i këtij sporti. Për këtë kontribuojnë edhe kushtet në vendin tonë. Ne do të zhvillojmë kërcime të tilla nga një platformë e posaçme në lartësi prej 50 metrash. Fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit, ose të kenë leje prej tyre” – saktësoi Dojçin Bojanov, duke shtuar se kërcimet me bungee do të mund të praktikohen si më vete, ashtu dhe në tandem.

Jemi në pritje të një weekendi të jashtëzakonshëm në Sofje, plot shumë adrenalinë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Extreme Fest SOFIA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas 21 vitesh, një bullgare u rendit ndër 3 femrat më të mira në biatlon

Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..

botuar më 25-01-10 10.14.PD
Albert Popov

Albert Popov arriti fitoren e parë në sllallomin botëror

Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..

rinovuar më 25-01-09 3.08.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov mbetet numri 10 në botë

Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..

botuar më 25-01-06 3.04.MD