Karrocë për bebe të harruar nga ndonjë nënë e hutuar, sajë për fëmijë, syze, këllëf, çadra, kozmetikë, lente zmadhuese, çanta grash, bile dhe kavanoza me turshi - këto janë vetëm një pjesë nga sendet e sjella nga qytetarët korrektë në Zyrën për artikuj të humbur dhe të gjetur në Sofje. Si legjendë tregohet rasti me një violonçel të harruar me këllëf. Pas një qëndrimi mjaft të gjatë në Zyrën për artikuj të humbur dhe të gjetur ai është i kërkuar nga pronari i tij. Zyra për artikuj të humbur dhe të gjetur në fillim gjendej në qendër të Sofjes, ngjitur me “Centrallni hali” (qendër e vjetër tregtare). Që të gjithë artikujt e harruar nëpër tramvaje, trolejbusë, autobusë dhe në rrugë dorëzoheshin direkt aty.
Përpara viteve njerëzit vinin të dorëzonin shumë sende të harruara -tregon Jordanka Ruseva nga Qendra për mobilitet urban. Në depon e atëhershme dorëzoheshinsende nga më të ndryshmet. Njerëzit e dinin se ku ishte byroja, sepse ajo ishte aty vite të tëra me radhë.Situata ndryshoi pas remontit të “Centrallni hali” gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar, kur Zyra për artikuj të humbur dhe të gjetur lëvizi në sheshin Vëzrazhdane 1.
Ndokush të gjejë diçka të humbur dhe të vijë dhe ta lërë këtu - nuk kemi pasur rast të tillë prej kohe-tregon Jordanka Ruseva. Shumë shpesh harrohen karta identiteti, sepse kartat elektronike për udhëtim në transportin urban mbushen kundrejt paraqitjes së kartës së identitetit. I dorëzojmë në departamentet përkatëse të policisë. Njëherë kthyem një portofol, por njeriu e kishte harruar këtu në një nga banakët, kurse brenda kishte telefon, nga i cili telefonuam bashkëshorten e tij. Për një periudhë të gjatë kohe tek ne qëndronte një magnetofon i vogël i pa kërkuar, si dhe një thasë i madh me rroba. Por, zyra e re nuk disponon hapësirë të mjaftueshme për sendet më të mëdha. Vjet nga metropolitani na sollën një timon, të cilin unë e ktheva sepse këtu thjesht nuk kishte vend se ku ta mbajmë.
Jordanka Ruseva mendon se tani humbasin jo më pak gjëra, por duket se njerëzit u varfëruan së tepërmi dhe mbase i marrin gjërat të cilat i kanë gjetur. Janë bërë dhe më pak të vetëdijshëm dhe nuk kanë dëshirë të mbajnë përgjegjësi për atë të cilën e kanë gjetur.
Unë mendoj se gjithsesi kjo është përgjegjësi për njerëzit, varet se çfarë dorëzojnë dhe varet nga fakti se si do të reagojë njeriu i cili e ka humbur, sepse ne këtu shënojmë dhe të dhënat e njeriut i cili e dorëzon artikullin e gjetur-sqaron Jordanka Ruseva. Kurse qëkurse hyri në fuqi dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, njerëzit u bënë dhe pak më të vëmendshëm.
Por, gjithsesi sendet e humbura nuk janë të humbura në mënyrë të pakthyeshme. Në qoftë se gjenden, ato dorëzohen në repartet e transportit publik urban dhe metropolitan. Për lehtësimin e qytetarëve përpara 5 vjetëve është krijuar një call qendër0700 13 233, në të cilën njerëzit më shpejt dhe më lehtë mund të marrin informatë për sendet e veta të humbura.
Tek ne në vend nuk vjen asnjë, na telefonojnë në telefon dhe ne i ridrejtojmë drejt call qendrës. Mendoj se krijimi i saj qe një ide e mirë, sepse ai që ka humbur diçka në transportin urban, menjëherë mund të telefonojë dhe aty të marrë informatë dhe të kontrollojë në repartin përkatës. Ose ta kërkojë aty ku e ka harruar në rrugë-këshillon Jordanka Ruseva nga Qendra për mobilitet urban.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..