Serbia dhe Maqedonia po fillojnë një projekt kufitar të përbashkët
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shpallën në pikën kufitare Tabanovce-Preshevo, se të dyja vendet po ndërmarrin një projekt të përbashkët kufitar. Projekti i quajtur „One stop shop“, është i paracaktuar të shkurtohet koha për ontroll doganor dhe veterinar, si dhe të thjeshtohet transiti i mallrave dhe i njerëzve. Kryeministri Zaev theksoi se e gjithë kjo është pjesë nga plani i përbashkët ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të cilin e vizatoi Bashkimin Evropian, kurse presidenti Vuçiç – se pika e përbashkët kufitare është me një rëndësi të veçantë për të dyja vendet, për aktivitetin ekonomik dhe për këmbimin turistik. Duke pasur parasysh realizimin e projektit pritet firmosja e marrëveshjeve bilaterale midis doganave, ministrive të punëve të jashtme dhe zyrave për kontroll sanitar dhe veterinar.
Sipas presidentit të Kosovës ka ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi përpara ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përpara drejtuesve të misioneve të KFORIT, OSBE-së dhe EULEKS-it se ka ardhur koha për “marrëveshjen e madhe historike midis Kosovës dhe Serbisë”. Historia e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është tragjike, nuk mund të qëndrojmë në një vend dhe nuk ka se çfarë të presim. Prapambetja dhe pritja gjatë zgjidhjes së çështjes për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë krijon tension, destabilizim dhe probleme të mëdha jo vetëm midis nesh, por dhe në të gjithë regjionin, theksoi Thaçi.
Partia Popullore Evropiane pret zgjedhje të suksesshme në Bosnjë dhe Hercegovinë
Një delegacion i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian kreu një mision studimor në Bosnjë dhe Hercegovinë midis 29 dhe 31 gushtit. Mes qëllimeve bazë të bisedimeve qe njohja me nevojënpër forcimin e reformave, të lidhura me integrimin evropian të vendit, mbi të cilat nuk ka përparim të mjaftueshëm gjatë muajve të fundit, si dhe debati rreth ligjit zgjedhor. Me udhëheqjen shtetërore deputetët evropianë dënuan po kështu përgatitjen për zgjedhjet parlamentare gjatë muajit tetor. Drejtuesi i misionit Andrej Kovaçev shprehu pritjen që zgjedhjet t'i japin një shtytje serioze integrimit evropian të vendit dhe të çojnë deri në formimin e shpejt të qeverisë efektive, e cila të vazhdojë me reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Opozita në Shqipëri: Krimi në Shqipëri nuk ka frikë nga shteti, sepse ai është në duart e tyre
Lëvizja opozitare për Integrim Socialist në Shqipëri, që është forca e tretë politike për nga madhësia në vend, paralajmëroi se, kriminelët nuk kanë frikë nga shteti, sepse ai “është në duart e tyre”. Lideri i lëvizjes Monika Kryemadhi i drejtoi një akuzë të rëndë kryeministrit Edi Rama duke e quajtur “kriminelin kryesor i cili është në krye të qeverisë”.
Kryeministri i Malit të Zi mori kërcënime me vdekje
Në profilin e vet zyrtar në Facebook, nën lajmin se ka shprehur keqardhje në lidhje me vdekjen e senatorit amerikan Xhon Makkejn, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç mori kërcënime me vdekje. “Shumë shpejt do të festojmë dhe vdekjen tënde”, shkruan nën informacion. Nga policia njoftuan se zyrat për siguri kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për zbulimin e kryerësit. Sipas portalit vendas cdm.me komenti është i shkruar nga një malazez, i cili jeton në Amerikë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..