Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet në Bullgari janë 50% më të ulëta nga ato në Evropë, por të ardhurat – 5-7 herë më të vogla

БНР Новини
Foto: economic.bg

Çmimet e konsumit në Bullgari përbëjnë 44% të çmimeve analogjike në BE, informoi Evrostat. Ky konstatim e vendos Bullgarinë në vendin e parë në BE për nga çmimet e ulëta, pas nesh renditen Rumania dhe Polonia. Çmimet janë dy herë më të ulëta sesa janë ato në Evropë e kjo do të thotë se bullgarët duhej të ishin ndër njerëzit më të lumtur, me nivel më të lartë të aftësisë blerëse. Në fakt situata është krejt ndryshe.

Sepse në të vërtetë çmimet janë të ulëta, por të ardhurat janë akoma më të ulëta. Ekspertët llogarisin se rrogat dhe pensionet tek ne janë midis 5 dhe 7 herë më të ulëta në krahasim me ato të pjesën më të zhvilluar të Evropës. Për shembull – paga minimale në Bullgari është 261 euro, kurse në Francë – 1 498,50 euro. Paga mesatare tek ne është 550 euro, kurse në Danimarkë - 2575.68 euro, pensioni minimal në Belgjikë është 1221 euro, derisa në Bullgari është 102 euro.

Dhe për të sqaruar akoma më mirë tablonë e “mirëqenies” bullgare duhet shpjeguar se si këto të ardhura e ndikojnë aftësinë blerëse. Këtu gjërat nuk duken keq, sepse sipas ekspertëve niveli i aftësisë blerëse të bullgarëve është 60% nga niveli i saj në vendet më të zhvilluara evropiane. Duhet thënë gjithashtu se gjatë viteve të fundit ajo nuk pushon të rritet midis 7% dhe 10 % për vit. Dhe pavarësisht nga kjo ekonomistët mendojnë se këto rritmë nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar në të ardhmen e afërt prapambetjen në krahasim me shtetet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore.

Si shteti më i lirë në Evropë, Bullgaria është parajsa e konsumit për ata, të cilët dëshirojnë të blejnë këpucë, mobilie, transport, pushime apo arsim. Por kjo nuk është kështu duke folur për ushqimet dhe pijet joalkoolike. Në Rumani dhe në Poloni ato janë më të lira, sesa janë në Bullgari.

Aftësia blerëse e parave varret nga zhvlerësimi i monedhave për shkak të inflacionit. Ai nga ana e vet shkaktohet nga faktorë të ndryshëm dhe këtu një rol të rëndësishëm luan kërkimi – sa më shumë blihet një mall, aq më i madh është tundimi për prodhuesit dhe shitësit të rrisin çmimin e tij. Kjo dukuri vërehet edhe në Bullgari, ku pas tri vitesh të deflacionit, kohët e fundit regjistrohet inflacion mbi 2% për vit. Dhe kjo rritje e çmimeve është me rëndësi për tërë ekonominë bullgare, sepse shtimi i Produktit të Brendshëm Bruto gjatë disa viteve të fundit është kryesisht në sajë të konsumit, i cili mund të vonojë ritmet e rritjes së tij në kushtet e inflacionit.

Në fund të fundit, pavarësisht të gjitha sqarimeve të bëra më lartë, Bullgaria mbetet shteti më i lirë në BE. Por ne jemi jo vetëm vendi më i lirë, por edhe më i varfri për shkak të aftësisë së ulët blerëse të popullsisë. Bullgarët jetojnë vështirë, pavarësisht çmimeve të ulëta, të cilat kompensohen nga të ardhurat akoma më të ulëta. Pak janë ata, të cilët marrin mjaft para sipas standardeve evropiane dhe të cilët mund të përballojnë shpenzime shtesë mbi ato më të domosdoshme për jetën e përditshme. Pavarësisht nga kjo bullgarët nuk dorëzohen. Shumë punojnë jashtë orarit paralelisht në dy vende pune. Shumë zgjedhin të kërkojnë jetë më të lehtë jashtë Bullgarisë. Me paratë e fituara jashtë shtetit në të vërtetë tek ne mund të jetohet më mirë. Turistët e huaj gjithashtu gjejnë tek ne çmime shumë të mira dhe prandaj ata preferojnë vendpushimet bullgare që gjatë viteve të fundit janë plot.

Në fushën e ekonomisë mrekulli për një ditë nuk bëhen dhe të gjitha proceset kërkojnë kohë dhe kushtet përkatëse. Duke pasur parasysh këtë duket se Bullgaria e ka zgjedhur rrugën e drejtë, sepse edhe shteti edhe njerëzit e zakonshëm harxhojnë me shumë vëmendje, duke menduar me kujdes për gjërat, në të cilat është mirë të investojnë në mënyrë që të marrin sa më shumë për paratë e tyre të fituara me mund.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamen Dimitrov

1315 euro është minimumi i jetesës për një familje me tre anëtarë për një muaj

Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon..

botuar më 24-07-17 10.56.PD

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë të vazhdojë në rrugën drejt adoptimit të euros

Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..

botuar më 24-07-16 11.24.PD

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD