Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumë bukuri dhe emocion pushtojnë Sofjen në prag të Kampionatit Botëror të Gjimnastikës Ritmike

БНР Новини

Gjimnastika ritmike është një nga sportet më të vështira, me të cilat një njeri i ri mund të merret, por kjo nuk është pengesë që interesi ndaj tij në Bullgari të jetë jashtëzakonisht i madh. Prezantimi i skuadrës kombëtare në gara të shumta botërore, ndërkombëtare dhe olimpike është në një nivel shumë të lartë, gjë për të cilën dëshmojnë dekoratat e shumta të arta, të argjendta, dhe të bronzta, me të cilat kthehet skuadra kombëtare në shtëpi. Në prag të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive tek ne për vitin - Kampionati Botëror i Gjimnastikës Ritmike, i cili do të zhvillohet midis datave 10 dhe 16 shtator në Sallën e kryeqytetit “Arena Armeec” në Kopshtin e Qytetit të Sofjes, u hap një ekspozitë me foto, kushtuar skuadrës sonë të tanishme prej vajzave “të arta”.

A janë gati ato përsëri, si dhe shumë herë deri tani, të mbrojnë emrin dhe nderin e atdheut përpara botës, pyetëm kryetaren e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Artistike Iljana Raeva:

Снимка

Mendoj se do të bëhemi dëshmitarë të një kampionati shumë të fortë botëror. Konkurrentët janë shumë të fortë dhe shumë mirë të përgatitur, sepse që të gjithë ata kanë në vetvete një impuls të veçantë i cili vjen nga fakti se vijnë në Bullgari. Vendi ynë nuk ka qenë mikpritës i një Kampionati Botëror prej shumë vjetëve dhe që të gjithë e dinë se gjimnastika artistike tek ne gëzon një nder të veçantë dhe është vënë në një piedestal dhe për çdo një konkurrent do të jetë çështje nderi ta mundë Bullgarinë përpara publikut të saj.

Снимка

Forumi sportiv e ka himnin e vet, të krijuar nga grupi “Deep Zone Project” si dhe një video speciale reklamuese, në të cilën merr pjesë gjimnastja Radina Filipova. Ajo është zgjedhur për një talisman të skuadrës personalisht nga Iljana Raeva. Përveç se në video, Radina merr pjesë dhe në një film prej 8 minutave, në të cilin ajo personifikon Sofjen, si dhe bukurinë dhe fuqinë e mbretëreshave bullgare. Ajo do të jetë njëfarë kartëvizite, me të cilën Bullgaria do të prezantohet në hapje. Delegacionet, të cilët mbërrijnë për Kampionatin Botëror në Sofje më 10 shtator, përfshijnë mbi 900 veta prej 54 vendeve.

Снимка

Sa i përket ekspozitës, e cila vazhdon deri më 5 shtator, kryetarja e Federatës tha akoma se 28 fotografitë e Anna Nedkovës, të përmbushura me bukuri dhe emocion, janë një frymëzim jo vetëm për vajzat, por dhe për të gjithë adhuruesit, të cilët do t'i përkrahin gjatë kohës së Kampionatit. Përveç tyre janë treguar fotografi të Petër Peshevit, të përdorur për një kalendar, i cili do të shpërndahet me qëllim bamirësie. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për përkrahjen e sportit bullgar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: fbgr.org dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Iva Ereminova

Shtatë medalje për Bullgarinë nga turneu i zhytjes në Holandë

Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..

botuar më 25-02-02 5.02.MD
Stefan Botev (majtas) dhe Deljan Peevski

Deljan Peevski premtoi shpëtim për peshëngritësit bullgarë

Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..

botuar më 25-01-29 5.44.MD
Joana Ilieva

Joana Ilieva fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë

Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..

botuar më 25-01-26 12.04.MD