Eurogrupi konstatoi se ekonomia greke përsëri është “në këmbë”
Udhëheqësi i Eurogrupit Mario Seneto shpalli se duke e mbaruar programin trevjeçar për ndihmë financiare EMS Greqia po del me sukses nga seria e iniciativave për ndihmë financiare, që u ndërmorën që në vitin 2010. Eurogrupi konstatoi se ekonomia greke përsëri është “në këmbë” dhe po rritet. Gjatë disa viteve të fundit kreditorët ndërkombëtarë i livronin Greqisë mjete me përqindje të ulët të interesit në kushtet e reformave të rënda dhe të politikave të ekonomive të rrepta. Mirëmbajtja e jashtme financiare e Greqisë është më e gjata në eurozonë deri tani dhe kapi shumën më se 240 mlrd euro.
Turqia dhe Katari do të bëjnë tregti me valutat e tyre kombëtare
Bankat qendrore të Turqisë dhe të Katarit nënshkruan një marrëveshje, e cila është pjesë e pakos për investime të drejtpërdrejta të Emiratit në ekonominë turke me vlerë të përgjithshme 15 mlrd dollarë amerikanë. Me dokumentin bëhet e mundur që tregtia mes dy vendeve të realizohet me valutat kombëtare dhe jo me dollarë amerikanë. Marrëveshjet e arritura parashikojnë që Ankaraja të marrë akses te përkrahja prej 3 mlrd dollarësh për ekonominë turke.
Ish-udhëheqësit e Maqedonisë mbeten të rezervuar ndaj referendumit për emrin
Lideri i partisë në opozitë VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski ripohoi se pozita e partisë lidhur me referendumin do të shpallet pas një konsultimi ti hollësishëm me qytetarët dhe zhvillimit të bisedimeve brenda partisë. Mirëpo, ai shprehu shqetësimin e vet se fushata për referendumin do të jetë sterile dhe do të ketë qellim devijimin e vëmendjes publike nga problemet reale, që do të krijojë ndërrimi i emrit.
Një ministre rumune kërkoi falje nga njerëzit e dëmtuar gjatë protestave në Bukurest
Ministrja e Punëve të Brendshme e Rumanisë kërkoi falje nga qytetarët e lënduar gjatë protestave antiqeveritare më 10 gushtë. Mitingu më masiv në Bukuresht mbaroi me trazira, gjatë të cilave 452 veta u plagosën, kurse 70 të tjerë, 11 prej të cilëve nëpunës të xhandarmerisë, u hospitalizuan. Protestuesit ishin kryesisht njerëz, që jetojnë jashtë vendit dhe janë të pakënaqur për sistemin tatimor, reformën e pensioneve dhe sistemin e ndihmave sociale.
Qitje kundër Ambasadës së SHBA-së në Ankara
Persona të panjohur hapën zjarr kundër Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin turk Ankara. Sipas të dhënave të para zjarri u hap nga udhëtarët në një automobil të bardh. Një prej plumbave ka prekur postërojën e rojës. Nuk ka të vdekur dhe të plagosur. Autoritetet e mbyllën rajonin dhe filloi kërkimi i sulmuesve.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..