Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i xhazit “Vera e Varnës” – profesionalizëm i vërtet dhe ekzekutime të papërsëritshme

БНР Новини

Forumi i muzikës xhaz, i cili zhvillohet në kuadrin e Festivalit muzikor ndërkombëtar “Vera e Varnës” sipas traditës prezantoi një program interesant me emra të shquara të skenës botërore dhe me muzikantë të rinj të “muzikës së lirë” me potencial të madh. Ai zhvillohet në hapësirë të hapur, në “Oborin anglez” të Muzeut arkeologjik të qytetit detar. Edicioni i fundit i njëzetë e shtatë me radhë ishte në variant “të zvogëluar” – katër koncerte të zhvilluara brenda një fundjave.

Të parët ne skenën e tij ishin muzikantët e kuartetit “Bartosz Dworak Quartet” – instrumentalistë të shkëlqyer me mendim jotradicional.

Снимка

Për herë të parë jam në Bullgari, por këtu më pëlqen shumë” – tha violinisti Bartosz. “Nuk di pse, por këtu ndihem sikur jam në shtëpinë time. Gjithmonë është mirë kur publiku është prej njerëzish, të cilët në të vërtetë e duan muzikën, e duan xhazin. Dhe këtu është bukuria e festivalit. Më pëlqen dhe vendi , në të cilin zhvillohet forumi, në këtë skenë ndihem në mënyrë të mrekullueshme.

Shumica e të pranishmëve për herë të parë dëgjuan trion “Ekzotika”, në të cilën hyjnë muzikantë me famë botërore – saksofonisti Çiko Frijman (Chico Freeman), kontrabasisti Hairi Kencig (Heiri Känzig) dhe perkusionisti Reto Veber (Reto Weber). Ata janë ndër emrat më të dalluar të muzikës bashkëkohore. Në Bullgari Çiko Fijman ka ekzekutuar në skenën e festivalit të Plovdivit, në festivalin e arteve “Apolonia” në qytetin bregdetar Sozopol...

Снимка

Kam një bandë në SHBA, e cila qyhet Chico Freeman Plus+tet dhe në të marrin pjsë muzikantë amerikanë. E kam edhe këtë trio të shkëlqyer” – tha muzikanti. – “Para disa vitesh kam ekzekutuar në Sofje me Millço Leviev, kam qenë në Bullgari disa herë. Për herë të parë jam në Varna dhe mendoj se është një vend me atmosferë interesante. Njerëzit janë të ngrohtë, kurse organizatori i festivalit Anatoli Vapirov është njeri shumë i mirë.”

Reto Weber është mjeshtër i madhe i instrumenteve me të goditur (perkusioneve), një nga veglat e tij është Hang – insturument i shpikur nga vetë ai.

Është punuar sipas idesë sime në Bernë (kryeqytetin e Zvicrës) para 17 vjetësh. Përdor shumë instrumenteve ekzotike nga kontinente të ndryshme. Udhëtoj nëpër botë dhe ekzekutoj me muzikantë me kultura të ndryshme. Kjo më jep ide të shumta për repertorin tim, por kurrë nuk kopjoj tërësisht muzikën prej së cilës i marr idetë. Shpik një stil të vet që i përket muzikës së Evropës.”

Otmar Klammer është drejtori muzikor i një gazete të madhe  austriake dhe është organizuesi i një festivali për muzikë xhaz në qytetin Graz, është gjithashtu drejtori artistik i një klubi të muzikës xhaz në të njëjtin qytet. Për herë të parë viziton festivalin e Varnës në vitin 1994 dhe që prej atëherë çdo vit është mysafir i ngjarjes.

Këtu gjithmonë kamë mundësi të dëgjoj muzikantë të rinj, të cilët nuk i kam takuar më parë, nga pjesa lindore të kontinentit. Muzikantët këtu janë shumë të mirë, kanë arsim të mirë në fushën e xhazit ose të muzikës klasike. Shpesh e bashkojnë xhazin me traditat e muzikës popullore. Festivali në Varna ka një atmosferë të posaçme. Skena e tij e parë para shumë vitesh ishte në një qendër për kongrese. Por me siguri oborri i Muzeut arkeologjik është ambient më i përshtatshëm. Publiku është inteligjent dhe i dëgjon koncertet me vëmendje. Niveli i programit është i lartë. Gjithmonë dëgjoj gjëra të reja, takoj miq të vjetër. Si pës shembull David Helbock Trio – i njoh këta profesionistë të shkëlqyeshëm prej shumë vitesh.”

Ngjarja zhvillohet me përkrahjen financiare të bashkisë Varna dhe të Ministrisë së kulturës. Zgjedhja e muzikantëve si zakonisht është bërë nga Anatoli Vapirov – saksofonist i jashtëzakonshëm me shumë miq në botën muzikore. “Për këto 27 vite në skenën e festivalit kanë ekzekutuar shumë muzikantë të shquar” – tha zoti Vapirov para fillimit të festivalit.

Për fat të keq” – vazhdoi ai – “gjatë viteve të fundit nuk kemi asnjë sponsor privat nga qyteti. Pavarësisht nga kjo arrijmë të organizojmë festivalin duke ruajtur nivelin e tij të lartë. Sivjet kemi ftuar një nga yjet e muzikës xhaz – Chico Freeman.”

Festivalin e mbyllën muzikantët bullgarë – Rosen Zahariev (trompetë) dhe Sandi Daniel (daulle), bashkë me Ajune Sule nga Gana, i cili i bie kitarës tradicionale të vendit të tij me emër kologo.

Снимка

Pas tyre u prezantuan dhe muzikantët e njohur për publikun bullgar nga formacioni David Helbock’s Random Control. Ekzekutimi i tyre ishte i fundit në programin e festivalit të sivjetshëm.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD