40 persona të njohur nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara përkrahën Traktatin midis Maqedonisë dhe Greqisë
Mbi 40 persona të shquar nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara përkrahën në një letër të hapur Traktatin midis Maqedonisë dhe Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për emrin e fqinjit tonë perëndimor. Në letrën e publikuar në gazetën britanike “Gardian” nënvizohet se “traktati respekton dinjitetin e dy popujve dhe të drejtën e tyre të vetëvendosjes”. Nën dokument qëndrojnë nënshkrimet e shkencëtarëve nga universitetet e Kembrixhit, Londrës, Bërklit, Nju Jorkut, Bolonjës, Varshavës dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian. Sipas shkencëtarëve gjeste të këtij lloji të pajtimit duhet të përkrahen në mënyrë kategorike duke pasur parasysh përkrahjen e nacionalizmit të djathtë në Evropë dhe rrezikun e shfaqjeve revizioniste në Ballkan.
Marrëveshje paraprake për sigurinë evropiane nëpër kufijtë e Maqedonisë
Komisionari i Bashkimit Evropian Dimitris Avramopulos dhe ministri maqedonas i punëve të brendshme Oliver Spasovski arritën në Bruksel një marrëveshje paraprake për vendosjen e një roje evropiane të sigurisë nëpër kufijtë e ish republikës jugosllave, që ti ndihmojnë të mund të përballojë valët eventuale të imigrantëve. Spasovski vuri në dukje se, qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të qetë për sigurinë e vet, si dhe se vendi ka shansin historik të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian e këshillon Shqipërinë të ulë borxhin e qeverisë
Komisioni Evropian e këshilloi Shqipërinë të vazhdojë politikën e uljes së borxhit të qeverisë dhe të kredive e pafavorshme, duke përfituar nga dinamika pozitive në ekonomi. Në vlerësimin e fundit të ekonomisë së vendeve-kandidate për anëtarësi në Bashkimin Evropian, komisioni konstatoi se rritja ekonomike në Shqipëri po përshpejton më tej gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, e përkrahur nga investimet e huaja dhe shtimi i konsumit të brendshëm. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje prej 4,4%, që është rritja më e lartë për tremujorin gjatë 3,5 vjetët e fundit.
Turqia dhe Holanda po i rivendosin marrëdhëniet e veta diplomatike
Turqia dhe Holanda ranë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet e veta gjatë muajve të ardhshëm, njoftoi ministria e jashtme turke. Vendimi është marrë gjatë një bisede telefonike midis ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavushoglu dhe homologut të tij holandez Stef Blok. Tensioni midis të dyja vendeve lindi pasi Holanda refuzoi të lejojë zhvillimin e agjitacionit në vend në përkrahje të referendumit turk nga prilli i vitit 2017
Spitalet sllovene po hapin dyer për mjekë nga shtete të treta
Spitalet sllovene tanimë mund të marrin në punë mjekë specialistë nga shtete të treta, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, për një afat deri më 1 vit me miratimin e ministrisë së shëndetësisë. Këta mjekë duhet të marrin një garanci ekspertësh prej 3 mjekëve sllovenë nga i njëjti specialitet. Kjo u bë e mundur me ndryshimet në ligjin për shërbimin mjekësor me qëllim të zgjidhjes së mungesës së specialistëve-kryesisht kardiologë dhe anesteziologë, në spitalet kryesore.
Mijëra notarë notuan nëpër Bosfor nga bregu aziatik deri në bregun evropian
Përgjithësisht 2419 notarë prej 55 vendeve u përfshinë në garën e 30 ndërkontinentale përmes Bosforit. Gara unike për të kaluar me not ngushticën nga bregu aziatik deri tek ai evropian organizohet nga komiteti olimpik turk. Çdo një notar mbante në këmbën e vet një çip, i cili llogarit kohën e tij. Tek meshkujt gara qe e fituar nga Dogukan Ulaç nga Republika Turke e Qipros Veriore e njohur vetëm nga Ankaraja, i cili kaloi me not ngushticën e gjatë 6,5 kilometra për 46,58 minuta. Fituese tek gratë u bë turkja Hilal Zejnep Saraç, koha e së cilës qe 50,50 minuta.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..