Ministrat financiarë të vendeve të Eurogrupit i dhanë dritë jeshile hyrjes së Bullgarisë në dhomën e pritjes së zonës evropian dhe të bashkimit bankar. Krahas kësaj ata caktuan se si dhe kur kjo do të bëhet. Vendimi u miratua në përgjigje të dëshirës së Sofjes të pranojë euron, gjë që është edhe detyrë e saj edhe sipas marrëveshjes për hyrjen në BE. Kjo është një detyrë e të gjitha vendeve të porsaaderuara në BE, por shumica prej tyre, që janë jashtë zonës, nuk nxitojnë të ndërmarrin hapat e domosdoshëm dhe preferojnë të ruajnë valutën e tyre kombëtare. Kështu që në etapën e tanishme Bullgaria është vendi i vetëm nga anëtarët e rinj, i cili ndërmori masa konkrete për pranimin e euros. Kjo e shtron pyetjen pse Sofja është aq e vendosur të hyjë në eurozonë dhe pse anëtarët e tjerë nuk shfaqin entuziazëm ndaj euros.
Vende të ndryshme, shkaqe të llojllojshme dhe fjala nuk është për këtë. Atë që mund të themi ka të bëjë me Bullgarinë dhe me bullgarët. Të gjitha anketimet e opinionit shoqëror tregojnë, se shumica e bullgarëve mirëpresin kalimin te valuta e përbashkët evropiane, sepse mendojnë, se në këtë mënyrë do t’i afrojnë shtetet e zhvilluara dhe të pasura të BE-së, të cilat marrin vendime për mbarë bashkimin. Mirëpo, ka edhe rrethe të caktuara, të cilat iu kundërvihen këtij hapi në rrugën e integrimit evropian të vendit. Tani në Bullgari përhapet një peticion kundër hyrjes në eurozonë. Sipas organizatorëve deri tashti u mblodhën më se 100 000 nënshkrime në përkrahje të mbrojtjes së pavarësisë financiare dhe fiskale të vendit.
Rrethet politike dhe afariste dhe shumica e analizatorëve ekonomikë pothuajse njëzëri janë në përkrahje të pranimit të euros. Kjo i jep një përkrahje të fortë qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov, e cila është proevropiane. Duhet të pranohet se kabineti luajti mjaftë mirë letrat, duke vërë kandidaturën e vendit për eurozonën dhe për bashkimin bankar pikërisht në këtë moment – ditë të numëruara pas përfundimit të presidencës 6-mujore bullgare të Këshillit të BE-së. Sipas shumicës së vëzhguesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë dhe udhëheqësve të lartë të Komisionit Evropian, kjo presidencë ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe ndikoi mirë mbi imazhin evropian të Bullgarisë, i cili deri tashti nuk ishte aq i mirë. Pikërisht në kontekstin e besimit të rritur ndaj vendit dhe autoriteteve të saj Eurogrupi i dha dritë jeshile synimit të Sofjes të hyjë në eurozonë dhe në bashkimin bankar.
Mirëpo duhet të pranohet, se kjo është vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe vënia e euros në qarkullim mund të pritet në Bullgari jo më herët se sa viti 2022. Kjo për shkak se grupi evropian pranoi t’i lejojë Bullgarisë të përgatitet në vazhdim të një viti për hyrje në mekanizmin valutor ERM-2, të quajtur “dhomë të pritjes” për eurozonën. Kur Bullgaria do të realizojë të gjitha reformat e domosdoshme ligjore dhe institucionale të kërkuara nga Eurogrupi, asaj do t’i lejohet të hyjë në “dhomën e pritjes”. Aty ajo do të qëndrojë të paktën dy vjet dhe mezi pas kësaj mund të pranohet në Eurozona. E gjithë kjo duket mjaftë e ndërlikuar dhe e paqartë përsa u përket rregullave të lojës dhe afateve. Mirëpo, Sofja është e bindur, se nuk do të ketë probleme për të plotësuar kërkesat e Brukselit dhe të Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt. Argumentet në përkrahje të kësaj sigurie janë mjaftë bindëse dhe kryesori prej tyre është ekzistenca e Bordit Valutor në vend. Ky është një sistem për menaxhimin e financave dhe valutës kombëtare, sipas të cilit leva kombëtare bullgare është lidhur me një kurs të pandryshueshëm të këmbimit ndaj ndonjë valute të huaj, në rastin tonë ndaj euros, e cila gjithnjë kushton 1.95583 leva. Kështu që befasi nga nënvleftësimi ose mbivlerësimi i levës bullgare përsa i përket valutës së përbashkët nuk mund të ketë. Për më tepër se asnjë politikan ose ekonomist serioz nuk iu kundërvihet Bordit Valutor. Në praktikë Bullgaria tashmë aplikoi euron pa të jetë zyrtarisht anëtare e eurozonës, për të cilën ajo vet e ndjen veten gati që tani. Në këtë kuptim kalimi nga leva te euro do të jetë më i lehtë dhe më i padhembshëm në krahasim me shtetet e tjera. Nuk parashikohet dhe nuk priten pasoja negative. Përkundrazi – konsiderohet, se ekonomia bullgare, e cila funksionon mirë, stabiliteti i financave publike, borxhi i ulët i shtetit, mungesa e deficitit buxhetor dhe inflacioni i pranueshëm mund të jenë vetëm të stimuluar nga vënia e euros në qarkullim në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..