Megjithë humbjen Kroacia triumfon
Kroacia humbi nga Franca me 2 me 4 në finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit në Moskë, por lojtarët e trajnerit Zllatko Daliç u kthyen në heronj në atdheun e tyre. Në Zagreb festimet filluan me sinjalin e fundit të arbitrit, ndërsa fansat përgatiten të presin futbolistët si kampionë botërorë. Megjithëqë mbetën me medaljet e argjendta, triumfi i tyre është fenomenal, u bindën kroatët. Parlamenti i vendit vendosi të caktojë nga buxheti afro 10 mijë euro për secilin nga lojtarët të cilët prezantuan Kroacinë në Rusi.
Sllovenia dënon Kroacinë për kufirin detar në Gjirin e Piranit
Përderisa kroatët janë të pushtuar nga gëzimi si rezultat i medaljes së argjende fituar në Botërorin e Futbollit qeveria e Sllovenisë njoftoi, se paraqiti një ankesë në Gjykatën e Përgjithshme të BE-së në Luksemburg kundër Kroacisë, për shkak se nuk plotësoi dënimin e arbitrazhit për kufirin e tyre të përbashkët detar në Gjirin e Piranit. Lubjana është e sigurt, se me refuzimin për të plotësuar vendimin e arbitrazhit nga 29 qershori i vitit 2017 për kufirin, Kroacia shkeli parimet e superioritetit të ligjit, minoi përpjekjet e Sllovenisë për aplikimin e legjislacionit të BE-së dhe shkeli rregullat e Shengenit, theksohet në deklaratë. Kroacia nuk e pranon vendimin e arbitrazhit dhe e vë nën pikëpyetje paanësinë e arbitrazhit. Sipas Zagrebit çështja duhet të zgjidhet me marrëveshje dypalëshe. Sllovenia ngul këmbë për respektimin e vendimit të arbitrazhit, pozitë kjo e cila e ka përkrahjen e BE-së.
Në Maqedoni u shënua ftesa për anëtarësim në NATO
Mijëra njerëz u mblodhën në një sërë qytetesh maqedonase për të festuar ftesën për aderimin në NATO. Partia Konservatore Opozitare VMRO-DPMNE dënoi festimet, duke deklaruar, se Maqedonia nuk ka nevojë për to, por për kërkimin e ndjesës nga qeveria për kapitullimin e saj mbi çështjen me emrin. Më 11 korrik liderët e NATO-së i drejtuan ftesë zyrtare Maqedonisë për hapjen e negociatave me kusht të plotësohen të gjitha klauzolat e marrëveshjes me Greqinë për emrin e vendit.
Turqia dy vjet pas provës së dështuar të grushtit të shtetit
Abonentët e “Tjurk Telekom”-it në Turqi – më se 30 milion veta, për një ditë shfrytëzuan internet falas, si një bonus me rastin e vjetorit të dytë të provës së dështuar të grushtit të shtetit kundër presidentit Rezhep Erdogan. Vjetori i orvatjes së grushtit të shtetit, për të cilin Ankaraja akuzon rrjetin e predikuesit mysliman Fethullah Gjulen, u shënua me veprimtari në mbarë vendin nën moton “15 korriku – dita e demokracisë dhe unitetit kombëtar”. Kulmi ishte në urën e parë mbi Bosforin, e cila pas puçit u emërua “Ura e dëshmorëve nga 15 korriku” në kujtim të 250 vetave të vrarë para dy vitesh. Në prag të përvjetorit në bregun aziatik të Stambollit u organizua një lutje me darkë për 1300 veta, ndër të cilët edhe ushtarë.
Një film rumun mori çmimin“ Globi Kristal” në Karllovi Vari
Regjisori rumun Radu Zhude mori çmimin e madh “Globi Kristal” në Festivalin e Kinemasë në Karllovi Vari. Filmi i dalluar “Nuk më intereson nëse do të mbetemi në histori si barbarë” tregon për pastrimet etnike të kryera nga Ushtria Rumune në vitin 1941. Ideolog dhe plotësues kryesor i doktrinës naziste në Rumani ishte mareshali Jon Antonesku, i cili realizonte gjenocid ndaj popullsisë hebraike dhe gabelëve vendas. “Gëzohem t’i dorëzoj “Globin e Kristaltë” regjisorit Radu Zhude, filmi i të cilit pushtoi zemrat tona”, tha presidenti i festivalit Irzhi Bartoshka.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..