Duam ti edukojmë fëmijët dhe të rinjtë në një mjedis më të mirë tingëllues dhe emocionues, kurse adhuruesve tradicional të kësaj muzike të mund të realizojmë ëndrrat e tyre. Jemi të emocionuar, sepse xhazi është muzika e çastit, e improvizimit e shpirtit të lirë – tregon ekipi i A to Jazz në faqen zyrtare të festivalit, i cili fillon sot dhe do të vazhdojë deri më 8 korrik.
Për vit të 8 të radhës, fusha më e madhe në parkun Jugor kthehet në një vend për publikun – kryeqytetasit si dhe fansat e xhazit, të cilët vijnë posaçërisht për koncertet nga afër dhe nga larg. Festivali do të hapet me koncert të këngëtares Lalah Hathaway, e cila është dhe kompozitore, producent dhe DJ. Ajo është vajzë e këngëtarit të njohur soull Donny Hathaway. Ajo është mbajtëse e 5 dekoratave “Grami” / e para është nga viti 2014/, ajo do të paraqesë programin nga albumi i saj i ri Honestly /“E thënë sinqerisht”/.
Si zakonisht koncertet e muzikantëve më të rinj bullgar janë nga ora 18.00 – një traditë, e cila jo vetëm se u jep mundësi të regjistrojnë në biografinë e vet pjesëmarrje në forumin prestigjioz, por dhe faktin se kanë qenë në të njëjtën skenë me emra të mëdhenj nga xhazi botëror. Sivjet debutimin e vet në skenën e A to Jazz do të ketë gripi i ri Soleil, në krye me Milena Canovën /6 korrik/.
Në programin e festivalit janë dhe muzikantë të afirmuar bullgar – Lili Ilieva dhe “Kuarteti Minimum” formacioni Glo Bal Kan, Milica Glladnishka dhe Misho Josifov sekstet.
Sipas Petër Dimitrovit – drejtor i festivalit, Bullgaria është një nga vendet e para, në të cilat publiku do të ketë mundësi të dëgjojë Jazzmeia Horn. Një nga yjet më të rinj në botë të xhazit, ajo tanimë ka fitore në garat prestigjioze, mes të cilave Konkursi Ndërkombëtar vokal i xhazit “Teloniës Monk” dhe Konkursi Ndërkombëtar vokal i xhazit “Sara Von” si dhe nominimin e vet të parë për “Grami” në kategorinë “Albumi më i mirë i xhazit” për vitin 2018. Koncerti i saj është më 7 korrik.
Koncerti i fundit në afishen e ngjarjes po kështu është i muzikantëve të njohur – Cory Henry /këngëtar dhe interpretues i “Hamund organ”/ dhe grupi The Funk Apostles.
Për herë të parë festivali propozon në programin shoqërues A to JazZ Talks – platform për diskutime profesionale dhe seminare. Ideja është që muzikantët bullgar të mund të marrin mundësi për takime, këmbim të përvojës dhe ide me ekspertët botëror në këtë fushë, si dhe me përfaqësues të festivaleve ndërkombëtare nga e gjithë bota.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: atojazz.bg
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..