KE: Filloi përgatitja për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë
Komisioni Evropian informoi se po fillon përgatitjen për negociatat për aderimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE. Ndërkohë ai do të vazhdojë të përkrahë rezultatet e konsiderueshme, të dukshme dhe të qëndrueshme, posaçërisht në gjyqësor, në kundërvënien e korrupsionit dhe në administratën publike, informoi Sekretari i KE-së për media Margaritis Shinas. Sipas vendimit të Këshillit të BE-së Maqedonia dhe Shqipëria do të mund t’i fillojnë negociatat për anëtarësim gjatë qershorit të 2019-ës, pasi plotësojnë kushtet e vendosura.
Edi Rama: Shqipëria nuk do të pranojë kurrë kampe refugjatësh në territorin e saj
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se shteti i tij hedh poshtë propozimin për ndërtimin eventual në territorin e tij të kampeve për pranimin e emigrantëve, të cilët udhëtojnë për në shtetet e BE-së. “Edhe në këmbim të anëtarësimit në BE, Shqipëria nuk do të ndërtonte kampe refugjatësh. “Kriza e refugjatëve duhet të trajtohet pavarësisht nga gjendja aktuale e përpjekjeve tona të pranimit në BE”, u shpreh kreu i qeverisë dhe nënvizoi se Shqipëria dëshiron të japë kontributin e duhur për barrën evropiane, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria mund të bëhet mbështetje për problemet e çdokujt. “Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh. Sepse kjo do të thotë të depozitosh diku njerëz të dëshpëruar si mbeturina toksike që askush nuk i dëshiron.” - tha Kryeministri, sipas të cilit një vendim i tillë do të ishte vendim i rrezikshëm. Më herët Kancelari austriak Sebastian Kurtz dhe Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani propozuan që refugjatët të marrin strehim në shtetet ballkanike.
3000 protestues në Rumani përkrahin mocionin e mosbesimit kundër qeverisë
Rreth 3000 protestues dolën të mërkurën para Parlamentit rumun për të treguar se janë kundër qeverisë të së majtës, në të cilën hyjnë përfaqësues të Partisë Socialdemokrate dhe të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve. Ndërkohë brenda ndërtesës së Kuvendit votohej mocioni i mosbesimit me akuzat nga ana e opozitës se qeveritarët kanë dobësuar epërsinë e ligjit dhe demokracisë. Tre partitë opozitare nuk mblodhën 233 votat e domosdoshme për rrëzimin e kabinetit të Kryeministres Viorica Dancila, e cila është në këtë post nga janari i këtij viti. Ajo është kryeministri i tretë i Partisë Socialdemokrate pas zgjedhjeve parlamentare gjatë dhjetorit 2016.
Fondacioni “Friedrich Ebert”: Të rinjtë në Ballkan nuk interesohen për politikë dhe besojnë në martesë
Fondacioni “Friedrich Ebert” ka zhvilluar njëkohësisht në 10 vende ballkanike “Studimin e të rinjve të Evropës Juglindore”. Në të janë përfshirë tema të lidhura me kohën e lirë të të rinjve, arsimin, vlerat, politikën dhe realizimin profesional. Analiza tregon se po vëzhgohet stabilizim të statusit social dhe ekonomik të njerëzve të rinj në Ballkan. Tendenca të tjera interesante janë përafrimi i brezave të rinj me ata më të vjetër, kështu edhe popullariteti i martesës. Gjithnjë e më shpesh “familja e vogël bëhet kështjella e njeriut të ri”. Studimi tregon se ndër të rinjtë vëzhgohet mungesa e interesit për politikë dhe përfshirje politike. Bëhet e qartë se të rinjtë besojnë në rrjetet sociale dhe gjithnjë e më pak besojnë në televizion dhe gazeta.
Reshjet e mëdha në Halkidiki e përmbytën gadishullin
Pas reshjeve të mëdha shumë rajone në Greqi janë nën ujë. Më shumë probleme në Halkidiki ka në Sitonia, ku janë përmbytur shtëpi dhe objekte të ndryshme turistike. Janë evakuuar mysafirët e disa hoteleve. Stuhia, reshjet dhe përmbytjet shkaktuan probleme në shumë vendpushime greke. Vështirësi për shkak të motit të keq ka edhe në Manastirin e Hilendarit në Malin e Shenjtë. Përmbytje ka në Thesalia dhe Atika. Zjarrfikësit ishin detyruar të tërheqin njerëz të bllokuar në automjetet e tyre apo në tarracat e ndërtesave.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BGNES
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..