Erdogan fitoi zgjedhjet presidenciale në Turqi që në raundin e parë
Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë shpalli, se presidenti Rexhep Erdogan fitoi më se 50 për qind të votave të domosdoshme për të fituar raundin e parë për mandat të ri presidencial. Njoftimi u bë pasi në sistemin informativ të komisionit u regjistruan 97.7 për qind të votave. Sipas rezultateve zgjedhore Rexhep Erdogan bëhet presidenti i ri i vjetër i Turqisë. Mirëpo, që nga sot në duart e tij përqendrohet tërë pushteti sepse hyjnë në fuqi korrigjimet e Kushtetutës të miratuara në Referendumin e Prillit të vitit 2017. Sipas tyre presidenti emëron zëvendës presidentin, qeverinë pa kryeministrin, dhe magjistratët e lartë, mund të nxjerrë dekrete, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dh të shpërndajë parlamentin.
Bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës janë të rënda dhe të tensionuara
Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç komentoi, se bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat zhvillohen nën egjidën e BE-së në Bruksel, janë të rënda dhe të tensionuara, ndërsa pozitat janë të largëta. Ministri shprehu shpresë, që Prishtina do të kuptojë se çështja për Kosovën nuk ka përfunduar, dhe se “rrethanat dhe pozita ndërkombëtare ndaj këtij problemi u ndryshuan në përmasë botërore”. Pas bisedimeve me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel Hashin Thaçi njoftoi, se u diskutuan suazat e marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve midis të dy shteteve, për pajtim midis dy popujve, por jo çështje konkrete. Në se nuk do të arrihet marrëveshje të dy palët do të humbin shumë, sepse do të mbeten të izoluat, komentoi presidenti i Kosovës.
Maqedonia ndërton lidhje automobilistike më Bullgarinë
Kryeministri Zoran Zaev i dha start ndërtimit të autostradës nga Rankovce deri te Kriva Pallanka, jo larg kufirit bullgar. Traseja është me gjatësi nga 23 kilometra dhe duhet të përfundohet deri në vitin 2021. Në fillim të vitit të ardhshëm duhet të fillojë edhe zgjerimi i rrugës automobilistike nga Kriva Pallanka deri te pika kufitare me Bullgarinë – Deve Bair. Për realizimin e këtyre dy projekteve autoritetet morën 58 milion euro kredi nga Banka Botërore.
Shqipëria dhe Greqia zhvillojnë bisedime për kufirin detar
Marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin e tyre detar vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme në marrëdhëniet midis të dy shteteve. Përpjekjet intensive në këtë drejtim i vazhduan ministrat e jashtëm të të dy vendeve Nikos Koxiakis dhe Ditmir Bushati në Rodos të Greqisë, me qëllim që hapin e fundit të ndërmarrin kryeministrat e të dy vendeve zotërinjtë Cipras dhe Rama. Me projekt marrëveshjen Shqipëria do t’i mbrapsë Greqisë 19 kilometra nga ujërat e saj territoriale të Detit Jon, në fundin e të cilit ka resurse të mëdha të naftës dhe të gazit. Për opozitën shqiptare kjo është një tradhti kombëtare dhe në se ky është kushti për caktimin e datës së negociatave me BE-në, atëherë anëtarësimi nuk është i domosdoshëm.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..