Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“We love aerobics” mbledh në Allbena tifozët e sporteve aerobike

БНР Новини

“Ne e pëlqejmë aerobikën” ose “We love aerobics”, është një ngjarje sportive relativisht e re, e cila shumë shpejt fiton popullaritet dhe tanimë po pritet me një padurim të madh – gjatë periudhës së dimrit në Sofje, kurse gjatë verës në det. Në ditët nga25 qershori deri më 1 korrik, gjatë kohës së edicionit të tetë, vendpushimi detar Allbena do të kthehet në një shesh të madh për aerobikë. Organizator i festivalit sportiv është Martin Gaxhev, drejtor i Akademisë së  parë bullgare të fitnesit dhe sportit, i cili prej 12 vjetëve është instruktor në sportet aerobike dhe aktualisht merret me Combat Xtreme – një program ushtrimesh në palestër me elemente luftarake nën shoqërimin muzikor.

Снимка

Ideja të krijojë “We love aerobics”, lind pas pjesëmarrjen e Martinit në një festival ndërkombëtar të fitnesit jashtë shtetit. Aq e mirë dhe energjidhënëse ka qenë ngjarje për Martinin, saqë lindi ambicia për krijimin e të tillë edhe në Bullgari. Por përse gjatë periudhës së verës dhe përse pikërisht në Allbena?

Снимка"Kjo u bë fare rastësisht – sqaron Martini. Nuk e di nëse besoni në këto gjëra, por kur dëshiron ndonjë gjë me sinqeritet, kuptohet, ti duhet të bësh përpjekje që kjo të bëhet. Por dhe shumë gjëra të ndihmojnë në rrugën tënde. Kur kërkoja lokacionin për festivalin e parë veror, menaxheri kryesor për sportin në Allbena, i cili dinte se kam bërë disa festivale në Sofje dhe të cilit ideja i pëlqeu, më propozoi ta bëj atë dhe në Allbena. Akoma gjatë vitit të parë patëm një sukses të madh. Dhe çdo vit zhvillohemi. Allbena është një destinacion i këndshëm. Ushqimi është shumë i mirë, plazhi – jashtëzakonisht i pastër. Ky është një vend i shkëlqyer për pushim."

Martin Gaxhev tregon, se në këtë edicion të forumit do të ketë më shumë argëtime.

Снимка

"Kemi ftuar DJ. Kemipërgatitur befasi për netët e së premtes dhe së shtunës. Do të presim së bashku dhe lindjen e diellit më 1 korrik" (mëngjesi i 1 korrikut është njohur në bullgari si “July morning”). Për format e mira trupore dhe për rritjen e humorit të pjesëmarrësve në maratonën një javore të aerobikës do të kujdesen 10 trajnerë nga Bullgaria dhe nga jashtë.

СнимкаNjë prej tyre është Ramon Dominges nga Ekuadori. Në atdheun e vet ai ka qenë valltar profesional. Ka marrë pjesë në programe zbavitëse dhe tani është instruktor në zumba. Me buzëqeshjen dhe me mjeshtërinë e vet ai menjëherë krijon kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit në sallë. Ramon do t’ju ndihmojë t’i kapërceni  barrierat psikologjike dhe të ndieni lirinë e vallëzimit. Për festivalin e sporteve aerobike ai thotë në bullgarisht:

"Kjo është një ngjarje, të cilën që të gjithë ne e presim me padurim të madh, do të dëfrejmë dhe do të çlodhemi në të njëjtën kohë. Me kombinimin e stërvitjeve të ndryshme - CombatXtreme, Zumba, Fitnes, Pilates, Joga, Kangoo jump, Torba bullgare (“Bulgarian Bag”), trajnime funksionale rrethore e të tjera do të jetë shumë interesante për njerëzit, të cilëve u pëlqen të stërviten  dhe të pushojnë në det."

СнимкаKolegia e tij në skenën e “We love aerobics” do të jetë Diljana Kostova:

"Unë jam trajnere në Pilates dhe për vit të katërt të radhës do të marrë pjesë në festival. Premtoj që gjatë kohës së stërvitjeve njerëzit të kuptojnë se me çfarë ngarkese është i mësuar trupi i tyre – thotë ajo dhe shton se njerëzit duhet ta vizitojnë ngjarjen, sepse: Në këto festivale keni mundësinë jo vetëm të provoni ushtrime të ndryshme sportive, por do të dëfreni dhe të krijoni miqësi të reja."

Martin Gaxhev saktëson se ngjarja është për të gjithë ata të cilët pëlqejnë të dëfrejnë, pavarësisht nga niveli i përgatitjes së tyre sportive: “We love aerobics” është e hapur për të gjithë adhuruesit e aerobikës, nuk zhvillojmë një sport profesional. Kërkesa jonë e vetme është që pjesëmarrësit të lënë që të gjitha angazhimet dhe detyrimet aty nga janë nisur dhe të vijnë të dëfrejnë bashkë me ne."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal Martin Gaxhev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov humbi në gjysmëfinalen në Brisbane për shkak të një traume

Grigor Dimitrov humbi shansin për të marrë një rrugë më të lehtë për të mbrojtur titullin e tij në Brisbane pasi lideri në skemë Novak Gjokoviq u eliminua. Fatkeqësisht, bullgari u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër çekut Jiri Lehechka dhe u largua nga..

botuar më 25-01-05 4.03.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov në gjysmëfinale në Brisbane

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të..

botuar më 25-01-03 11.24.PD

Përcollëm një vit të suksesshëm sportiv, por pa entuziazëm të furishëm

Bukuri dhe forcë - dy fjalë që na vijnë në mendje si vizione, emocione dhe kujtime sapo shfletojmë kalendarin sportiv të vitit të kaluar. Në të, me një shkrim të bukur mbi shirit, Boryana Kaleyn shkruan mesazhin se me forcë dhe besim mund të arrijmë edhe..

botuar më 25-01-03 7.15.PD