Parlamenti i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë
Me 69 vota “pro” dhe pa pjesëmarrjen e opozitës parlamenti i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë, e cila do të ndihmojë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin e Maqedonisë dhe për fillimin e procesit të integrimit euroatlantik të Shkupit. Hapi tjetër është miratimi nga ana e Presidentit George Ivanov, i cili duhet ta shpallë pozitën e tij brenda afatit shtatë ditor. Ivanovi, sipas të cilit marrëveshja me Greqinë është e papranueshme, tashmë deklaroi pozitën e tij. Në lidhje me të Kryeministri Zoran Zaev tha se në se Presidenti nuk e nënshkruajë marrëveshjen, pasi qytetarët votojnë për të në referendumin kombëtar, shumica parlamentare do të kërkojë impeachment për kreun e shtetit.
Më 24 qershor në Turqi do të zhvillohen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale
Shtetasit e Turqisë do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit më 24 qershor në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ndër kandidatët është 64-vjeçari Rexhep Taip Erdogan – presidenti i parë i zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli. Ai është në këtë post që nga viti 2014. Para kësaj nga 2003-a deri më 2014-ën ai ishte kryeministër. Këshilli i lartë zgjedhor shpalli se 59 miliona veta do të votojnë në këto zgjedhje. 3 miliona votues jetojnë jashtë Turqisë dhe për ta procesi zgjedhor tashmë përfundoi. Në se askush nga kandidatët nuk merr shumicën absolute të votave, më 8 korrik do të zhvillohet balotazh me pjesëmarrjen e dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më shumë vota në raundin e parë.
Dimitris Avramopoulos: Ka rritje të fluksit të migrantëve në disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor
Komisioneri Evropian për çështjet e migracionit Dimitris Avramopoulos deklaroi se ka rritje të numrit të refugjatëve në disa shtete të Ballkanit Perindimor e më konkretisht në Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë dhe Malin e Zi. “Pavarësisht se numri i njerëzve, të cilët kalojnë kufijtë e këtyre vendeve ende nuk është shqetësues, qëllimi ynë është të bashkojmë përpjekjet tona për evitimin e një përkeqësimi eventual të situatës”, nënvizoi Avramopoulos.
Hashim Thaçi: Është koha për të arritur marrëveshjen historike me Serbinë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se takimi i tij i planifikuar më 24 qershor në Bruksel me homologun serb Aleksandër Vuçiç është shumë i rëndësishëm, sepse është faza finale para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pajtimin e dy popujve. Në Prishtinë Thaçi tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës pritet nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, prej të cilëve ai ka marrë mbështetje. Sipas presidentit kosovar pas këtyre negociatave është koha për të arritur marrëveshjen historike, e cila do t’i japë fund epokës tragjike të marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve. Jo aq optimiste janë qëndrimet në Kuvendin e Kosovës. Seanca e deputetëve e së mërkurës përfundoi pas diskutimeve dyorëshe dhe pa konsensus për një platformë të përbashkët për negociatat Kosovë-Serbi.
SHBA-ja: Rumania është një model për luftimin e korrupsionit
Rumania është një model për luftimin e korrupsionit për Evropën Lindore, deklaroi ndihmës sekretari shtetëror amerikan Wess Mitchell në Bukuresht. Fjalët e tij vijnë në një moment kur qeveria e qendrës së majtë në vend përpiqet të vështirësojë procesin e kundërvënies së ryshfeteve. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin progresin e arritur dhe tani nuk është një moment, në të cilin dëshirojmë ta shikojmë Rumaninë duke bërë hapa prapa” – tha Mitchell.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..