Më 19 qershor në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” do të mbahet koncerti i “Gundecha Brothers”. Ata janë përfaqësues të shquar të dhrupadit – stili më i lashtë i muzikës klasike indiane, i cili ekziston edhe sot e kësaj dite dhe ruhet në llojin e tij origjinal. Këngëtarët e shquar origjinalë Umakant dhe Ramakant Gundecha kanë zëra shumë të bukur. Në saje të arsimit të tyre ata i kanë zhvilluar aftësitë e tyre për të kënduar në një regjistër shumë të ulët. Janë vazhdues të shkollës Dagar, ku tashmë 19 breza mësuesish japin mësime të dhrupadit sipas metodave të sistemit arsimor mijëvjeçar mësues – nxënës (me emrin origjinal guru – shishia parampara). Janë themelues të një instituti në rajonin e Bhopalit, kryeqytetit të shtetit indian Bhopal Madhya Pradesh. Në këtë qytet ata e kanë marrë arsimin e tyre, kurse sot u japin mësime nxënësve nga India dhe mbarë bota. Te ne mbërritën pas një sërë koncertesh dhe seminaresh në Amerikën Veriore dhe në Evropë. Vëllezërit Gundecha e zhvillojnë veprimtarinë e tyre aktive të interpretuesve dhe pedagogëve në dhjetëra vende në Azi, Australi, Afrikë..
Në skenë bashkë me Umakantin dhe Ramakant Gundechën janë edhe muzikantët e tanpurës dhe pakhavaxhit. Këto vegla të lashta muzikore janë gjithashtu pjesë e traditës dhrupad. Sipas përshkrimit tanpura është një vegël muzikore me tela, që ka tingëllim, vibracione dhe harmoni, të cilat janë shumë të afërta me ato të zërit të njeriut dhe të qendrave energjetike të trupit të njeriut. Konstruksioni i saj ngjan shumë me një vegël tjetër muzikore – sitarin. Pakhavanxh është një vegël me perkusion, e cila është unikale, sepse mund të prodhojë një tingull të thellë rezonues, i cili t’i përgjigjet natyrës dhe funksionalitetit të stilit të lashtë.
Për pakhavaxhin ka shumë legjenda. Njëra prej tyre tregon për një mësues të famshëm të pakhavaxhit. Njëri prej nxënësve të tij ishte shumë i pakujdesshëm. Një ditë mësuesi u zemërua shumë dhe e goditi instrumentin në tokë. Vegla u nda në dy pjesë – një të madhe dhe një të vogël. Nxënësi ishte dembel, por dinak. Ai i vendosi dy pjesët para vetes dhe kështu lindi tabla – një instrument tjetër muzikor i traditës klasike të Indisë. Dhrupadi mund të ekzekutohet nga pothuaj të gjitha veglat muzikore me tela dhe madje nga saksofoni. Mirëpo, harmoniumi, i cili është pjesë e instrumenatariumit tradicional indian, është i paaplikueshëm për shkak të faktit se është me tone me një lartësi të veçantë. Një prej veçorive të stilit të lashtë që prezantohet nga “Gundecha Brothers”, është përdorimi i të ashtuquajturave “mikrotone” (ato janë më të vegla nga një çerek toni).
Ditën pas koncertit në Sofje (më 20 qershor), interpretuesit do të zhvillojnë një seminar në sallën në rrugën “Rakovski” 108. Atje do të zbulohen teknikat, nëpërmjet të cilave interpretuesi i dhrupadit ruan energjinë dhe jetëgjatësinë e zërit të tij. Pas kësaj do të ketë takime me publikun në Plovdiv (më 21 qershor) dhe në Varna (më 24 qershor – një koncert dhe një seminar). Ngjarjet janë pjesë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Jogës në Bullgari. Organizatorët janë Ambasada e Republikës së Indisë te ne dhe Fondacioni i Indologjisë “Lindja – Perëndimi”.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaDy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..