Konstantin Kostov është një pianist xhaz dhe pedagog në Hoxhschule fur Musik und Theater Munchen – Universitet për Muzikë dhe Arte Skenike në Mënik. Ka dhënë koncerte në shumë qytete në Gjermani dhe Japoni, si dhe në Rusi, Itali, Bullgari. Zotëron gjermanishten, anglishten, polonishten, serbishten, pak japonishten dhe një gjuhë tjetër për të cilën do të bëhet fjalë pak më vonë. Në fund të prillit ai u përfshi në projektin Jazz Migrations, i cili prezanton pianistë bullgarë me banim jashtë shtetit. Vitet e fundit punon edhe në Poloni, ku jep koncerte me muzikantë polakë xhaz. Me dy prej tyre ai u prezantua në Xhaz Forumin në qytetin bullgar Stara Zagora. Në skenë ai doli me këngëtaren Agnieshka Hekiert dhe me bateristin Sezari Konrad dhe me kitaristin bas Radosllav Sllavçev. Rrëfen se preferon modern jazz, crossover jazz, folk jazz, ritmet e parregullta dhe meloditë nga Lindja.
Konstantin Kostov lindi në qytetin Vraca në një familje, e cila i siguroi një mjedis të mrekullueshëm për rritje. Në rini i ati i tij mësonte trumbetë në Akademinë Muzikore në Sofje, por më vonë u diplomua si jurist. Konstantin Kostov mësimet e para të pianos i mori te Petër Karagenovi kurse më vonë vazhdoi arsimin në qytetin Pleven.
“Atëherë kishte metodistë, të cilët rrethuan shkollat muzikore nëpër vend, dëgjuat nxënësit dhe zgjodhët me kë prej tyre të punojnë – kujton Konstantin Kostovi. – Për qytetin Vraca përgjigjej Eleonora Karamisheva – mësuese shumëvjeçare e pianos në Shkollën Muzikore në qytetin Pleven. Kështu që ajo filloi të merret me mua që në fëmijëri. Vazhdova te ajo edhe në Shkollën Muzikore. Që para se të nis për në qytetin Pleven e zbulova xhazin. Pas ndryshimeve në vitin 1989 Millço Levievi u kthye nga SHBA-ja dhe kishte një sërë koncertesh. Erdhi edhe në qytetin Vraca dhe ekzekutoi “Rapsodinë në blu” nga Gershuini me Filarmoninë e qytetit Vraca. Biletat u sosën shumë shpejtë, por mësuesi im i pianos ma dha biletën e tij. Ky ishte një gjest, të cilin do të mbaj mend përgjithmonë. Atëherë për herë të parë dëgjova një pianist të ekzekutojë xhaz dhe u pasionua pas kësaj muzike. Më vonë në Akademinë në Sofje isha në klasën e profesoreshës Julija Cenova – një kompozitore interesante. Pas kësaj nisa për në Mënik. Ëndërra ime ishte të mësoj te Leonid Çizhik – një titan i vërtetë në xhazin e pianos. Ishte shumë e vështirë që njeriu të hyjë në klasën e tij. Pata fat dhe ai më pranoi të mësoj te ai. Edhe më sot takohemi, bisedojmë, së bashku i biem pianos.”
Pasi mbaroi Akademinë në Mënik, Konstantin Kostov u prezantua në konkursin për pedagogë dhe nga viti 2008 ka një klas të pianos. Krahas kësaj është muzikant në grupe të ndryshme. Kryesisht ekzekuton xhazin modern dhe ritme të parregullta. Atij i pëlqejnë edhe klasikët bullgarë, prandaj pjesët e tij prej autori shpesh janë mbi tema të veprave të tyre.
“Për mua xhazi është arti më i lirë. Çdo lloj muzike mund të përpunohet dhe të bëhet xhaz. Kompozova pjesa mbi veprat e kompozitorit Panço Vlladigerov dhe mbi “Variacionet e këngës popullore “Dillmano Dillbero” të birit të tij – Aleksandër Vlladigerov. Në vitin 2010 me trion me të cilën punova atëherë u prezantuam në një konkurs të madh Terem Crossover Competition në Shën Peterburg. Morën pjesë 86 grupe nga mbarë bota. Pikërisht me veprën “Dillmano Dillbero” u klasifikuam në vendin e dytë dhe morën çmimin special të publikut.”
Njeri prej projekteve të bashkëbiseduesit quhet Consolation “Qetësim”. Ai përmban nëntë pjesa dhe iu kushtohet dy fëmijëve të tij të cilët vitet e fundit jetojnë mijëra kilometra larg tij.
“Ata janë përgjysmë japonezë, përgjysmë romë – si unë. Por nuk dinë, sepse ishin shumë të vegjël.... Zgjodha t’u them atyre këtë të vërtetë me një pjesë speciale “Shukar”, gjë që do të thotë “Bukur” në gjuhën time amtare.”
Konstantin Kostov është i bindur se mënyra në të cilën një muzikant rikrijon muzikën tregon se çfarë njeri është ai, si sillet ndaj njerëzve dhe gjërave nga jeta, çfarë është filozofia dhe estetika e tij. Për projektin Jazz Migrations gjatë prillit ai zgjodhi muzikantët bullgarë Hristo Jocov – bateri dhe Dhimitër Karamfillov – kontrabas. “Për mua Hristo Jocov është një muzikant i jashtëzakonshëm. Përveç instrumentist, ai është edhe një kompozitor shumë i mirë. Ky është bateristi më i mirë, sipas meje. Me të dhe me Dhimitër gjithnjë gjejmë gjuhë të përbashkët në skenë, dhe jam i siguritë, se do të vazhdojmë të punojmë bashkë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..