“Panorama folklorike e vallëzimit 2018” sivjet përfshin 16 koncerte gjithsej. Në këtë veprimtari marrin pjesë 60 ansamble, ndërsa organizatorë janë 15 qytete bullgare. Për herë të parë kjo veprimtari do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe do të dalë jashtë Sofjes. Edicioni i gjashtë filloi para disa ditësh në qytetin Pllovdiv me një shfaqje në Teatrin Antik.
Më 16 qershor në Sofje do të jenë koncertet e parashikuara në afishe. Në kryeqytet parashikohen dy koncerte në të cilat do të prezantohen dhjetë grupe nga kryeqyteti dhe nga vendbanimet e afërta. Publiku do t’u kënaqet krijimtarisë së Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, ansambleve “Sredec”, “Ballkan”, “Kremikovci”, “Graovo”, Formacionit Studentor “Zornica”, nxënësve të Shkollës Kombëtare të Vallëzimit. Sipas organizatorëve nga Fondacioni “Arti Bullgar i Vallëzimit” interesi ndaj panoramës në të vërtetë është i madh. Një nga shkaqet është interesi në rritje ndaj traditave folklorike vitet e fundit. Si dhe fakti, se klubet për mësimin e valleve popullore bullgare dita ditës bëhen gjithnjë e më shumë.
Më 17 qershor “Panorama folklorike e vallëzimit 2018” do të prezantojë koncerte në qytetin Varnë, gjë pas së cilës vijnë qytetet Burgas, Stara Zagora, Smoljan, Pazarxhik, Dupnica, Shumen etj. Në të gjitha qytetet do të përfshihen kolektive vendore profesionale dhe joprofesionale të vallëzimit. Ideja e Fondacionit “Art Bullgar të Vallëzimit” është jo vetëm që t’u japë mundësi grupeve folklorike të prezantohen në skenë, por të sigurojë përkrahje për të gjithë formacionet që merren me vallet popullore bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaEkspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..