“Panorama folklorike e vallëzimit 2018” sivjet përfshin 16 koncerte gjithsej. Në këtë veprimtari marrin pjesë 60 ansamble, ndërsa organizatorë janë 15 qytete bullgare. Për herë të parë kjo veprimtari do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe do të dalë jashtë Sofjes. Edicioni i gjashtë filloi para disa ditësh në qytetin Pllovdiv me një shfaqje në Teatrin Antik.
Më 16 qershor në Sofje do të jenë koncertet e parashikuara në afishe. Në kryeqytet parashikohen dy koncerte në të cilat do të prezantohen dhjetë grupe nga kryeqyteti dhe nga vendbanimet e afërta. Publiku do t’u kënaqet krijimtarisë së Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, ansambleve “Sredec”, “Ballkan”, “Kremikovci”, “Graovo”, Formacionit Studentor “Zornica”, nxënësve të Shkollës Kombëtare të Vallëzimit. Sipas organizatorëve nga Fondacioni “Arti Bullgar i Vallëzimit” interesi ndaj panoramës në të vërtetë është i madh. Një nga shkaqet është interesi në rritje ndaj traditave folklorike vitet e fundit. Si dhe fakti, se klubet për mësimin e valleve popullore bullgare dita ditës bëhen gjithnjë e më shumë.
Më 17 qershor “Panorama folklorike e vallëzimit 2018” do të prezantojë koncerte në qytetin Varnë, gjë pas së cilës vijnë qytetet Burgas, Stara Zagora, Smoljan, Pazarxhik, Dupnica, Shumen etj. Në të gjitha qytetet do të përfshihen kolektive vendore profesionale dhe joprofesionale të vallëzimit. Ideja e Fondacionit “Art Bullgar të Vallëzimit” është jo vetëm që t’u japë mundësi grupeve folklorike të prezantohen në skenë, por të sigurojë përkrahje për të gjithë formacionet që merren me vallet popullore bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaDita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..