Transformimi i një fshati bullgar është në duart e të rinjve që jetojnë në të. Më pro-aktiv është kryetari i bashkisë Jonko Dimitrov – vetë ai është një njeri i ri, me të cilin u njoha, derisa po rregullonte ndriçimin në skenën e vatrës së kulturës së fshatit, duke e përgatitur për një lexim poetik. Ngjarja ishte pjesë nga programi i edicionit të dytë të festivalit Dolna Malina Open Fest.
E filluar gjatë vitit të kaluar si një festë treditore të sportit, folklorit dhe arteve, edicioni i saj i dytë është një forum njëmujor, i cili zhvillohet gjatë fundjavave dhe i jep mundësi çdo njërit të prezantojë talentin e vet dhe artin e tij në formën e turnirëve, garave, punishteve, ekspozitave dhe koncerteve.
Festivali lindi pas një vargu ngjarjesh të tjera, sqaron Jonko Dimitrov. Sipas iniciativës së të rinjve ndërtuam një fushë rëre për volejboll plazhi. Edicionin e sivjetshëm e hapëm me një turnir, në të cilin morën pjesë njerëz nga e gjithë Bullgaria. Për mua ishte mjaft kureshtare sesi dhe përse këta njerëz vijnë pikërisht në Dollna Malina. Doli se, në Bullgari ka shumë pak vende ku të stërviten dhe të zhvillojnë gara. Pas kësaj zhvilluam një turnir multisportiv. Dhe me qenë se unë jam aktor, për nga profesioni, lindi ideja të përfshijmë dhe një pjesë tjetër, kushtuar teatrit, muzikës, kinemasë.
Sivjet festivali në Dollna Malina zhvillohet në katër fundjava, secila me një theks të ndryshëm. Do të kemi dhe dy ditë, kushtuara folklorit:
Parashikojmë afro 1000 pjesëmarrës në pjesën e folklorit dhe të artit popullor. Vjet kishim rreth 1200 pjesëmarrës në artet e ndryshme për 3 ditë, sivjet festivali vazhdon më shumë dhe presim mbi 3 mijë pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria dhe dy herë më shumë miq. Do të kemi një ekspozitë të veshjeve popullore dhe të prodhimit biologjik. Ne jemi shumë afër Sofjes, në një fshat të shkëlqyer me shumë ajër të pastër dhe natyrë të virgjër. Që të gjithë janë të mirëseardhur në këtë festë, sepse për ne më e rëndësishmja është ta ruajmë të gjallë shpirtin bullgar dhe të ringjallim tek të rinjtë dashurinë ndaj Bullgarisë dhe ndaj traditave tona.”
Në aventurën të jetë kryetar bashkie të një fshati me 350 banues, Jonko Dimitrov futet disi me shaka:
Pasi mbarova Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Filmor, unë udhëtoja nëpër të gjithë Evropën. Në Londër studiova për producent dhe regjisor filmash. Gjërat shkonin mirë – filmonim reklama, filma me metrazh të shkurtër. U ktheva në Bullgari sepse duhej ndihmuar familjen time. Dhe mbeta këtu. Një shok më tha: e di se çfarë, mot ka zgjedhje lokale, përse nuk merr pjesë dhe të? Nuk besoja se do të më zgjedhnin. Mendoja se gjërat bëhen në një mënyrë tjetër. Por, vajta në fushatën zgjedhore, fola për fshatin dhe se çfarë duhet të bëhet këtu sipas meje. Kam jetuar 25 vjet në qendër të Sofjes, por duke shëtitur nëpër botë, e kuptova se, qytetet e mëdha, si kryeqyteti ynë zgjerohen dhe pak nga pak vendbanimet e vogla periferike bëhen pjesë e qyteteve. Kurse Dollna Malina ndodhet 28 kilometra larg kryeqytetit. Për mua nuk është problem të udhëtoj, po të ketë nevojë e bëj këtë çdo ditë. Nga Dollna Malina deri në qendrën e Sofjes arrij për kaq kohë, sa nga njëra anë e Sofjes deri në anën tjetër. Dhe kështu - me shaka u bëra kryebashkiak dhe tanimë po e kryej këtë punë 2 vjet e gjysmë.
Një nga vështirësitë e mëdha, të cilat Jonko po i përballon me sukses është ndarja e popullsisë. Po mundohemi të bashkohemi, me qenë se kjo është mënyra e vetme, në bazë të së cilës mund të ndërtojmë dhe të krijojmë, thotë burri i ri. Me pjesëmarrjen e pjesës më të madhe të njerëzve krijuam një park të vogël, ndërtuam skenë, klub për të rinjtë, një fushë me rërë për të luajtur, një belveder me shesh përpara... Por, pa njerëzit asgjë nuk mund të bëhet, me qenë se nuk ka para. Dhe kur gjejmë financim kemi nevojë për punën vullnetare të fshatarëve. Kështu fillon dhe festivali në Dollna Malina.
Festivali është lidhur drejtpërdrejti me vizionin tim për zhvillimin e fshatit. Festivali është fillimi. Filluam me tri ditë, sivjet ai zhvillohet katër fundjava. Mot do të doja që të jetë një muaj i tërë dhe me pjesëmarrje ndërkombëtare. Ideja ime është që ta kthejmë fshatin Dollna Malina në një qendër artistike të festivaleve për të rinjtë, në të cilën të zhvillohen ngjarje të llojeve të ndryshme –trajnime, kurse, kampe verore, shfaqje teatrale, seminare dhe turli farë gjërash të ndryshme – shpjegoi Jonko Dimitrovi.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaShpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..