Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti i Centralit Atomik Elektrik “Belene” – i rimëkëmbur dhe para provave të reja

БНР Новини
Foto: capital.bg

Më 7 qershor parlamenti i Bullgarisë miratoi propozimin, me të cilin koalicioni në pushtet i partisë GERB dhe i formacionit “Patriotë të Bashkuar” detyron qeverinë të “rifillojë kërkimin e mundësive për ndërtimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene” bashkë me investitorë strategjikë mbi parimin e tregut dhe pa garanci shtetërore. Në të njëjtën kohë parlamenti hodhi poshtë propozimin e Partisë Socialiste Bullgare të mënjanohet vendimi nga viti 2012 për ndërprerjen e ndërtimit të centralit bërthamor.

Këto zhvillime më të reja në fushën e energjetikës kombëtare bërthamore në hapësirën publike caktohen më tepër si një “rimëkëmbje” e projektit “Belene”. Disa prej mediave shprehin dyshim në botime nën tituj “Në sfondin e interesit të paqartë të investitorit Kuvendi Popullor rimëkëmb formalisht projektin....” (gazeta “Sega”) ose “Kërkojmë investitor për Centralin Atomik Elektrik “Belene” në kushtet e moratoriumit” (agjencia BGNES). Bazë për dyshim jep vet historia e projektit. Pas fillimit të punimeve të ndërtimit në vitin 1987, në maj të vitit 1990 projekti u korrigjua deri në dy blloqe për shkak të mungesës së mjeteve, ndërsa në vitin 1991 projekti u pezullua nga qeveria e parë demokratike për shkak të mungesës së financave dhe rezistencës shoqërore, në vitin 1996 – u rimëkëmb nga qeveria e Partisë Socialiste Bullgare, në vitin 1997 u hodh poshtë kryesisht për koston e lartë të energjisë elektrike, në vitin 2002 prapë u rimëkëmb nga kabineti “Sakskoburggotski”, ndërsa në vitin 2012 prapë u ndërpre nga qeveria e parë e Bojko Borisovit për mungesën e investitorit strategjik.

Mirëpo, në fund të fundit në të vërtetë bëhet fjalë për rifillimin e projektit, pasi vet presidenti Rumen Radev, marrëdhëniet e të cilit me qeverinë nuk janë aq të mira, mirëpriti “heqjen e moratoriumit” dhe bëri apel që t’i mos pengohet qeverisë të kryejë punën e saj në mbledhjen e informacionit të domosdoshëm, organizimin e bisedimeve, bërjen e llogarive të sakta për racionimin e projektit, sigurinë e tij, leverdinë financiare e kështu me radhë.

Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova tha, se vendimi i parlamentit lejon të kërkohet investitor strategjik. Ajo shtoi, se katër kandidatë shfaqin një interes të theksuar dhe centrali mund të ndërtohet brenda shtatë viteve. Në të vërtetë një ditë para vendimit parlamentar Korporata Bërthamore Shtetërore e Kinës dhe Kompania Ruse “Rosatom” ripohuan interesin e tyre të investojnë në Centralin Atomik Elektrik “Belene”. Mirëpo, pala kineze shtron çështjen për garanci shtetërore, me të cilat pushtetarët e sotëm nuk dëshirojnë të angazhohen. Pala ruse mezi tani do të mendojë propozimet e veta mbi bazë të vendimit parlamentar. Ka informacion edhe për dy kompani të tjera të cilat shfaqin interes potencial – atë franceze “Framatom” dhe atë amerikane “Xhenerall Elektrik”. Në parim këto dy kompani dëshirojnë të jenë furnizues jo investitorë strategjikë.

Në ecurinë e bisedimeve pushtetarët do të jenë të detyruar të marrin në konsideratë jo vetëm faktorët e jashtëm por edhe ata të brendshëm. Në debatet parlamentare të zhvilluara më 7 qershor, Lëvizja për të Drejta dhe Liri bëri të ditur se është kundër projektit bërthamor. Megjithëqë është për realizimin e projektit Partia Socialiste Bullgare  ka dyshim në sinqeritetin e pushtetarëve. Koalicioni i porsaformuar i së djathtas “Bullgaria Demokratike” proteston ashpër kundër rimëkëmbjes së projektit. Megjitqë është një forcë jashtëparlamentare ajo nuk mund të nënvleftësohet nga pushtetarët, sepse lidhet me të ashtuquajturën hapësirë “autentike” të së djathtas dhe disponon një potencial të lartë shoqëror. 

Ministri i energjetikës është optimist, se brenda 7 viteve Centrali Atomik Elektrik “Belene” mund të ndërtohet. Mirëpo, a është kjo shpresë realiste është herët të themi. Prapëseprapë që tani është e qartë, se e lodhur nga kthesat e shumta në fatin e projektit, shoqëria është gati për çdo zhvillim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD