Kosova është gati të pajtohet me Serbinë në se ajo do ta njohë
Kryeministri Ramush Haradinaj shpalli, se Kosova është gati të pajtohet me Serbinë në se Beogradi do të njohë pavarësinë e saj. Nën pajtim kuptojmë të harrojmë dhembjen tonë dhe të vdekurit, dëmet, viktimat e dhunës seksuale, ekonominë e asgjësuar dhe të vjedhur, komentoi Haradinaj. Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin iu përgjigj Haradinajit, se “në fillim ju përdhunonit dhe vrisnit gra dhe fëmijë, ndiznit fshatra, plaçkitnit pronë, vritnit ushtarë dhe policë. 250 mijë veta i dëbuat nga shtëpitë e tyre, asgjësuat dhjetëra kisha dhe manastire, shkelët çdo premtim të dhënë në marrëveshjet e Brukselit. Ndërsa tani kërkoni që Serbia të pranojë të gjithë këto dhe të pranojë pajtim për konfliktin të cilin nuk e dëshironte dhe nuk e pat filluar!”
Beogradi ka dëshirë që çështja kosovare të zgjidhet me referendum
Çështja kosovare të zgjidhet në referendum organizuar nga autoritetet serbe. Këtë e tha në Televizionin Kombëtar Serb presidenti Aleksandër Vuçiç. “Në se dëshironi të ndërroni kushtetutën, ndërsa në rrugën drejt Evropës ju jeni të detyruar të bëni këtë, është e domosdoshme të organizohet referendum, kështu që shtetasit të shprehin qëndrimin e tyre”, theksoi presidenti serb.
Mbeten vetëm hollësi teknike për kapërcimin e mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha, se në bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin e vendit mbeten vetëm disa probleme teknike. Kryeministri shprehu shpresë, që në afate më të shkurtra të gjitha klauzolat e kontraktuara do të shpallen. Ai siguroi, se ditët e ardhshme bashkëbiseduesit do të përqendrohen mbi të gjitha nenet e marrëveshjes. Zoti Zaev ripohoi informacionin, se pasi gjithçka do të saktësohet, ai do të ketë një takim me zotin Cipras në Prespë, ku do të nënshkruhet edhe marrëveshja.
Çdo grek i dytë dëshiron zgjidhje të problemit me emrin e Maqedonisë
Një anketim i Agjencisë “Ras” për televizionin grek “Ekshën 24” tregon, se çdo grek i dytë mendon, se qeveria greke duhet të punojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë. Pyetjes, a janë dakord se kushtet për zgjidhje aktualisht janë të favorshme dhe qeveria duhet të punojë në këtë drejtim 43.8 për qind prej të anketuarve përgjigjet “Po”, 4.5 për qind thonë se “ndoshta po”, 40.7 për qind nuk janë dakord, 3.2 për qind – se “ndoshta nuk janë dakord”, 7.8 për qind nuk iu përgjigjën.
Sociologët parathonë balotazh në zgjedhjet presidenciale në Turqi
Agjencia sociologjike “Konsensus”, e cila parashikoi me saktësi rezultatet e referendumit të vjetshëm në Turqi, shpalli parashikimin për zgjedhjet e ardhshme, më 24 qershor, për president dhe parlament në vend. Sipas anketimit Partia prokurde Demokratike të Popujve nuk do të arrijë të përballojë pragun 10 përqindësh për hyrje në parlament dhe asnjë prej kandidatëve për president nuk do të arrijë të grumbullojë mjaftë vota në raundin e parë. Ja përse në fillim të korrikut do të ketë balotazh. Ndoshta Koalicioni Republikan në përbërje të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, do të fitojë 50.4 për qind të votave. Koalicioni kombëtar do të fitojë 39.7 për qind të votave.
Shqiptarët në masë e braktisin atdheun
Instituti Italian i Studimeve Shumetnike njoftoi, se gjatë dhjetë viteve të fundit u regjistruan afro 1.1 milion italianë të rinj, prej të cilave 224 000 vetëm vitin e kaluar. Shtetësi italiane morën 189 000 shtetas shqiptarë, ose 16.6 për qind nga numri i përgjithshëm. Për këtë se po rritet numri i shqiptarëve, të cilat shfrytëzojnë edhe mundësinë më të vogël të braktisin vendin për të jetuar më mirë, flet fakti se në vitin e Lotarisë së SHBA-së për Kartën e Gjelbër 367 231 ishin shtetasit shqiptarë të cilët u përfshin në të.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..