Në arsimimin e brezit të ri një rol të veçantë luajnë mjetet e informacionit të gjerë. Është me rëndësi që gazetari të posedojë një moral të lartë, mendim jo standard dhe të zhdërvjelltë, të jetë i përgjegjshëm për fjalët e shprehura dhe të respektojë etikën profesionale në pasqyrimin e ngjarjeve. Në Klubin e Fëmijëve Gazetarë në Sofje ato cilësi zhvillohen që nga mosha më e re. Në të fëmijët shkruajnë në gazetat, drejtojnë programe në radio dhe televizion, që nga mosha më e re po përgatiten për profesionin jo të lehtë të gazetarit.
Klubi u krijua në vitin 2003 në qytetin Sliven pranë radios private “Omega”, e cila tanimë nuk ekziston. Gazetari i radios Kosta Çollakov filloi të ftojë në programet e tij të mitur, të cilët drejtonin rubrika, bënin reportazhe dhe përvetësuan ligjet kryesore të këtij profesioni. Dy vjet më vonë radioja përfundoi së ekzistuari dhe veprimtarisë së klubit iu dha fund. Mirëpo, në vitin 2012 ai u rimëkëmbë në Sofje.
“Kjo është një formë të mësimdhënies jashtëkurrikulare dhe mund të zgjatet deri në klasën e 12-të – shpjegon Kosta Çollakov. – Çdo mësim fillon me punimet e organizimit, vazhdon me mësim dhe më në fund vjen pjesa e improvizimit, e cila është praktika e vërtetë – drejtojmë, mendojmë situata, analizojmë, diskutojmë... Dëshiroj t’u mësoj atyre gjërat kryesore – si të bëjnë lajme, anketime, reportazhe dhe intervista. Bëj përpjekje të vërtetoj, se të miturit mund të bëjnë gazetari. Kam dëshirë që fëmijët të mësojnë gjëra nga të cilat do të kenë dobi.”
Aktualisht klubin e frekuentojnë fëmijë nga klasa e 2-të deri në klasën e 6-të. Ata të mitur të zgjuar, kureshtarë, të hapur për të renë, të gatshëm të bëjnë pyetje për të dëgjuar përgjigjet tashmë u përfshin në programet e disa televizioneve dhe radiove, duke përfshirë edhe Radion Kombëtare Bullgare. Së shpejti ata do të gjejnë vend në skemën e programeve të njërës prej televizive private tek ne. “Fëmijët shfaqin dëshirë të merren me gazetari, dhe për këtë është e domosdoshme praktika. Ata mund të bëjnë gjithçka, mjafton vetëm të ketë se kush të udhëheqë” – është i bindur gazetari.
Klubi i Fëmijëve Gazetarë nuk disponon mjete për blerjen e teknikës së domosdoshme për reportazhet, por fëmijët me entuziazëm depërtojnë në aventurën e quajtur intervistë, duke bërë incizim me telefonat e tyre.
“Mendoj se ky është një profesion interesant, i cili ndihmon të mësohen shumë gjëra për botën dhe për Bullgarinë” – kështu 11 vjeçja Viktoria i përgjigjet pyetjes me çfarë e tërheq gazetaria. Në kuadrin e mësimit ajo prezantoi një anketë të bërë ndër bashkënxënësit e saj. Katerina është 12 vjeçe dhe që tani ëndërron të bëhet gazetare sportive. 8-vjeçari Emin e frekuenton klubin që prej 4 muajve. Ndër momentet më të preferuara prej tij janë improvizimet dhe mundësia të shkruajë. Valentin, i cili së shpejti do të mbushë 10 vjeç, deri tani ka bërë lajme dhe intervista. Pyetjes çfarë duhet të jetë gazetari ai iu përgjigj: “Nuk duhet të jetë arrogant, duhet të jetë i vëmendshëm, duhet të respektojë çdo gjë e mirë”. 10 vjeçja Denisllava tregon, se “më e rëndësishmja, të cilën e mësova është, se radioja nuk është vetëm njerëz të mbledhur në një dhomë me shumë kompjuterë në të. Radioja është një gjë më e madhe, edhe televizioni. Dhe kjo për mua ishte më interesante.” Persijan, i cili është 12 vjeç tregon, se që kur ishte në klasën e parë u pasionua pas gazetarisë sportive. “Më pëlqen të pasqyroj ngjarje sportive, të analizoj ndeshje dhe veprimtari sportive” – rrëfen ai. Pyetjes çfarë ka mësuar nga zoti Çollakov, ai është kategorik në përgjigjen: “Dhurim. Më e rëndësishmja është që njeriu të jetë këmbëngulës dhe të synojë të arrijë gjithnjë e më shumë.”
“Për mua ju jeni më të shtrenjtë se sa një medalje e artë” – shpesh u thotë fëmijëve Kosta Çollakov. Dhe ai bënë të gjitha përpjekjet që të formojë prej tyre njerëz të denjë dhe gazetarë të mirë.
Ju urojmë fat të mirë, kolegë të vegjël të ardhshëm!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Desisllava Semkovska
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..