Gjatë nëntorit të vitit 1948 në Bratislavë hapi dyer shkolla e dytë bullgare, që të bëhet mbrojtësja e shpirtit bullgar, kulturës dhe traditave në qendër të Evropës. 44 nxënësit e parë, të cilët e mbaruan shkollën, ishin fëmijë të kopshtarëve bullgarë, të cilët ishin vendosur në Bratislavë dhe krahinat përreth. Me kalimin e viteve shkolla u shndërrua në gjimnaz me emrin e poetit dhe revolucionarit të njohur bullgar Hristo Botev. Ajo punonte sipas standardeve të Ministrisë bullgare të Arsimit, por edhe të sistemit arsimor sllovak. Në vigjilje të 24 majit, festa e shkrimit sllav dhe kulturës bullgare, shkolla “Hristo Botev” në Bratislavë shënoi përvjetorin e saj të 70-të.
“Për të gjithë ne – pjesëmarrësit dhe miqtë e shkollës, kjo ishte një festë e jashtëzakonshme – na tregon drejtoresha e tanishme e shkollës Daniella Dojnova. – U takuan ish mësues të brezave të ndryshëm nga Bullgaria dhe të tillë, të cilët jetojnë në Sllovaki. U emocionova shumë, duke i parë buzëqeshjet e ish mësuesve dhe nxënësve tanë para ekspozitës arkivore. Jemi shumë të lumtur se në festën tonë ishin të pranishëm Ministri i Arsimit i Republikës së Bullgarisë Krasimir Vëllçev dhe ajo e Sllovakisë – Martina Lubiova, dhe miq të tjerë nga dy shtetet, që zënë pozita të larta. Pesë drejtorët e shkollës sonë gjatë viteve të kaluara gjithashtu ishin te ne. Do të mbajë mend sytë e përlotur të ish bashkënxënësve, të ndarë nga koha, të cilët përsëri u përqafuan në oborrin e shkollës.”
Gjatë historisë së vet 70 vjeçare shkolla bullgare arriti të tërheqë fëmijë jo vetëm nga Bratislava, por edhe nga qytete fqinje sllovake. Aktualisht në shkollë mësojnë nxënës madje nga Vjena. Numri i përgjithshëm i fëmijëve është pak mbi 100, që nuk është një numër i madh, por sipas zonjës Dojnova ky numër i vogël i nxënësve jep mundësi për kujdes individual ndaj çdo një fëmije, kurse procesi arsimor zhvillohet në një atmosferë komode, afër asaj familjare. “Përveç fëmijëve me prejardhje bullgare, në shkollë mësojnë gjithashtu fëmijë të martesave të përziera, ose me rrënja bullgare, si dhe fëmijë sllovakë, të cilët i ka tërhequr shkolla jone” – thotë zonja Dojnova.
“Është fakt se fëmijët i mësojnë shumë shpejt gjuhët e huaja dhe që në fillim në klasën e parë ata fillojnë të flasin shumë mirë bullgarisht. Një prej shkaqeve për këtë është afërsia e dy gjuhëve sllave. Mirëpo, nga ana tjetër kjo afërsi nganjëherë mund të shkaktojë ngatërrime, sepse ka fjalë që tingëllojnë ngjashëm, por kanë kuptim krejt të ndryshëm. Për mendimin tim përparimi i madh i fëmijëve u detyrohet mësuesve të shkëlqyeshëm. Sfidat janë vërtetë shumë. Është vështirë që njeriu të adaptohet në një mjedis të ri, sepse të gjithë ne, mësuesit, jemi jashtë, jemi larg shtëpisë. Ndërkaq, ky ndryshim deri diku na pasuron. Përveç kësaj nuk është e lehtë të punohet në përputhje me legjislacionin bullgar, duke i respektuar njëkohësisht edhe standardet dhe ligjet sllovake. Nxënësit e shkollës sonë japin matura sllovake, por edhe provime shtetërore në gjuhën bullgare.”
24 maji shënohet detyrimisht në të gjitha shkollat bullgare – në vend dhe jashtë. Tradita e lidhur me Ditën e Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare ndër bullgarët në Sllovaki është pak më e ndryshme:
"Këtu në Bratislavë ekziston një traditë, sipas së cilës festa duhet të shënohet më 11 maj (Dita e Nderimit të Vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij). Bashkësia bullgare e feston me një tubim, i cili gjithmonë fillon me përulje para Monumentit të Kirilit dhe Metodit afër Bratisllavës – në Devin, në oborrin e kishës “Shën Krishti”. Pikërisht në këto troje Kirill e mbrojti të drejtën e sllavëve për të pasur liturgji në gjuhën e tyre, përktheu Shkrimet e Shenjta dhe filloi aplikimi i alfabetit të porsakrijuar glagolik. Prandaj çdo vit ne japim respektin tonë ndaj veprës së madhe të Kirilit dhe Metodit, që të ruajmë diturinë dhe urtësinë e dy mësuesve të parë, të shpallur mbrojtës të Evropës, sepse është e qartë se trashëgimia e tyre kulturore është një pasuri e madhe për të gjithë popujt. Shkolla bullgare u paraqit me një program të vogël. Para monumentit erdhën nxënësit dhe prindërit e tyre – bullgarë dhe sllovakë. Ishte një festë e vërtetë e kulturës bullgare", tregoi para Radio Bullgarisë Daniella Dojnova, drejtoresha e Shkollës bullgare “Hristo Botev” në Bratislavë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bsu-bratislava.com
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..