Ish lideri i kurdëve është kandidat për president të Turqisë
Selahattin Demirtas, ish lideri i Partisë Demokratike Popullore, me kombësi kurde, është kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Turqisë, të cilat do të zhvillohen më 24 qershor. Në të njëjtën datë Turqia do të votojë edhe për përfaqësuesit e popullit në Parlament. Demirtas është arrestuar që nga nëntori i vitit 2016 me akuzë për lidhje me grupimin e armatosur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Formacioni kryesor opozitar Partia Republikane Popullore do të shpallë kandidatin e saj të premten.
Sekretari i përgjithshëm i OBZHE-së përshëndeti Greqinë për reformat
Greqia ka bërë përpjekje të shumta për reforma që nga fillimi i krizës së borxheve dhe kreditorët ndërkombëtarë duhet t’i japin vendit lehtësim të ri të borxhit, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) Angel Gurría. Gurría, i cili u takua me Kryeministrin Aleksis Cipras në Athinë, i bëri thirrje Greqisë që t’i vazhdojë reformat pas përfundimit të programit të tretë të shpëtimit gjatë muajit gusht. Analiza e fundit e OBZHE-së për Greqinë parashikon se norma e rritjes ekonomike për këtë vit do të jetë 2% dhe ajo për vitin e ardhshëm do të jetë 2,3%.
SHBA: Maqedonia hyn në NATO menjëherë pas zgjidhjes së kontestit për emrin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lartë politikën e Maqedonisë në lidhje me Rusinë, pasi Maqedonia dëboi një diplomat rus për të përkrahur thirrjet kundër agresionit rus. Këtë e tha ministri amerikan i mbrojtjes James Mattis gjatë takimit të tij zyrtar me Zv.Kryeminisren dhe Ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë Radmilla Shekerinska. Mattis deklaroi se “Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-së menjëherë pas zgjidhjes së përshtatshme për të dyja palët të kontestit për emrin shtetëror”. Ky është takimi i parë të ministrit amerikan të mbrojtjes me homologun e tij maqedonas për 6 vitet e fundit.
Gjermania ushtron presion mbi Rumaninë për njohjen e Kosovës
Ish-presidenti rumun Trajan Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj Rumanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës – diçka, që sipas tij është e pamundshme. Në një deklaratë për televizionin rumun B1 Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që sa më shpejtë ta bëjnë këtë. Përveç Rumanisë këto janë Spanja, Greqia, Qiproja dhe Sllovenia, saktësoi Basesku. Rumania nuk mund ta njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo do të ishte një goditje e tmerrshme, ngase situata në Krime dhe Transdnjestri është e ngjashme me atë në Kosovë.
Fillon fushata zgjedhore në Slloveni
Të premten, 4 maj, në Slloveni fillon fushata zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare më 3 qershor. Deri në fillimin zyrtar të fushatës të gjitha partitë, të cilat do të konkurrohen për 90 vendet në parlament, duhet të dorëzojnë listat me kandidatët e tyre. Deri tani në komisionin zgjedhor janë parashtruar listat e 8 partive.
Kanali Edrene në lumin Marica do të aktivizojë lidhjet tregtare dhe ekonomike mes Turqisë, Bullgarisë dhe Greqisë
99% e punimeve të ndërtimit të Kanalit Edrene, të cilin e ndërton pala turke në lumin Marica, janë përfunduar. Lumi Marica rrjedh përgjatë kufirit të Turqisë, me Bullgarinë dhe Greqinë. Pritet se kanali i ri do t’i përforcojë lidhjet tregtare dhe ekonomike dhe udhëtimet turistike mes tri shteteve. Këtë e shpalli në Edrene shefi i Drejtorisë rajonale të ujërave dhe pyjeve Murat Adzhu. Ndërtimi i kanalit filloi gjatë nëntorit të vitit 2015. Ai do të jetë me gjatësi 7 800 metra, gjerësi – 50 metra dhe thellësi – 4,5 metra. Inaugurimi i tij zyrtar është parashikuar gjatë qershorit.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..