Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elisaveta Bagrjana – një nga bullgaret e përjetshme

БНР Новини

Sivjet shënojmë përvjetorin e 125-të të lindjes së poeteshës së njohur bullgare Elisaveta Bagrajan. Me këtë rast Biblioteka e Kryeqytetit rregulloi një ekspozitë “Unë – Bagrjana”. Ajo është pjesë e fushatës “Në shkollë në Bibliotekën e Kryeqytetit”, qëllimi i së cilës është të tërhiqet interesi i të rinjve ndaj letërsisë.

Снимка

Elisaveta Bagrjana lindi më 29 prill të vitit 1893. Kjo ishte një periudhë patriarkale për Bullgarinë dhe për gratë e saj. Në krijimtarinë e poeteshës duket synimi i bullgareve të reja drejt barazisë, shfaqjes së lirë, jetës së plotëvlefshme dhe vendit të denjë në shoqëri. Të gjitha këto ide dhe prirje gjetën vend në përmbledhjen e saj të parë vjershash “E përjetshmja dhe e shenjta” (1927). Titulli i këtij libri përbën një gërshetim të të dy prej vjershave në të “E përjetshmja” dhe “E shenjta”. Ato janë imazhe simbolike të gruas – si njeri, nënë, e dashura, e mahnitur ose e vuajtur.

Снимка

Mirëpo, çfarë njeri dhe çfarë grua ishte vet Bagrjana. Njeri nga miqtë e saj dhe kolegë në revistën “Septemvri” Najden Vëllçev, në hapjen e ekspozitës tha: “Jemi mysafirë të njërës prej figurave më të shkëlqyeshme të letërsisë bullgare, poeteshës më të madhe bullgare”. Ai u tregoi të pranishmëve kujtime nga Lufta e Dytë Botërore, kur për shkak të bombardimeve të qyteteve bullgare u strehua në një nga fshatrat e vendit. Aty ai lexonte veprat e poetëve më të mëdhenj bullgarë dhe shikonte fotografitë e tyre. Ndër ta ishte edhe Elisaveta Bagrjana. Lidhur me këtë ai tregoi:

СнимкаPata fatin, që disa vite më vonë të bëhem bashkëpunëtor letrar në revistën “Septemvri”, në degën “Poezi”. Kështu tryeza ime e shkrimit ishte pranë asaj të poeteshës Elisavet Bagrjana. Aty punuam në vazhdim të 20 viteve. Mësova shumë gjëra prej saj. Ajo lexonte veprat e çdo autori me respekt ndaj tij, pa imponuar mendimin e vet. Një interes të theksuar shfaqte ndaj të rinjve. Edhe ata silleshin me respekt ndaj saj, sepse e kishin të qartë me kë flasin.”

Ndër kujtimet e tjera interesante për poeteshën Elisaveta Bagrjana ishte edhe ai për pasionin e saj ndaj udhëtimeve me aeroplan. Në agimin e aviacionit bullgar të udhëtarëve ajo ishte bullgarja e parë e cila fluturoi deri në Paris. Mirëpo, kur erdhi koha të kthehet për shkak se u bë një katastrofë ajrore, poetesha ishte udhëtarja e vetme në aeroplanin nga Parisi deri në Sofje. Najden Vëllçevi tregoi se si shumë vite më vonë Bagrjana priti lajmin për vrasjen e presidentit Kenedi. Atëherë një grup letrarësh, ndër të cilët ishte edhe ajo, e dëgjuan lajmin përderisa ishin në një restorant.

Elisaveta Bagrjana u lëri pirunin dhe thikën mbi pjatën dhe nuk i preku më. E zbehur shprehu frikë për të ardhmen e njerëzimit. Kështu gruaja e cila nuk kishte frikë nga asgjë, e cila pëlqente pikturimin dhe muzikën, e cila luftonte për pavarësinë e grave, në momente të tilla sizmografi i zemrës së saj shënonte tronditjet e rëndësishme, të cilat i shoqëruan ditët– të bardha dhe të zeza.”

Najden Vëllçevi tregoi edhe për ditët e fundit të poeteshës, e cila u nda nga jeta kur ishte 97 vjeçare në vitin 1991.

E vizituam me bashkëshorten time. Ajo na përqafoi me buzëqeshje. Duart e saj ishin tepër të dobësuara, gishtërinjtë ishin të ftohtë. E ktheva unazën e saj e cila kishte rrotulluar. Dhe ajo më tha “Aleksandriti im, guri i çmuar i vetmisë”. Mirëpo, ajo nuk ishte vet. Kur Alen Boske botoi antologjinë e 100 vjershave më të mira në botë, Bullgaria u prezantua me një vepër të saj. Dhe pikërisht ajo ishte ndër ata poetë të zgjedhur nga mbarë bota.

Снимка

Antologjia e Boskes ishte vetëm një pjesë prej njohjes, së cilës Elisaveta Bagrjana i gëzonte që kur ishte gjallë dhe pas vdekjes. Vjershat e saj u përkthyen në 30 gjuhë të huaja. Ato janë të botuara në Francë, Rusi, Rumani, Itali, Sued, Poloni e gjetkë. Që kur ishte 90 vjeçare botoi përmbledhjen e fundit me vjersha “Në bregun e kohës”. Kjo ishte në vitin 1983, pra 56 vjet pasi doli nga shtypi përmbledhja e saj e parë vjershash. Edhe në veprat e fundit ajo ruajti melodinë e rimës dhe frymëzimin.

Në vitin 1983 me rastin e përvjetorit të 90-të të lindjes u dallua me dekoratën më të lartë shtetërore “Heroi i Republikës Popullore të Bullgarisë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Pavllova, BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD