Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me “Thirrje për bashkëpunim nga Sofja” mbaroi konferenca për arsim efektiv digjital

БНР Новини

“Arsimi dhe zhvillimi i teknologjive digjitale janë ndër theksat kryesore të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së”, komentoi Jasen Djullgerov, anëtar i Presidencës së Përhershme Bullgare pranë BE-së. Pikërisht arsimi ishte theksi i konferencës “Educate to create”: që nga përdoruesit digjitalë e gjer tek krijuesit digjitalë”, organizuar nga Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së. Në takim ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes Krasimir Vëllçev, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova dhe Eurokomisionari për Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin – Tibor Navaraçiç. Eurokomisionarja për ekonominë dhe shoqërinë digjitale Maria Gabriel gjithashtu ishte ndër pjesëmarrësit. Mbi 350 veta, përfaqësues të Komisionit Evropian, politikanë, pedagogë, studentë, inovatorë, përfaqësues të biznesit dhe studiues u përfshinë në forumin dyditor. Debatet u përqendruan te nevoja urgjente për përmirësimin e aftësive digjitale dhe cilësisë së arsimit në vendin tonë.

Nxënësit lindin në botën digjitale. Ata kanë nevojë për të shprehur vetveten në sfera dhe në projekte të ndryshme nëpërmjet teknologjive digjitale. Të rinjtë kanë nevojë për të marrë sa më shumë dituri digjitale, që të shprehen në një mënyrë adekuate për mjedisin, në të cilin jetojnë” – komentoi Sillvia Kënçeva, eksperte në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Снимка

Ndër temat e konferencës ishte zhvillimi i politikave për arsim të nivelit evropian, përfshi këtu Kornizën për kompetencat kyçe nga viti 2006, Planin digjital evropian për veprim dhe Pakon për modernizimin e arsimit. Theksi u vu edhe te dobitë e programit “Erasmus +” dhe mundësitë për financim evropian dhe përkrahje të aftësive dhe inovacioneve digjitale.

Digjitalizimi është sfera, e cila u lejon shteteve – pa pasur rëndësi zhvillimin e tyre ekonomik deri në momentin e tanishëm, të garantojnë vlerë të shtuar në ekonomi. Arsimi joformal është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë dhe të biznesit. Bullgarët janë prej më të mirëve në lëmin e matematikës dhe shkencave natyrore. Jo një herë e kemi thënë këtë. Para një jave përfunduam punën me rekomandim të Këshillit të BE-së për kompetencat kyçe – digjitale, sociale dhe të sipërmarrësisë. Kombinimi prej tyre është në thelbin e suksesit” – tha Jasen Djullgerov. 

Në kuadrin e konferencës u miratua “Thirrje për veprim nga Sofja” me rekomandime për politikanët dhe pedagogët në përkrahje të arsimit më efektiv digjital. Vizituesit kishin mundësi për t’u njohur edhe me inovatorët e rinj – nxënësit, të cilët i prezantuan projektet e tyre të teknologjisë së lartë. Vlladimir Gristov, nxënës nga Shkolla Teknologjike “Sisteme elektronike”, na tregoi:

Снимка

Kjo makinë është “Robko 01” – roboti i parë shkollor në Bullgari. Ai është prodhuar në Sofje në vitin 1987 dhe drejtohet nga kompjuteri “Pravec 8”. Pajisja ime lejon që roboti të drejtohet nga teknologjitë moderne kompjuterike. Desha të demonstrojë tendencën e tanishme në automatizimin industrial – teknologjitë e rrjetit po përhapen gjithnjë e më shumë në industri. Tendencat janë që uzinat të bëhet gjithnjë e më autonome dhe të ketë një komunikim më të madh mes makinave të prodhimit. Flitet për një revolucion të ri industrial.”

Ilian Kordev paraqiti punën e tij të diplomës në shkollë, me të cilën fitoi çmimin rinor të Asociacionit Bullgar të Teknologjive Informative:

Ky është sistemi, i cili i kap sulmet e hakerëve në pajisjet LINUX. Problemi lidhur me sigurinë në industri është i madh. Gjithnjë e më shumë kompani bëhen viktima të sulmeve kibernetike dhe vendosa të ndihmojë.

Martin Dacev na tregoi për projektin, me të cilin merr pjesë në garën shkollore “HACK TUES”:

Bëhet fjalë për një aplikacion, i cili përpunon sasi të mëdha tekstesh dhe i përgjithëson. Është i dobishëm, sepse çdo ditë ka shumë linqe, artikuj, video dhe është bukur të ketë një përgjithësim, që të kuptojmë se ku të thellohemi. Aplikimi mund të jetë i dobishëm në shumë sfera – në mjekësi, në financa, në biznes dhe arsim.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD