Për vit të 9 të radhës Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dha çmimin Grua e Vitit. Të nominuar për çmimin në emër të Shenjtores Zllata Mëglenska qenë 15 bullgare nga e gjithë bota, të cilat i edukojnë fëmijët e bashkatdhetarëve tanë jashtë kufirit në frymë të respektit dhe përkulje përpara rrënjëve tona fisnore, dhe të cilët e prezantojnë Bullgarinë përpara botës në dritën e historisë sonë mijëvjeçare dhe kulturës shpirtërore. Në një festë të përmbushur me emocione, e cila e vuri theksin mbi folklorin bullgar, u kthye ceremonia rreth dekorimit të Bullgares së Vitit 2017. Ajo u zhvillua në praninë e zëvendës presidentes Iljana Jotova, dhe zëvendëskryeministrit me resor politikën për bullgarët jashtë shtetit Valeri Simeonov, kryetarit të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare bullgare nga vendi dhe nga jashtë.
E dalluara sivjet është Desisllava Stefanova, drejtuese e Korit Bullgar Londinez në Britaninë e Madhe. Një zonjë e re , kushtimi i së cilës ndaj folklorit bullgar mundet të pushtojë njerëzit nga kombësitë e ndryshme dhe t’i përfshijë në një aventurë folklorike, që nuk lë indiferent asnjë dëgjues nëpër botë. Grupi i drejtuar prej saj mori pjesë vetëm një herë në një konkurs dhe fitoi dekoratën për kor të vitit në konkursin e BBS /"BBC Radio 3 Open Choir of the Year" for 2006-7/.
Dashurinë e vet ndaj traditës muzikore bullgare Desisllava Stefanova i’ua transmeton dhe më të vegjëlve – nxënësve në shkollën bullgare pranë Ambasadës në Londër. “Sfida më e madhe për mua është puna me këngëtarët-amatorë. Më pëlqejnë njerëzit e guximshëm dhe të përkushtuar. Nga Bullgaria më mungon atmosfera e spontanitetit dhe të gjysmë kaosit”, tregon Desi.
Me një emocion të madh Bullgarja e Vitit 2017 Desisllava Stefanova pranoi statujëzën nga zëvendës presidentja Iljana Jotova.
“Shën Zllata Mëglenska është shembull për të gjithë ne për këtë sesi mbrohen feja e krishterë, vlerat dhe patriotizmi”, shënoi zëvendës presidentja.
“Sot, të jesh bullgare fare nuk është një gjë e lehtë, më në veçanti kur jeton jashtë kufijve të vendit-duhet të jesh me ambicie shumë të mëdha, të imponosh veten, të përballosh shumë peripeci, por ne jemi të tillë-shumë këmbëngulëse dhe gra me karaktere të forta. Dhe këtu përpara jush qëndron një grua e tillë, theksoi Iljana Jotova, duke iu drejtuar Desi Stefanovës: “Ti e transmeton një traditë përmes brezave. Kur fituat konkursin e parë përpara BBS, kur i pyesin “ çfarë ju tërhoqi dhe ju shtyu të këndoni këngë bullgare?”, ato të cilat këndojnë në korin tënd thonë vetëm dy fjalë: bukuria dhe harmonia. I detyrove të vishen në veshjet tona popullore, të mund të hyjnë në shpirtin e pasur të bullgarit dhe më e rëndësishmja – të dinë se, diku në Evropë dhe në botë ekziston një popull – jo shumë i madh, por me histori shumë të pasur, me shpirt edhe më të pasur dhe të madh. Të uroj rrugë të mbarë dhe do të doja të të lus ty si dhe të gjithë të tjerët, të cilët mundën të vijnë sonte: Na ndihmoni me të gjithë ndikimin tuaj, të cilin e keni në vendet në të cilat jetoni, kuptohet se me ndihmën e madhe dhe ambiciet e institucioneve bullgare, më në fund të mund të realizojmë një ëndërr prej kohe – të bëjmë një Institut Ndërkombëtar për Gjuhën Bullgare. Siç është Instituti Servantes, Instituti Britanik, siç është Instituti Francez për gjuhë dhe kulturë, që të mund traditat, zakonet, këngët tona të shpërndahen akoma më shumë dhe të mësohet gjuha e bukur bullgare.”
Desisllava Stefanova iu a kushtojë dekoratën e dhënë nënave, gjysheve dhe stërgjysheve tona, dhe citoi një nga koristet në korin e drejtuar prej saj: “Kur këndoj, sikur kryej ndonjë veprim të shenjtëruar. Sikur tingulli im mund të shërojë të sëmurët, bile të ndajë atomin. Kurse fryma, të cilën e krijojnë këngët në korin tonë është mahnitëse – ne jemi si një familje gjenetike tepër e larmishme, e bashkuar nga ndjenja e madhe se po e zbulojmë botën bashkërisht.”
“Dua t’ju ftoj pikërisht në këtë moment të mendoheni se kur për herë të fundit e keni provuar ndjenjën, se po e zbuloni botën në këtë moment, ose se mundeni të ndani atomin. Dhe t’ju bind se, nënat, gjyshet, dhe stërgjyshet tona e kanë provuar çdo herë, kur kanë kënduar. Dhe kanë kënduar, që të ndajnë atomin, dhe të shërojnë, dhe të sjellin pranverën, të sjellin shiun. Ia kushtoj këtë dekoratë të shkëlqyer, të cilën Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit e organizon për gra si unë, nënave, gjysheve dhe stërgjysheve tona, për shkak të të cilave ne jemi këtu sot. Dua t’ju them se kam një fat të madh, të jem e dhuruar me një zë kaq të madh. Kurse njerëzit pa zë janë më të mjerët. Dhe ne, në shoqërinë tonë të sotme mund të ndihemi pa zë, por që të gjithë mund të këndojmë, të flasim, bile dhe të bërtasim. Dua t’ju ftoj që të mos jeni pa zë, të mund të jemi zërin më të fuqishëm, të cilin mund ta dëgjojë Evropa, të jemi shumë krenarë për këtë të cilën e mbajmë në të kaluarën tonë dhe të shikojmë me guxim në të ardhmen, dhe të këndojmë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..