Presidenti Erdogan justifikoi goditjet me raketa në Siri
Sipas Turqisë sulmet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës të përqendruara në Siri, janë të drejta, sepse “nuk mund të mendojmë se përdorimi i armëve kimike nga ana e regjimit të Asadit mund të mbetet pa përgjigje” - tha presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan. Presidenti e bëri këtë deklaratë pasi diskutoi çështjen me kryeministren britanike Theresa May. Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım i cilësoi sulmet kundër Sirisë si një “hap pozitiv”, por shtoi se ka shumë punë për të bërë për arritjen e paqes së qëndrueshme.
Serbia shpalli neutralitet ushtarak në lidhje me sulmet me raketa kundër Sirisë
Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi para Ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott, se Serbia do t’i përmbahet politikës së neutralitetit ushtarak në këtë situatë me goditjet e SHBA-së dhe aleatëve të tyre në Siri. Këtë pozitë kreu i shtetit e zuri pas ftesës e Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë, që ajo të marrë pjesë në hetimin në qytetin sirian Duma. Hetimi zhvillohet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Serbia e dënon përdorimin e armëve kimike kudo në botë, por si një shtet i vogël, nuk dëshiron të marrë pjesë në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha , shpjegoi presidenti Vuçiç. Më herët ai komentoi se sulmet me raketa të SHBA-së, Britanisë së madhe dhe Francës u ngjajnë shumë bombardimeve të Jugosllavisë.
Shqipëria dhe Kosova përkrahin veprimet e aleatëve kundër regjimit të Asadit
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shpalli se Tirana e mbështet ndërhyrjen ushtarake të aleatëve perëndimorë kundër regjimit kriminal të Bashar Al Assad. “Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleateve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi, i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, shprehet Meta në mesazhin e tij. Me pozitën e presidentit u solidarizuan gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme dhe Partia Demokratike opozitare. Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në Prishtinë gjithashtu i përkrahin goditjet me raketa në Siri. Sulmet kimike kundër qytetarëve nuk mund të justifikohen dhe përpjekjet e shteteve demokratike për të vendosur paqe në këtë shtet është diçka e domosdoshme – nënvizoi Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Gjukanoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi
Ish kryeministri dhe ish presidenti i Malit të Zi, i cili është lider i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç shpalli fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të cilat u zhvilluan të dielën. Ai premtoi aderimin e shtetit në BE para përfundimit të mandatit të tij. Gjukanoviç fitoi në raundin e parë me 54% prej votave. 56-vjeçari ekonomist e ndau Malin e Zi nga Serbia në vitin 2016 dhe vitin e kaluar shteti i tij u bë pjesë e NATO-së. Tani objektiva e presidentit të ri është perspektiva evropiane dhe për arritjen e saj mund të mbështet në përkrahjen e komuniteteve kroate, shqiptare dhe boshnjake, të cilat përbëjnë 15% të votuesve, pohojnë vëzhguesit politikë.
Zaev: Emri i ri vetëm për përdorim ndërkombëtar pa ndryshimin e Kushtetutës
Maqedonia dhe Greqia kurrë nuk kanë qenë aq afër zgjidhjes së kontestit të vjetër për emrin e shtetit, por ato akoma kanë disa pika të mosmarrëveshjes për sa i përket amendamentit kushtetues, të lidhur me përdorimin e emrit të ri, tha kryeministri Zoran Zaev. Është arritur përparim për shumicën e çështjeve kontradiktore, por akoma ka disa paqartësi. Pala greke dëshiron që emri i ri të përdoret nga të gjithët (erga omnes), kurse pala maqedonase insiston që ai të përdoret vetëm jashtë Maqedonisë dhe kështu nuk duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë, sepse përdorimi i brendshëm i emrit nuk ka të bëjë me Greqinë, saktësoi Zaevi.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..