Më 16 prill të vitit 1925 u krye atentati më i përgjakshëm terrorist në historinë tonë – atentati në Katedralen “Shën Nedelja” në Sofje. Organizator ishte krahu ultra i majtë i Partisë Komuniste Bullgare, e cila pas vitit 1923 u ndalua me vendim të gjyqit. Megjithëkëtë aktivistët e saj vazhduan të zhvillojnë veprimtari ilegale dhe me urdhër të Kominternit iu përgjigjeshin ndalesës me dhunë. Plani i atentatit parashikonte që në radhë të parë të vritet një burrë shteti me post të lartë, shërbesa e varrimit të të cilit të mbledhë elitën politike dhe ushtarake në kishën “Shën Nedelja”, në mënyrë që që sulmi të ketë një efekt akoma më të madh. Kështu shteti do të lihej pa udhëheqje dhe në vend situata do të bëhej kritike, gjë nga e cila Partia Komuniste mund të përfitonte.
U vranë më se 150 veta, të plagosurit ishin më se 500. Më vonë nga plagët vdiqën më shumë njerëz dhe kështu numri i viktimave tejkaloi 200 veta. Rastësisht të gjithë anëtarët e qeverisë u shpëtuan me plaga të lehta. Mbreti Boris III nuk ishte në kishë. Dy ditë para kësaj u organizua një atentat kundër tij në Grykën Arabakonak dhe ditën e atentatit 16 prill 1925, Të Enjten e Madhe, ai asistonte në varrimin e bashkudhëtarëve të tij. Kjo ditë e zezë Bullgaria humbi shumë personalitete të denja dhe të shquara. Vdiqën 12 gjeneralë, 15 kolonelë, 7 nënkolonelë, 3 majorë, 9 kapitenë, 3 deputetë, shumë qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë.
Ndër viktimat ishte edhe Nedjallko Kollushev – një diplomat i përgatitur mirë me ide prej rilindësi. Tërë punën e vet në fillim të shekullit XX ai ia kushtonte kauzës kombëtare për bashkimin e të gjitha trojeve të populluara me bullgarë në kufijtë e shtetit.
“Në vitin 1903 ky njeri udhëtonte në Shqipëri, shfaqte interes ndaj Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, ndërsa në vitin 1906 u emërua përfaqësues bullgar në kryeqytetin e Malit të Zi Cetine – shpjegon doktorja Ilijana Ilieva, autorja e monografisë “Çështja shqiptare përmes këndvështrimit të diplomatëve bullgarë (1908-1912)” dhe studiuesja e veprimtarisë diplomatike të doktorit Nedjallko Kollushev.
“Ai ishte rilindës dhe posedonte një këndvështrim prej rilindësi. Mendonte, se ky kufi nga afro 400-450 kilometra midis etnosit bullgar dhe atij shqiptar ishte me rëndësi. E kishte të qartë se me shqiptarët kurrë nuk kemi pasur kontradikta, se ata kanë një qëndrim pozitiv ndaj bullgarëve dhe kjo mund të shfrytëzohet në interes të çështjes kombëtare bullgare. Ai udhëtonte pa u ndërprerë, mbante kontakte me “shefët”, siç i quan në raportet shqiptarët e shquar në krye të fiseve, njerëzit e arsimuar shqiptarë, që udhëtonin në Evropë. Krijonte lidhje, të cilat sipas meje asnjë diplomat tjetër nuk arriti t'i krijojë me përmasa të tilla, siç e bënte këtë Nedjallko Kollushevi” – tregon doktoja Iliana Ilieva.
Dëshira e doktorit Kollushev ishte të shfrytëzohet energjia e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare në dobi të interesave tona kombëtare në Maqedoni. Ai punonte pa u ndërprerë për krijimin e kushteve për bashkëpunim aktiv midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Mirëpo, Bullgaria mbeti vëzhguese pasive të proceseve në trojet shqiptare. Dhe sipas mendimit të doktores Ilieva kjo pozitë pasive dhe soditëse e qeverive bullgare kushtëzohej dhe udhëhiqej nga interesi shtetëror.
Për fat të keq pas 16 prillit të vitit 1925 personaliteti i diplomatit të përkushtuar Nedjallko Kollushev u zhytë në harresë. Monografia e doktores Ilijana Ilieva zbulon punën e tij të madhe, së cilës ai iu kushtua jetën me një entuziazëm prej rilindësi. Puna e tij e deri më sot mund të jetë shembull për një veprimtari të përkushtuar diplomacisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..