Me dy ekspozita në Pallatin Kombëtar të Kulturës filloj edicioni i tetë i festivalit SOFJA ART FEST I LETRËS. Asociacioni Botëror i Autorëve, të cilët punojnë me letër / IAPMA/ do të ketë këtu kongres të vet, i cili do të shoqërojë festivalin.
Tani për tani një festival i tillë zhvillohet vetëm në Bullgari, duke qenë “mik” me ekspozita edhe në shtete të tjera. Daniella Todorova, kuratore e festivalit dhe ajo vet piktore, tregon sesi ka lindur ideja. Përpara viteve ekspozitat e artit prej letre kanë qenë episodike dhe në një rreth mjaft të ngushtë. Daniella dhe bashkëshorti i saj Todor Todorov vendosin të organizojnë diçka më të gjerë. Suksesi ka qenë mjaft i madh.
“Në fillim ne shpjegonim se çfarë është kjo, kurse njerëzit na pyesnin; a janë mbeturina këto...qe një situatë gazmore – tregon Daniella. Tanimë shikojnë se, ky është një art me një potencial të madh, i cili tërheq dhe autorë të shumtë, të cilët nuk janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me të. Por përmes gjuhës së tij shprehin ide dhe koncepte të veçanta.”
Sivjet SOFJA ART FEST I LETRËS i kushtohet Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, për shkak të së cilës u hap në Pallatin Kombëtar të Kulturës me një ekspozitë të madhe: “Aty tregojmë pjesën më përfaqësive nga festivali, me fokus bazë – Bullgarinë. Çfarë i ka dhënë vendi ynë botës, çfarë është tani dhe çfarë ka ndërmend të jetë, cilat janë qëllimet e saj. Dhe prandaj ekspozita quhet “E kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja.”
Në edicionet e deritanishme të festivalit SOFJA ART FEST I LETRËS kanë qenë të prezantuar 35 vende, kurse sivjet priten krijues prej 43 shteteve. Asociacioni Botëror i Autorëve, të cilët punojnë me letër do të mbledhë për kongresin në Sofje gjatë muajit maj 250 anëtarë të vet. Programi përfshin leksione dhe seminare, kurse ekspozita organizohen në galeritë prestigjioze të kryeqytetit deri më 16 qershor. Festivali tanimë kishte një prezantim “në avantazh” më 5 prill në Finlandë, kurse iniciativat në shtete të tjera do të vazhdojnë deri në muajin nëntor.
Një nga qëllimet ambicioze të festivalit dhe të shfaqjeve të tij jashtë shtetit është të prezantojë Bullgarinë dhe trashëgiminë e saj kulturore në një mënyrë moderne, për të cilën tanimë është grumbulluar një përvojë serioze. Vet krijimet shpesh janë të frymëzuara prej periudhave të ndryshme historike, vendeve dhe artefakteve. Në ekspozitat zakonisht prezantohen dhe produkte digjitale – filma dhe video. Ato zakonisht janë në gjuhën angleze, kurse tani përgatiten dhe me titra japoneze dhe portugeze, që të mund të prezantohen në vende, në të cilat gjuha angleze nuk është dhe kaq e njohur.
“Kur diçka është një objekt muzeor, njerëzit nuk guxojnë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë të komunikojnë me të. Derisa arti modern është më të zhdërvjellët, më sfidues dhe në këtë mënyrë e fton spektatorin të hyjë në ndonjë farë marrëdhëniesh të përbashkëta, provokon pyetje të shumta. Në fakt të gjitha këto ekspozita zakonisht i shoqërojmë me leksione dhe prezantime, kështu që Bullgaria bëhet një mike e madhe e një pjese jashtëzakonisht të madhe njerëzish të cilët nuk kanë ardhur tek ne, dhe bile sado absurde që të tingëllojë, edhe nuk kanë dëgjuar për vendin tonë” – thotë Daniella Todorova.
Dhe akoma fakte të tjera për festivalin e artit prej letre: Ai organizohet nga Fondacioni “Amateras”. Një nga partnerët e rëndësishëm është Bashkia e Kryeqytetit, me qenë se ART FESTI I LETRËS është një pjesë nga Kalendari Kulturor i kryeqytetit dhe nga vet krijimi i tij bashkia është një organizatë përkrahëse. Ministria e Punëve të Jashtme merr pjesë në përgatitjen e shfaqjeve jashtë kufirit, me institutet e veta kulturore dhe me ambasadat në Finlandë, Kosovë, Japoni, Izrael, Brazil. Parashikohen ekspozita po kështu në Republikën e Koresë, Maroku dhe Kinë. Sivjet partner bazë është dhe Asociacioni Botëror i Autorëve, të cilët punojnë me letër, bashkë me një sërë kompanish private dhe partnerë mediatik.
“Do të thosha, se festivali gëzon shumë dashuri dhe përkrahje. Kuptohet, se gjithmonë ka gjëra të cilat nuk arrihen, por kjo nuk është e rëndësishmja. E rëndësishmja është se gjërat rastisin, se njerëzit janë të lumtur dhe se ka një reflektim të madh kudo”, thotë në përfundim Daniella Todorova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...