Qeveria maqedonase i mbijetoi mocionit të parë të mosbesimit
Iniciativën për mocionin e mosbesimit e dorëzoi në Kuvend partia opozitave VMRO-DPMNE para festave të Pashkëve dhe arsyet për të janë marrëdhëniet që i ka qeveria aktuale maqedonase me Bullgarinë dhe Greqinë. 62 deputetë nga të gjithë 120 anëtarët e kuvendit votuan “kundër”, 40 votuan “pro”. Mocioni ishte sprova e parë për programin e reformave të Zoran Zaevit dhe për politikën e tij të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë dhe Greqinë, të cilat janë hapa të domosdoshme për aderimin e shtetit në BE dhe NATO. Sipas VMRO-DPMNE-së Traktati i Fqinjësisë së Mirë, i nënshkruar me Bullgarinë dhe i ratifikuar nga Parlamenti maqedonas gjatë janarit të këtij viti është i dëmshëm për Maqedoninë. Partia akuzon qeverinë edhe për mungesën e strategjisë në negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së kontestit të emrit të shtetit, i cili është i hapur që nga viti 1991.
Kritika kundër Rumanisë, të lidhura me legjislacionin e saj për sistemin e drejtësisë
Në raportin e tij për Rumaninë Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GREKO) pranë Këshillit të Evropës tregoi shqetësimet e tij serioze për sa u përket disa aspekteve të legjislacionit të drejtësisë, të miratuar para pak kohe, dhe në lidhje me amendamentet e Kodit Penal, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare. GRECO i bëri thirrje Rumanisë të propozojë një variant të ri të reformave në fjalë dhe të mos bëjë amendamente në legjislacionin penal, të cilat mund të ndikojnë negativisht aftësitë e shtetit për luftimi e korrupsionit.
Më 15 prill në Malin e Zi do të zhvillohen zgjedhje presidenciale
Më 15 prill në Malin e Zi do të ketë zgjedhje presidenciale, balotazhi eventual do të zhvillohet dy javë më vonë, nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50% prej votave në raundin e parë. Presidenti i tanishëm Filip Vujanoviç ishte në këtë post 10 vjet (dy mandate), pasi Mali i Zi u bë shtet i pavarur. Ai tashmë nuk ka të drejtën të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Kandidatët për vendin e tij janë shtatë, ndër të cilët është ish-Kryeministri i shtetit Milo Gjukanoviç
10 vjet burgim për Vojislav Sheshel, por ai nuk do të qëndrojë më në burg
Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës për çështjet për ish-Jugosllavinë ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim. Me vendimin e tyre magjistratët e shfuqizuan vendimin e mëparshëm që ishte në favor të nacionalistit serb. Dhoma e Apelit vendosi se gjyqtarët e shkallës së parë nuk kanë vlerësuar drejtë provat e paraqitura për krimet e shovinistit serb, të kryera kundër njerëzimit në kohën e luftërave, që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, në fillimin e viteve të 90-a. Mirëpo për krimet e tij kundër boshnjakëve dhe kroatëve ai nuk do të qëndrojë pas hekurave asnjë ditë më shumë, sepse deri tani ai ka qëndruar në paraburgim 12 vjet – gjatë kohës së procesit të parë gjyqësor.
Ministri Koxias: Greqia nuk do ta njohë Kosovën
Ministri grek i punëve të jashtme Nikos Koxias tha në Beograd se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dike saktësuar se përfaqësia kosovare që do të hapet në Athinë do të jetë tregtare, jo diplomatike. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç falënderoi për përkrahjen e treguar për tërësinë territoriale të Serbisë. Vizita e Koxiasit në Beograd ishte pjesë e turneut të tij treditor ballkanik.
Agjentët e inteligjencës turke i kthyen në Ankara tre gjulenistë nga Afrika
Nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Hetimit të Turqisë (MIT) ndaluan në Gabon tre gjulenistë me poste të larta në organizatën FETO të Fethullah Gylen-it. Të ndaluarit në kryeqytetin Libreville janë dërguar në Ankara me një avion të inteligjencës turke dhe u janë dorëzuar organeve hetimore. Atyre u janë konfiskuar dokumente, që provojnë lidhjen e tyre me FETO, shuma të mëdha parash dhe pajisje të ndryshme elektronike. Njëri prej të ndaluarve – Osman Özpınar, ka qenë drejtori dhe koordinatori i shkollës turko-gaboneze në Libreville, kurse nga viti 2017 ka qenë koordinatori për çështjet arsimore dhe drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Dritës /Light Academy/ – një organizatë me seli në Keni.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..