Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Rekuiemi“ i Verdit do të tingëllojë në vigjiljen e Pashkës së Madhe

Dirigjenti Najden Todorov: “Ekipi i është një kombinim i mrekullueshëm prej orkestrës, korit dhe solistëve me famë botërore”

БНР Новини

Në vigjiljen e ditës më të trishtuar të Javës së Madhe (Të Premtes së Madhe) Kori Filarmonik dhe Filarmonia e Sofjes do të prezantojnë “Rekuiemin” e Xhzepe Verdit – një nga veprat emblematike të këtij kompozitori. Ideja e për këtë krijim lindi në vitin 1868, pas vdekjes së Xhoakino Rosinit. Me iniciativën e Verdit disa nga kompozitorët më të mëdhenj italianë u bashkuan për të krijuar një meshë përkujtimore, kushtuar kolegut të tyre të madh. Por vepra nuk doli në skenë. Pas kësaj Verdi vendosi të krijojë një “Rekuiem” të vet në kujtim të Rosinit. Një shtysë serioze për përfundimin e punës mbi të ishte lajmi për vdekjen e shkrimtarit Alesandro Mandzoni, ndaj të cilin Verdi ka pasur respekt të madh. Tek ne vepra është interpretuar shumë herë nga muzikantë dhe këngëtarë të ndryshëm.




Më shumë hollësi për performancën më 5 prill në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” mësojmë nga dirigjenti Najden Todorov:

СнимкаPër këtë koncert e zgjodhëm mbrëmjen e së enjtes dhe arsyeja është E Premtja e Madhe. “Rekuiemi” i Verdit, përveç se është një vepër i mrekullueshëm, e predispozon dëgjuesin për reflektim – për jetën tonë, për mënyrën, në të cilën mund ta ndryshojmë atë  për ta bërë më të mirë, për vlerën e secilit prej veprimeve tona dhe për pasqyrimin e tyre mbi ne dhe mbi njerëzit përreth. Secili prej nesh e ka arsyen e vet, motivin personal për bilanc shpirtëror. Posaçërisht në ditët para Pashkës. Vetë “Rekuiemi” duhet të prezantohet pikërisht në këto ditë të vitit dhe jam shumë i lumtur se e përfshimë në programin tonë pikërisht në kohën e duhur.”

Sipas Maestros Todorov ekipi është një kombinim i mrekullueshëm prej orkestrës, korit dhe solistëve të famshëm:

Ka njerëz, me të cilët jam takuar në punë dhe të cilëve u besoj shumë në rastet, kur nuk kam përvojë të drejtpërdrejtë personale. Kështu zgjodha solistët për  veprën e Verdit. Bashkë me disa prej tyre tashmë kam qenë në një skenë. Për mua gjithmonë është kënaqësi të punoj me sopranon Maria Cvetkova. Solistja tjetër Veselina Kacarova s’ka nevojë për prezantim. Por për mua kjo është hera e parë, në të cilën punoj me të. Akoma pas provës së parë isha mahnitur nga dhe i lumtur  me këtë që e dëgjova dhe e përjetova bashkë me të . Ajo është jo vetëm një këngëtare e përsosur, por me të punohet me lehtësi dhe kjo është me rëndësi për secilin dirigjent. Publiku do të dëgjojë si solist dhe tenorin Mario Melanini – një nga këngëtarët më të mirë italianë, me të cilët jam takuar. Gjithmonë kur kam mundësi zgjedh të punoj me të. E vlerësoj lartë jo vetëm për shkak të zërit të tij të shkëlqyer, por edhe për shkak të dijeve dhe aftësive të tij në fushën e muzikës vokale. Ai jo vetëm se ka dhunti, ai di se si t’i përdorë ato. Për sa u përket artistin tjetër Siril Roveri dhe zërin e tij bas – ai është një emër, të cilin e kisha parë shpesh në afishet e teatrove të mëdha operistike jashtë Bullgarisë. I besova rekomandimit të Veselina Kacarovës dhe jam i bindur se zgjedhja është e mirë. Për sa i përket Korit Filarmonik Kombëtar, më duket se vepra është shkruar posaçërisht për të. Jam i kënaqur se punoj përsëri me Filarmoninë e Sofjes – një nga orkestrat e mi më të preferuar. Muzikantët e saj sikur lexojnë mendimet dhe ndjenjat e mia.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD