Maqedonia pret këtë muaj rekomandim për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE
Qeveria maqedonase pret një rekomandim të qartë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, tha Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në lidhje me raportin e ardhshëm të KE-së për shtetin e tij, i cili do të shpallet më 17 prill.
Maqedonia mendon se i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, por procesi ishte bllokuar deri tani për shkak të pretendimeve të Greqisë, të lidhura me emrin e shtetit. Shkupi shpreson se pas rekomandimit për negociata, Maqedonia do të marrë dhe ftesë zyrtare për negociata deri në fundin e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila do të përfundojë në fundin e qershorit të këtij viti.
70% të maqedonasve nuk dëshirojnë që emri i Maqedonisë të përmbajë termin “Maqedonia”
Sipas studimit të fundit të Fondacionit për politikë të jashtme “Eliamep”, 71,5% i grekëve nuk pranojnë variant për emrin e fqinjës së tyre veriore, në të cilin të përdoret termi “Maqedonia”. Para dy vjetësh përkrahësit e këtij mendimi kanë qenë 57% prej të anketuarve.
Sot vetëm 22,5% i grekëve pranojnë termin “Maqedonia” në emër, kurse 6% nuk kanë qëndrim, apo nuk dëshirojnë t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje
Beogradi është zhgënjyer nga reagimet ndërkombëtare, të lidhura me Kosovën
Kryeministrja serbe Anna Bërnabiç deklaroi para televizionit RTS pas një bisede të gjatë me presidentin Aleksandër Vuçiç, se kurrë nuk e kishte parë atë aq të zhgënjyer nga reagimet e partnerëve të huaj, të lidhura me ngjarjet në Kosovë. Vetë Bërnabiç e cilësoi situatën në Mitrovicë si “shumë e rëndë” dhe tha se ajo gjithashtu është shqetësuar dhe e zhgënjyer. Nuk dëgjova asnjëherë dikush ta dënojë atë që u bë në Mitrovicë – janë fjalët e kryeministres serbe. Për sa i përket këtij rasti Beogradi dërgoi mesazhe në SHBA dhe BE, por ata përkrahën Prishtinën. Të hënën e javës së kaluar njësitë speciale të policisë së Kosovës hynë në sallën, ku zhvillonte një tubim i serbëve të Mitrovicës me Marko Gjuriç – shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe. Për disa orë Marko Gjuriq u mbajt në stacionin e policisë në Prishtinë, për t'u dëbuar më pas nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarës, ku i’u dorëzua autoriteteve të Serbisë.
Kosova reagoi kundër kritikave të Presidentit të Turqisë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj urdhëroi hetimin e deportimit të gjashtë gulenistëve nga Kosova, duke larguar nga detyra ministrin e brendshëm dhe kreun e inteligjencës për shkak të pjesëmarrjes së tyre në operacionin e zhvilluar pa dijeninë e tij, bashkë me organizatën kombëtare turke të hetimit. Pozita e Haradinajit provokoi kritikat e ashpra të presidentit turk Rexhep Erdogan, i cili parashikoi fundin e afërt të karrierës politike të kryeministrit të Kosovës. Në përgjigje Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha kategorikisht, se "Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ne respektojmë dhe nderojmë miqësinë që kanë shfaqur vendet mike. Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë këtë miqësi, por kjo nuk nënkupton se ne do të jemi vasal të tyre” – tha Limaj në Prizren.
Dorëheqje në policinë e Malit të Zi për shkak të sulmeve në Podgoricë
Drejtori i policisë në kryeqytetin malazez Podgoricë Slavko Stojanoviç dhe shefi i komisariatit në qendrën e qytetit Jovica Raçeviç dhanë dorëheqje, në lidhje me të cilat Ministria e Punëve të Brendshme shpjegoi se janë lidhur me sigurinë e keqësuar në kryeqytet. Në qendrën e Podgoricës javën e kaluar u vranë dy persona gjatë një sulmi. Mediat vendase e komentojnë këtë ngjarje me grindjet mes dy grupeve kriminele. Përsëri javën e kaluar një person ishte vrarë si rezultat i shpërthimit të një makine bombë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..