Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stenografi parlamentar Karamfill Matev: Stenografia nuk është një mjeshtri e vjetruar

БНР Новини

СнимкаNë se keni domosdoshmëri të shkruani me shpejtësi ligjërimin e ndonjërit, atëherë ndihmësi i pazëvendësueshëm është stenografia. Për magjinë e saj flet kryetari i Shoqatës Kombëtare të Stenografëve, Daktilografistëve dhe Operatorëve Kompjuterikë Karamfill Matev. Megjithëqë mbaroi për inxhinier, profesion të vet e ktheu pasionin e viteve shkollore – shkrimin me shpejtësi. Që kur ishte nxënës u bë kampion republikan dhe filloi të nxjerr fitime si stenograf parlamentar. Pak më vonë u bë udhëheqës i hallkës së stenografëve pranë Këshillit të Ministrave, ndërsa sot është stenograf parlamentar. Rekordi i tij nga 180 fjalë për minutë u përjetësua me medalje nga Kampionati Botëror i Stenografisë.

Domosdoshmëria e shkrimit stenografik në Bullgari lindi pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878. Atëherë u thirr Kuvendi i parë i Madh Popullor, i cili miratoi një nga kushtetutat më moderne në Evropë – Kushtetuta e Tërnovos. Diskutimet e përfaqësuesve popullorë regjistroheshin nga njerëz të cilët zotëruan shkrimin e zakonshëm. Pasi lindën mosmarrëveshje përsa i përket regjistrimit të ligjërimit të deputetëve, u miratua vendim të emërohen stenografë. Pasi në Bullgari nuk kishte specialistë të tillë, ftuan sllovenin Anton Bezenshek, tregon Matevi dhe vazhdon:

Mbi bazë të stenografisë gjermane të Franc Gabellsbergerit ai ishte bërë stenografinë sllovene dhe serbokroate.

Gjatë vjeshtës së vitit 1879, pasi krijuan stenografinë bullgare, Bezenshek dhe miku i tij Irzhi Proshek u bënë stenografët e parë në Bullgari. Ata mësuan në shpejtësi të shkrimit edhe bullgarët e parë, të cilët e përvetësuan këtë profesion. Para kohe Shoqata e Stenografëve bëri propozim që në Slloveni të ngrihet një monument i stenografit Bezensheki tregon Karamfill Bezenski dhe vazhdon:

Doli që vet sllovenët nuk e njohin mirë Bezenshekun dhe veprën e tij të madhe, sepse pjesa më e madhe e jetës ai e kaloi në Bullgari, në qytetet Sofje dhe Pllovdiv. Në Bullgari në qendrën e qytetit Pllovdiv ka një monument të këtij slloveni. Vendosëm lidhje me Shoqatën Kulturor Arsimore “Bezenshek” në vendlindjen e tij në Slloveni. Si rezultat sot në Slloveni ka një kopje të monumentit dhe barelievit bullgar të Bezenshekut punuar nga skulptor bullgar.”

Снимка

Ndër figurat emblematikë të cilët zotëronin stenografinë ishin poetët Pejo Javorov dhe Dimço Debeljanov. Ky i fundit ishte edhe stenograf parlamentar. Karamfill Matev bashkë me stenografen Violeta Bozhkova lexuan fund e krye shënimet prej stenografi të poetit Javorov. Çfarë është kjo stenografia dhe pse ajo është një shkrim aq i përshtatshëm për regjistrim të shpejtë, shpjegon bashkëbiseduesi:

Stenografia është një alfabet i ri me vijë më të shkurtër të shkrimit. Në të shfrytëzohen simbole dhe shenje speciale – sigla. Ato japin mundësi të shkruhet ligjërimi i njeriut me shpejtësi, ose përafërsisht 120 fjalë për minutë.

Stenografia parlamentare është një punë e përgjegjshme, sepse në parlament diskutohen dhe miratohen ligjet. Kjo kërkon një përqendrim maksimal që të mos lejohet shtrembërim të diskutimeve të deputetëve. Stenografët regjistrojnë edhe atmosferën në sallë, si replika, të cilët shpesh nuk hyjnë në fonogramet. Për punën e përditshme Karamfill Matev tregon:

Në parlament puna jonë në sallën plenare zgjatet 15 minuta. Pas kësaj fillojmë të deshifrojmë atë të cilën e kemi shkruar. Pas deshifrimit, duhet të kontrollojmë atë të cilën e kemi shkruar që të regjistrojmë më saktë diskutimet e zhvilluara përderisa do të ishim në sallë.

Снимка

Stenografët bullgarë ndihmuan për renditjen e tastierave sipas standardit shtetëror bullgar.

Fillimisht stenogramet deshifroheshin me shkrim dore. Makinat e para të shkrimit të importuara tek ne ishin të firmave të ndryshme dhe me tastiera të llojllojshme. Atëherë stenografët parlamentarë u mblodhën dhe krijuan një tastierë unike sipas standardit shtetëror bullgar. Ajo u aplikua në dhjetor të vitit 1907 dhe shfrytëzohet edhe më sot.

Në të kaluarën bullgarët ishin kampionë botëror të daktilografimit dhe stenografisë. Mirëpo, sot stenografia mësohet vetëm në disa shkolla. Një nga vendet ku jepen mësime falas të stenografisë është Shoqata e Stenografëve. Anëtarët e saj janë të bindur, se stenografia nuk është një gjë e vjetruar, por do të ketë aplikim edhe në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD