Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qëndistaria në Sofje dhe në rajon

БНР Новини

Në Sofje u hap ekspozita me titull “Qëndistaria në Sofje dhe në rajon”, kushtuar 90 vjetorit nga themelimi i Muzeut Historik Regjional në kryeqytet. Ekspozita e përkohshme prezanton trashëgiminë e pasur prej qëndisjeve, të punuara nëpër fshatrat rreth Sofjes, të cilët më pas shpërndahen si modele në të gjithë regjionin. Për ekspozitën janë zgjedhur shembuj nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20. Më shumë për qëndisjet e Sofjes dhe për ngjyrat e tyre dhe stolisjet tregon kuratorja e ekspozitës Katelina Pavllova:

“Qëndistaria e Sofjes është një pjesë nga qëndistaria bullgare dhe si e tillë është pjesë nga trashëgimia jonë kulturore dhe historike. Ajo ka një ngjyrë të kuqe si verë, që quhet “svilenica”. Kjo është një lloj zbukurimi i cili është punuar  në të kaluarën më të largët nga mëndafshi i prodhuar dhe i ngjyrosur në shtëpi dhe që aty mban dhe emrin /”svilla”-mëndafsh/ pavarësisht se gjatë shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit të 20 qëndistaret  kanë përdorur kryesisht  fije prej pambuku dhe prej leshi.

Shembujt më të vjetër e të ruajtur të qëndisjes së Sofjes
Rozeta me tetë gjetheKarakteristike për qëndisjen e Sofjes është fakti se ajo, në variantin e vet tradicional është e vendosur mbi mëngët e këmishëve të grave nga supi lart deri tek kyçi i dorës. Tipike janë dhe rombet si dhe katroret me lule si dhe motivet e kafshëve, të vendosur në mënyrë horizontale dhe diagonale mbi mëngë. Shumë interesant është përdorimi i rozetës me tetë gjethe ose tetë shenja, dhe kthimi i saj në një yll me tetë cepa ose “ellbetica”, që po kështu është një motiv tepër karakteristik për regjionin e Sofjes”.

СнимкаDeri në ditët tona nuk kanë arritur që të gjitha qepjet, të përdorura dikur nga qëndistaret e Sofjes. Disa janë të humbura, të tjerë janë të vështirë për t’u kuptuar, me qenë se stofrat mbi të cilat janë vendosur dhe të qëndisur janë shumë të dëmtuara nga kalimi i kohës dhe nuk duket se që ku ka kaluar peri.

Tani përdoren rreth 20 lloje qepje, prej tyre 5 ose 6 janë më të përhapura - tregon Antoaneta Tolltukova, e cila është një nga qëndistaret, të cilat mbledhin informatë për qëndisjen tradicionale të Sofjes dhe për specifikat e saj në regjionet e veçanta, që të mund ta mësojnë dhe ta ruajnë për brezat.

Jo kryqi është sythi bazë në qëndisjen bullgare, por sythi “i pjerrë”. Kryqi është i sjellë pas Çlirimit nga robëria osmane dhe hyn në Bullgari si një mënyrë moderne në qëndistari.

СнимкаPër diçka tjetër moderne në qëndisjen e Sofjes gjatë atyre shekujve , mësojmë nga Ani Joveva-një qëndistare dhe modiste:

“Veshjet e zeza janë veshje të reja në fillimin e shekullit të 20. Ato paraqiten, pasi fillojnë të funksionojnë shkollat ekonomike dhe në to fillojnë të mësojnë dhe vajza, të cilat mësohen ti punojnë. Ngjyra është e ndikuar nga moda perëndimore, rrobat janë të punuara prej materialeve dhe stofrave të cilët janë më të rinj dhe tanimë nuk janë të punuar me dorë. Dhe tanimë në veshjet e reja moderne janë të futura elemente nga veshjet popullore”.

Dhe nga tendencat moderne atëherë drejt tendencave moderne sot. “Qëndistaria në Sofje dhe në rajon” është një ekspozitë, e cila merret jo vetëm me traditat, por po kështu dhe me inovacionet dhe eksperimentet prej dizajni në fushën e artit të qëndisjes dhe të aplikimit.

“Në kohën e sotme shumë dizajnerë të rinj bullgarë bëjnë koleksione prej rrobave sportive dhe të përditshme, zbukurimi i të cilave është prej qëndisje - thotë kuratorja Katelina Pavllova.- Preferencat e tyre janë të lidhura me ngjyrat ose me figurat gjeometrike të qëndisjeve të Sofjes. Rombi po kështu është i dashur dhe përdoret në koleksionet e këtyre dizajnerëve.”

Një shembull janë fustanet e shkëlqyera të krijuara nga dizajnerja e re, e talentuar e cila tanimë e ka dëshmuar veten e në rrethet e modës jo vetëm në Bullgari Morjana Filipova. Ato janë të zbukuruara me motive të punuara me dorë, të cilat qenë treguar në ekspozitë. Mund të shikohen dhe aplikime të tjera moderne të qëndisjes së Sofjes - mbi rroba, mbi mbulesa, çanta, byzylykë.

Снимка

Qëndisja e Sofjes është ruajtur gjatë shekujve dhe vazhdon të ekzistojë  dhe të zhvillohet. Ajo “kujton”. Mban mend ngjyrat, mban mend motivet, mban mend pozicionin, mban mend sythin, mban mend autorin e vet. Dhe do të mbetet për brezat në sajë të talentit të qëndistareve bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD