Safet Halid nga fshati Zarica rrethi i qytetit Silistra mori në shtëpinë e tij pesë lejlekë të ngrirë, kurse shembullin e tij e ndoqën akoma dhjetëra njerëz të tjerë, të cilët mblodhën akoma shumë shpendë të tjerë të ngrirë, i vendosën pranë vatrave dhe sobave të shtëpive, bile dhe mbi krevatet e tyre. Lajmi për të mirën e bërë kaloi përmes të gjithë vendit.
Doktori Rusko Petrov është nisur që në mëngjes herët që të vizitojë mbi 20 vendbanimet, në të cilat njerëzit e mëshirshëm kanë mbledhur lejlekët nëpër shtëpitë e tyre. Aty nga dreka e gjejmë në rrugën me dëborë drejt fshatit Zarica –bashkë me një kolegun e tij tjetër nga Qendra për shpëtimin e kafshëve të egra pranë organizatës ambientaliste “Ballkani i Gjelbër” në qytetin Stara Zagora. Ai tanimë ka mundur të vizitojë disa fshatra.
"Tani jemi në komunën e Dullovos – këtu gjetëm 22 lejlekë dhe vetëm një prej tyre është shumë i dobët, prandaj do ta transportojmë në qendrën tonë të shpëtimit me automobilin tonë të specializuar – tregon doktori Rusko Petrov , i cili është një menaxher operacioni i qendrës shpëtimtare. Përpara kësaj qemë në rajonin e qytetit Shumet, ku bashkë me kolegët nga Inspektorati Rajonal i Mjedisit në qytetet shkuam nëpër fshatrat Kliment dhe Naum. Aty kishte përgjithësisht 21 lejlekë – 19 në gjendje të mirë dhe 2 me krahë të dëmtuar. Pas kësaj shkuam në fshatin Braniçevo dhe aty pamë 14 lejlekë në një gjendje të kënaqshme dhe një hut shzumë i ngrirë. Shpendët në gjendje jo të mirë do t’i transportojmë në qendrën tonë, sepse kanë nevojë për kujdes të specializuar."
Njerëzit i kanë pranuar lejlekët në shtëpitë e tyre me zemra të hapura dhe vazhdimisht kujdesen për ta. Por sipas veterinarit kujdeset e tepruara gjithashtu mund të rrezikojnë jetën e shpendëve, sepse ata janë kafshë të egra të cilat nuk janë mësuar me praninë e njerëzve.
"Biseduam me njerëzit për këtë se duhet t’i venë lejlekët në vende, ku nuk shkojnë vazhdimisht njerëz – sqaron doktori Rusko Petrov. Prandaj po mundohemi që pjesën më të madhe të shpendëve t’i nxjerrim nga shtëpitë dhe t’i mbledhim në një vend ose në dy vende në fshatrat e ndryshme - në bashkitë apo atje ku ka mundësi. Është mirë që për lejlekët të përgjigjen kryetarët e bashkive ose zëvendëskryetarët e bashkive dhe vetëm një njeri të hyjë tek ata njëherë në ditë, për t’u siguruar ushqim dhe ujë."
Vet doktori siguroi 420 kilogramë peshk për lejlejkët dhe në çdo një vendbanim, në varësi nga numri i shpendëve la nga kaq ushqim, që do të mjaftojë për 1 javë – pikërisht derisa të vijë koha e ngrohtë dhe lejlekët të mund të fluturojnë.
Doktori Rusko Petrov thotë se, çdo vit gjatë kësaj kohe në Bullgarinë Verilindore ka dëborë dhe lejlekët janë mësuar të mbijetojnë në kushte më të egra. Problemi kësaj radhe ka ardhur nga ngrica në rajonin e qyteteve Dullovo, Silistra, Ruse dhe Shumen, për shkak të së cilës shpendët kanë ngrirë dhe kanë pasur nevojë për ndihmë – disa ditë duhet të qëndrojnë në të ngrohtë, të ushqehen dhe pas kësaj të lihen të lirë. Dhe në qoftë se njerëzit nuk kishin ndërhyrë, mbase disa nga lejlekët nuk do të kishin mbetur gjallë.
Por, lejlekët nuk janë kafshët e vetme në telashe. Në qendrën e shpëtimit në qytetin Stara Zagora është plotë me pacientë, të cilët kanë nevojë për kujdese mjekësore dhe ngrohje. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit në telefonat e urgjencës janë pranuar mbi 300 sinjale për lejlekë në vuajtje.
"Nga Inspektorati Rajonal i Mjedisit – Shumen dhe Inspektorati Rajonal i Mjedisit – në qytetin Ruse shumë mirë dhe në mënyrë kompetente e kanë kryer punën e tyre, sepse kudo, ku ka pasur sinjal, kanë shkuar në vend – nënvizon doktori Rusko Petrov, në lidhje me komentet e bëra në internet me kritika drejtuar organizatave joqeveritare dhe organeve shtetërore. Ata gjithmonë janë në lidhje me ne dhe reagojnë për çdo një sinjal të dhënë prej nesh,u japin këshilla njerëzve sesi të veprojnë, që të mund të ndihen mirë kafshët në shtëpitë e tyre. Kurse për ndryshe – në qoftë se që të gjithë qytetarët duam që të ketë një larmi biologjike, duhet jo vetëm organizatat joqeveritare por dhe Inspektorati Rajonal i Mjedisit të ndihmojnë, duhet të përfshihen të gjithë njerëzit."
Njerëzit, të cilët i kanë pranuar lejlekët në shtëpitë e tyre si fëmijë të vet, shpresojnë që shpendët të krijojnë fole në oxhaqet e tyre. Por, bamirësit e tyre nuk duhet t’i konsiderojnë për mosmirënjohës, në qoftë se prapë së prapi fluturojnë. Sepse lejlekët kanë nevojë për një vendbanim më të përshtatshëm për ta, ku të mund të vegjlit e tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..