Një vajzë bullgare me një zemër të madhe u kthye në atdhe, që të njihet me vendin, ku ka lindur. Megjithëse jeta e saj është plot sfida dhe vështirësi, ajo vazhdimisht i ndihmon ata, të cilët kanë nevojë për përkrahje dhe dashuri.
Deri përpara dy vitesh Gabriella Permaul e vizitonte shkollën evropiane në Strasburg, por një ditë ajo vendosi se ka ardhur koha të njihet me njerëz të rinj dhe me një mënyrë të re të jetesës. Ajo nuk kishte dyshime se cilin vend të zgjidhte – atë të nënës së saj bullgare ose të atit anglez. Meqenëse ajo ka lindur në Bullgari, vajza zgjodhi pikërisht vendin tonë dhe mbërriti në atdhe. Sot ajo mëson në klasën e fundit të Gjimnazit të Parë Anglez në kryeqytet dhe punon shumë që t’i përballojë boshllëqet në arsim, rezultat i dallimeve mes dy sistemeve arsimore. Vajza ka shumë ëndrra për të ardhmen. Kjo që e dallon nga moshatarët e saj nuk është theksi i huaj, por dëshira e saj për t’i ndihmuar fëmijët, që nuk kanë pasur fatin e mirë të lindin të shëndetshëm.
Gabriella u njoh rastësisht me punën e shoqatës “Fëmija dhe Hapësira” dhe menjëherë u bë vullnetare në të ashtuquajturat “shtëpi familjare”, ku kujdesen për fëmijët me çrregullime. Në disa prej tyre fëmijët më të sëmurë marrin ndihmë në vazhdim të njëzet e katër orëve, kurse në disa të tjera kalojnë një pjesë prej kohës së tyre duke u marrë me gjëra më të ndryshme.
“Më pëlqen shumë t’i ndihmojë njerëzit dhe kur para dy vitesh u njoha me shoqatën, i thash vetes se desha të bëj diçka të mirë në jetën time dhe të kujdesem për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë – na tregon Gabriella. - Kur shkoj te fëmijët, ata më mirëpresin me përqafime dhe buzëqeshje, sepse janë shumë emocionalë. Ne argëtohemi së bashku – lexojmë, luajmë, por në të njëjtën kohë jam e vëmendshme dhe i vëzhgoj, që të mos rrëzohen dhe plagosen. Ata dëfrehen shumë, sepse njihen me njerëz të rinj dhe kështu e njohin botën e jashtme. Kur jam me ta, unë i shoh se sa të lumtur janë dhe kjo më stimulon për të vazhduar të shkoj atje.”
Përveç se kalon një pjesë prej kohës së saj në punë vullnetare, Gabriella është gjithashtu nënpresidente e klubit të shkollës People to people international – the Doves Chapter FELS. Pikërisht ajo është në thelbin e idesë për zhvillimin e një koncerti bamirës në ndihmë të fëmijëve, që kanë nevojë për kujdes të specializuar. Ai do të mbahet më 17 mars në klubin e kryeqytetit Mixtape.
“Kemi tri qëllime kryesore – thotë Gabriella. – Së pari duam që me këtë koncert t’i informojmë njerëzit për shoqatën “Fëmija dhe Hapësira”, për shtëpitë familjare dhe nevojën për ndihmë – në mënyrë vullnetare, apo në ndonjë mënyrë tjetër. Qëllimet tona të tjera janë grumbullimi i mjeteve për blerjen e karrocës së invalidit për një të ri nga shtëpia në lagjen “Sllatina”, si dhe për pushimet e fëmijëve, të cilat çdo verë ndihmohen financiarisht nga sponsorë të ndryshëm. Ne duam që ata të kalojnë mirë, të dëfrehen dhe të mendojnë vetëm për gjëra të bukura.”
Pasi erdhi për të banuar në Bullgari, Gabriella u ndesh me një mentalitet tjetër – të rinjtë janë më të afrueshëm, mbeten jashtë vonë në mbrëmje, derisa në Strasburg pas orës 20.00 nuk ka njerëz jashtë. Mirëpo, kjo që i bën asaj përshtypje më negative është pirja e cigareve dhe mosha e ulët e duhanpirësve, vetëm 12 vjeçar. Mirëpo, ka dhe shumë gjëra pozitive.
“Më thanë se arsimi në Bullgari është i një niveli shumë të lartë dhe do të kem vështirësi – thotë Gabriella. – Në fakt kjo është e mirë, por problemi është se në shkollë nuk ka disiplinë. Derisa në Francë disiplina është e rreptë, nxënësit i dëgjojnë mësuesit dhe i ndihmojnë në procesin e mësimdhënies. Në të vërtetë arsimi në Strasburg është i një niveli më të ulët, kurse këtu mësohen lëndë të specializuara mësimore dhe kjo më pëlqen, sepse çdonjëri ka nevojë për një kulturë më të gjerë. Kështu qe jam e kënaqur, megjithëse ndeshem me vështirësi në të gjitha lëndët mësimore.”
Pasi e mbaron shkollën Gabriella do të niset për në Britaninë e Madhe, që të provojë të realizojë ëndrrën e saj – të bëhet aktore. Megjithatë ajo thotë se Bullgaria gjithmonë do të luajë një rol të rëndësishëm në jetën e saj. “Kjo është vendlindja ime dhe unë dua të ndihmoj, megjithëse ende nuk e kam gjetur mënyrën.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..