Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spitalet bullgare para falimentimit

БНР Новини
Foto: arkiv

Shëndetësia në Bullgari përjeton një krizë të rëndë. Vet ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev kohët e fundit tha, se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të aplikohet një model krejt i ri i shëndetësisë. Ai do të zëvendësojë modelin ekzistues, i cili ka vërtetuar dhe vërteton paaftësinë e tij.

Si është e mundshme, që një sistem shëndetësor të jetë i mirë, në se 345 spitalet në vend kanë borxhe për më se 250 milion euro, ndërsa Arka Shëndetësore megjithë kuotat e detyrueshme dhe paratë suplementare buxhetore nga 200 milion euro, u ka borxh spitaleve të huaja nga 140 milion euro, gjysma prej të cilave janë detyrime të vonuara!? Sistemi është para shpërbërjes dhe kërcënon jetën dhe shëndetin e të gjithë 7 milionë bullgarëve. Tjetër është çështja, se prej këtyre 7 milion shtetasve, më se 1 milion nuk kanë sigurimet e detyrueshme shëndetësore. Megjithëkëtë shfrytëzojnë shërbimet mjekësore, sepse spitalet nuk e kanë të drejtën të refuzojnë ndihmë urgjente, edhe në rastet kur ajo nuk është e paguar nga Arka Shëndetësore Kombëtare. Në fakt në qendrën e të gjitha këtyre problemeve është menaxhimi i sistemit shëndetësor.

Buxheti i sistemit shëndetësor sivjet tejkalon 2.5 miliard euro dhe është më i lartë, se sa ai i vitit të mëparshëm me më se 200 milion euro. Në se këtyre mjeteve do t’u shtohen edhe pagesat e drejtpërdrejta të pacientëve për ilaçet ose për shërbime suplementare mjekësore, atëherë shuma arrin 4 miliard euro. Po i përmendim pagesat e drejtpërdrejta, sepse me sigurim ose pa sigurim shëndetësor, çdo bullgar i cili ka nevojë për ndihmë mjekësore ose për ndonjë medikament, gjithnjë duhet të paguajë nga xhepi. Arka shëndetësore nuk paguan më se gjysma e çmimit të medikamenteve. Mjekimi spitalor në teori paguhet nga Arka Shëndetësore, por në praktikë asnjeri nuk është i kënaqur. Pacientët protestojnë, se në spitalet kërkojnë para edhe për gjërat më të vogla. Spitalet nuk janë të kënaqur, se Arka nuk u rikthen atyre shpenzimet reale, sepse punon me çmime, disa prej të cilave janë të caktuara para nja dhjetë vitesh. Prandaj në praktik nuk ka ndonjë spital shtetëror ose bashkiak pa borxhe. Vetëm me një përjashtim të vogël, por tregues për të ashtuquajturin spital qeveritar, të cilin pushtetarët e financojnë me bujari të paparë.

Në praktikë del, se si spitalet, ashtu edhe Arka Shëndetësore janë të zhytur në borxhe, të cilat nuk mund të shlyejnë. Më shumë humbje pësojnë furnizuesit e spitaleve, të cilët me vonesë të madhe marrin paratë për medikamente dhe aparatura.

Ku fshihet problemi tregon shembulli me spitalet e shumta private në vend. Shumica prej tyre gjithashtu punojnë me Arkën Kombëtare Shëndetësore. Edhe atyre ajo u paguan më pak se sa kushton mjekimi i pacientëve. Mirëpo, nuk ka të dhëna për vështirësi financiare në spitalet private. Krahas kësaj të gjitha ato janë më moderne se sa ata shtetërorë, disponojnë aparaturën më moderne, tërhoqën doktorët më të mirë duke u paguar atyre rroga me të larta. Paratë, të cilat Arka Shëndetësore u jep spitaleve shtetërore dhe bashkiake mjaftojnë vetëm për rrogat. Dhe pasi shpërblimi aty është më i ulëta se sa në sektorin privat, kuadrot mjekësore braktisin spitalet shtetërore dhe bashkiake. Kështu spitalet janë të detyruar të kufizojnë përmasën e shërbimeve. Në fund të fundit formohet një rreth magjik – nuk ka para, sepse nuk ka shërbime, nuk ka shërbime, sepse nuk ka para.

Ministri i tanishëm i shëndetësisë dhe ish zëvendës ministër financiar Kirill Ananiev insiston që tërë sistemi i shëndetësisë shoqërore të ndryshohet, por nuk shpall detaje. Në se gjykohet nga karriera e tij, me siguri mund të pritet se në radhë të parë do t’u shpresojë ndryshimeve në politikën financiare dhe në menaxhimin e spitaleve.

Ndërsa dikasteret shëndetësore, të cilat akoma gjejnë forcë të punojnë megjithë pamjaftueshmërinë e parave dhe kuadrove, presin me padurim reformat e ministrit të 16-të të shëndetësisë brenda 18 viteve që nga fillimi i shekullit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD