Jean-Claude Juncker e dha Malin e zi si shembull për zgjidhjen e kundërshtimeve
Në kuadrin e vizitës së vet në Ballkanin Perëndimor Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker i bëri thirrje Kosovës për ta ratifikuar Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë. Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është një prej kushteve për udhëtime pa viza të shtetasve të Kosovës në Zonën e Shengenit. Juncker tha gjithashtu se “lidhjet midis Kosovës dhe Serbisë janë me rëndësi të madhe” për integrimin e tyre evropian. Para kësaj në Beograd ai i bëri thirrje Serbisë për ta zgjidhur kundërshtimet territoriale me Kosovën. Mirëpo, Mali i Zi meriton për të marrë komplimente për vullnetin e madh të shtetit për aderim në BE. “Për më pak se 12 vjet ju kaluat një rrugë të vështirë” – i lavdëroi malazezët Juncker dhe rikujtoi se shteti i vogël ballkanik është anëtar i OKB-së, FMN-së, OBT-së, kurse nga viti i kaluar, edhe i NATO-s.
Një protestë në Shkup hodhi poshtë një kompromis për emrin e Maqedonisë
Disa mijë veta protestuan në Shkup me thirrje ndaj qeverisë për t’u tërhequr nga bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e debatit shumëvjeçar për emrin e Maqedonisë. Demonstruesit kaluan që nga kisha kryesore ortodokse në Shkup afër Zyrës së BE-së, duke thirrur “Maqedonia!” dhe duke valëvitur flamujt kombëtarë, ndërsa një grup prej tyre e ndezi flamurin grek para Parlamentit. Në bisedimet në fjalë pala greke ripohoi se emri i fqinjit verior supozon pretenca territoriale ndaj regjionit grek Maqedonia, kurse pala maqedonase shprehu gatishmëri për ta ndryshuar emrin. Propozimet për emrin e ri janë Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Maqedonisë së Sipërme. Republika e Maqedonisë së Vardarit dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi).
Greqia lehtësoi kontrollin e kapitalit para daljes nga programi shpëtimtar
Qeveria greke lehtësoi kontrollin e kapitalit i cili u imponua gjatë verës së vitit 2015, kur e ardhmja e vendit në eurozonë ishte nën pikëpyetje. Ministria e Financave në Athinë deklaroi se e rrit tavanin për heqjen e parave nga 1800 euro në 2300 euro në muaj dhe u lejoi grekëve për të hapur llogari të reja bankare pa kufizime për herë të parë në verën e vitit 2005. Inspektorët e institucioneve evropiane dhe të FMN-së ndodhen në Athinë për kontrollin e fundit para skadimit të programit shpëtimtar gjatë gushtit.
Një përfaqësues i OKB-së shprehu shqetësime lidhur me pohimet për tortura në Turqi
Nils Melzer, raportues i posaçëm i OKB-së për çështjet e torturave, deklaroi se është i shqetësuar për pohimet se ka njerëz të arrestuar për dyshime se kanë pasur lidhje me predikuesin Fethullah Gjulen, i cili aktualisht banon në SHBA, ose me rebelët turq, për të cilët persona supozohet se i kanë pyetur, duke përdorur teknika të papranueshme, si rrahje, elektroshok dhe kërcënime. Sipas fjalëve të Melzerit “duket se nuk janë marrë masa serioze nga autoritetet për hetimin e këtyre pohimeve, ose për kërkimin e përgjegjësisë nga keqbërësit.” Turqia e akuzon Gjulenin se ka organizuar provën për grushtin e shtetit, i cili u dështua gjatë vitit 2016. Predikuesi i hodhi poshtë këto akuzime.
Autoritetet shqiptare sekuestruan 613 kg kokainë kolumbiane
Policia e Shqipërisë kapi 613 kg kokainë të fshehur në një kontenier bananesh nga Kolumbia. Kjo është sasia më e madhe e narkotikëve e ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Shteti është vendosur nën presion për ta forcuar luftimin e korrupsionit, kriminalitetit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, që të mund të aderohet me BE-në. Lënda narkotike ka mbërritur në portin e Durrësit nga Kolumbia, duke kaluar përmes Italisë dhe Maltës para dhjetë ditësh, ndërsa organet e rendit e kanë kontrolluar nga afër. Vlera e kokainës në treg arrin në 180 milionë euro.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..