Gjatë verës së vitit 2017 katër instrumentistë u mblodhën në një formacion me qëllimin e vetëm të prezantojnë lirisht konceptin e tyre për traditën muzikore botën tonë të globalizuar. Gërshetimin e tingëllimit etno ballkanik dhe botëror sugjeron edhe emri i projektit – një ide ambicioze, realizimi i së cilës kërkon cilësi jashtëzakonisht të larta prej instrumentisti dhe përvojë në gjinitë e ndryshme.
Në thelbin e formimit të grupit Glo Bal Kan Project është fyelltari virtuoz Nedjallko Nedjallkov. Ai është solist në Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, pjesëmarrës në shumë formacione ndërkombëtare. Gjatë vitit 2011 ishte pjesë e projektit të ekzekutuesit dhe studiues të njohur të muzikës mesjetare Zhordi Savall, i cili fitoi “Grami” në kategorinë “Ansambli i vogël i vjetër”. Të gjithë muzikantët pjesëmarrës në Glo Bal Kan Project janë improvizues të shkëlqyeshëm, të cilët brenda viteve kanë vërtetuar profesionalizmin e tyre të lartë. Stojan Jankullov – Stunxhi, i cili është në bateritë, është një nga muzikantët më të njohur të shkollës bullgare të perkusive. Njihet me idetë jo standarde muzikore për realizimin e të cilave shpesh aplikon teknika të reja. Ai ka një prani të fortë në muzikën xhaz, pop, rok dhe etno. Petër Millanovi është kitaristi i projektit dhe në disa pjesa i bie tamburit. Ai është pjesë e Orkestrës së Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Megjithëkëtë ai përfshihet në formacione, të cilët kërkojnë, si të thuash, “një lexim të ri” të traditave. Saksofonisti Vlladimir Kërparov është një muzikant i njohur xhaz. Nedjallko Nedjallkov është i bindur, se përveç mjeshtërisë prej ekzekutuesi me rëndësi është edhe miqësia midis kolegëve, e cila e bënë muzikën më emociononte.
“Në lidhje me përvjetorin e 140-të të Çlirimit të Bullgarisë kemi ndërmend të realizojmë tri koncerte – tregon muzikanti. – Më 1 mars, Ditën e Gjyshes Marta, kemi koncert në Sofje, më 2 mars do të na dëgjojë publiku në qytetin Pllovdiv, ndërsa më 3 mars jemi në qytetin tim të lindjes Haskovo. Për koncertet zgjodhëm këngë të bukura bullgare, tri prej të cilave në aranzhim të Vllaldimir Kërparovit. Publiku do të dëgjojë edhe shumë muzikë prej autori krijuar mbi bazë bullgare por me një nuancë ballkanike. Në disa prej veprave përfshimë edhe vegla pak të njohura muzikore. Dëshira jonë është që muzika të provokojë emocione pozitive dhe dashuri.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..