Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Glo Bal Kan Project ia kushton tri koncerte Festës Kombëtare të Bullgarisë

БНР Новини

Gjatë verës së vitit 2017 katër instrumentistë u mblodhën në një formacion me qëllimin e vetëm të prezantojnë lirisht konceptin e tyre për traditën muzikore botën tonë të globalizuar. Gërshetimin e tingëllimit etno ballkanik dhe botëror sugjeron edhe emri i projektit – një ide ambicioze, realizimi i së cilës kërkon cilësi jashtëzakonisht të larta prej instrumentisti dhe përvojë në gjinitë e ndryshme.




СнимкаNë thelbin e formimit të grupit Glo Bal Kan Project është fyelltari virtuoz Nedjallko Nedjallkov. Ai është solist në Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, pjesëmarrës në shumë formacione ndërkombëtare. Gjatë vitit 2011 ishte pjesë e projektit të ekzekutuesit dhe studiues të njohur të muzikës mesjetare Zhordi Savall, i cili fitoi “Grami” në kategorinë “Ansambli i vogël i vjetër”. Të gjithë muzikantët pjesëmarrës në Glo Bal Kan Project janë improvizues të shkëlqyeshëm, të cilët brenda viteve kanë vërtetuar profesionalizmin e tyre të lartë. Stojan Jankullov – Stunxhi, i cili është në bateritë, është një nga muzikantët më të njohur të shkollës bullgare të perkusive. Njihet me idetë jo standarde muzikore për realizimin e të cilave shpesh aplikon teknika të reja. Ai ka një prani të fortë në muzikën xhaz, pop, rok dhe etno. Petër Millanovi është kitaristi i projektit dhe në disa pjesa i bie tamburit. Ai është pjesë e Orkestrës së Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Megjithëkëtë ai përfshihet në formacione, të cilët kërkojnë, si të thuash, “një lexim të ri” të traditave. Saksofonisti Vlladimir Kërparov është një muzikant i njohur xhaz. Nedjallko Nedjallkov është i bindur, se përveç mjeshtërisë prej ekzekutuesi me rëndësi është edhe miqësia midis kolegëve, e cila e bënë muzikën më emociononte.

Në lidhje me përvjetorin e 140-të të Çlirimit të Bullgarisë kemi ndërmend të realizojmë tri koncerte – tregon muzikanti. – Më 1 mars, Ditën e Gjyshes Marta, kemi koncert në Sofje, më 2 mars do të na dëgjojë publiku në qytetin Pllovdiv, ndërsa më 3 mars jemi në qytetin tim të lindjes Haskovo. Për koncertet zgjodhëm këngë të bukura bullgare, tri prej të cilave në aranzhim të Vllaldimir Kërparovit. Publiku do të dëgjojë edhe shumë muzikë prej autori krijuar mbi bazë bullgare por me një nuancë ballkanike. Në disa prej veprave përfshimë edhe vegla pak të njohura muzikore. Dëshira jonë është që muzika të provokojë emocione pozitive dhe dashuri.



Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD